17 Feb LSI përfaqësohet në takimin e Grupit Europarlamentar të Partive Socialiste dhe Demokrate.
Posted at 22:51h
in Archived Articles
” LSI përfaqësohet në takimin e Grupit Europarlamentar të Partive Socialiste dhe Demokrate.
LSI përfaqësohet në takimin e Grupit Europarlamentar të Partive Socialiste dhe Demokrate.
Ralf Gjoni: Koha e ngërçeve dhe zvarritjeve të panevojshme ka ikur!
Lëvizja Socialiste për Integrim u përfaqësua nga Sekretari Ndërkombëtar Ralf Gjoni në takimin e Grupit Europarlamentar të Partive Socialiste dhe Demokrate që u zhvillua në Bukuresht me pjesëmarrjen e Eurodeputetëve të majtë të Parlamentit Evropian.
Në këtë kuadër Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni mori pjesë dhe mbajti një fjalë në Takimin e veçantë mes Grupeve Parlamentare të Ballkanit Perëndimor dhe Eurodeputetëve Social-Demokratë me fokus në zhvillimet e fundit politike në rajon si dhe në perspektivën e integrimit evropian të vendeve të rajonit.
Duke diskutuar mbi ecurinë politike të Shqipërisë Gjoni u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim si para ashtu edhe pas angazhimit në koalicionin qeverisës ka marrë vendime të rëndësishme për vendin duke dhënë shembullin e një force politike social-demokrate progresiste dhe pragmatike që kontribuon për stabilitetin politik dhe ekonomik jo vetëm të Shqipërisë por edhe të rajonit. Gjithashtu Gjoni vlerësoi progresin e bërë nga vendet e rajonit në drejtim të integrimit evropian duke vlerësuar marrjen së fundmi të statusit të vendit kandidat nga Serbia si dhe hapjen e negociatave me Malin e Zi gjatë kësaj jave. Gjoni theksoi se paqja dhe stabiliteti në rajon do të ishin afatgjatë vetëm përmes një perspektive konkrete anëtarësimi në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Duke u fokusuar më tej në zhvillimet e fundit politike në Shqipëri Ralf Gjoni u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet tërësisht e vendosur të luajë rolin e saj konstruktiv për krijimin e një klime sa më bashkëpunuese dhe pozitive mes forcave politike në vend me qëllim përmbylljen sa më shpejt të reformave të mbetura dhe marrjen e Opinionit pozitiv nga Komisioni Evropian këtë vjeshtë në lidhje me statusin e vendit kandidat. Në këtë kuadër ai theksoi se qytetarët shqiptarë meritojnë më tepër përgjegjshmëri dhe pjekuri nga e gjithë klasa politike shqiptare dhe nënvizoi se koha e ngërçeve dhe zvarritjeve të panevojshme tashmë ka ikur.
Gjatë qëndrimit të tij në Bukuresht Ralf Gjoni u takua me Presidentin e Grupit Europarlamentar Social-Demokrat Hannes Swoboda Zv. Presidentin e Grupit Libor Roucek Presidentin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) Sergei Stanishev si dhe me Eurodeputetët Tanja Fajon Kristian Vigenin Dimitrios Droutsas Viktor Bostinaru dhe Knut Fleckenstein. Gjatë të gjitha takimeve Sekretari Ndërkombëtar Ralf Gjoni shprehu mirënjohjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbështetjen e vazhdueshme që Grupi Social-Demokrat në Parlamentin Evropian i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në avancimin e axhendës evropiane të vendit.
0x323031322d30362d3239 Ralf_Gjoni_Grupi_Social_Demokrat_Bukuresht.jpg 18:29)”