16 Feb LSI ngushëllon familjet e viktimave te aksidentit tragjik
Posted at 03:29h
in Archived Articles
” LSI ngushëllon familjet e viktimave te aksidentit tragjik
Luan Rama: LSI pranë familjeve te viktimave.
Anëtarët e LSI te qarkut të Fierit dhurojnë gjak për të plagosurit.
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama
Jam këtu sot për të shprehur në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim ngushëllimet më thella për familjet e viktimave të aksidentit tragjik në aksin rrugor midis Ballshit dhe Tepelenës.
Gjithashtu dëshiroj të nënvizoj dhe të ofroj gjithë solidaritetin e nevojshëm njerëzor me familjet e viktimave me të gjitha ata që janë lënduar nga kjo ngjarje duke theksuar në këtë rast edhe një herë domosdoshmërinë dhe rëndësinë e veçantë që merr te të gjitha organet shtetërore zbatimi me rigorozitet i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe natyrisht moslejimi apo më saktë rreptësia në zbatimin e të gjitha kërkesave të tij.
Ndërkaq anëtarët veprimtarët e simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit në të tri rrethet që përbëjnë këtë qark pra në Ballsh Fier dhe Lushnjë kanë ofruar gatishmërinë për të kontribuar duke dhuruar gjak në ndihmë të gjithë të plagosurve në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë duke e konsideruar këtë jo vetëm një akt apo një gjest human por një veprim të domosdoshëm solidariteti dhe më shumë se kaq afërsie fizike dhe shpirtërore me të gjithë ata që janë lënduar.
Duke inkurajuar të gjitha institucionet shtetërore për të kryer sa më mirë detyrën për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të të gjithë atyre që janë të plagosur apo të lënduar edhe një herë theksoj dhe nënvizoj dhimbjen që ne ndiejmë për humbjen e jetëve të viktimave dhe jemi pranë familjeve të tyre pranë gjithë njerëzve të dashur dhe të afërmve të tyre në këtë moment të vështirë për të përballuar së bashku dhimbjen për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.
0x323031302d31312d3039 Luan Rama.jpg 17:58)”