LSI nënshkruan marrëveshjen për koalicionin e zgjedhjeve të 28 Qershorit

LSI nënshkruan marrëveshjen për koalicionin e zgjedhjeve të 28 Qershorit

LSI nënshkruan marrëveshjen për koalicionin e zgjedhjeve të 28 Qershorit me partinë “Toleranca e Re e Shqipërisë” që përfaqëson të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian

Meta: Do të garantojmë strehim punësim dhe arsim për komunitetin rom dhe atë egjiptian

Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi Marrëveshjen e  Bashkëpunimit për koalicion në zgjedhjet e 28 Qershorit me partinë “Toleranca e Re e Shqipërisë” që përfaqëson dhe mbron të drejtat e komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri.
Marrëveshja e nënshkruar nga lideri i LSI z.Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë “Toleranca e Re e Shqipërisë” z.Avdi Keçi synon respektimin e këtyre komuniteteve në vendin tonë. Në fjalën e tij pas nënshkrimit të Marrëveshjes Meta u shpreh se me këtë marrëveshje i jepet mundësia për herë të parë këtyre komuniteteve që të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Toleranca e Re z.Behar Sadiku  tha se vetëm LSI ka në programin e saj mbështetje sociale dhe integruese të komuniteteve me ngjyrë.

Deklaratë e Liderit të LSI z.Ilir Meta

Është kënaqësi për të qenë sot përpara jush me drejtuesit e Partisë Toleranca e re që mbron dhe përfaqëson të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian në vendin tonë pikërisht duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për koalicionin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Mendoj se është një hap i rëndësishëm në politikën shqiptare pasi një Shqipëri evropiane nuk mundet të jetë vërtetë e arrirë pa realizuar integrimin e pakicave në vendin tonë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Një Shqipëri evropiane nuk mund të ngrihet duke u bazuar mbi përjashtimin i cili për fat të keq është tepër prezent sot. Padyshim që strategjitë e bëra deri tani për integrimin e këtyre komuniteteve për zgjidhjen e problemeve të mëdha sociale që nga strehimi arsimimi dhe punësimi kanë mbetur në letër. Ndaj është Koha për Veprim për të integruar këto komunitete këta qytetarë të vendit tonë si të barabartë sepse vetëm përmes këtij procesi  emancipues dhe integrues ne do të arrijmë ato standarde evropiane të cilat janë tepër evidente. Për mosarritjen e këtyre standardeve përfshirë dhe integrimin e këtyre komuniteteve jemi kritikuar vazhdimisht dhe nga raportet vjetore të Komisionit Evropian dhe shumë organizma të tjera ndërkombëtare. Sot hedhim një hap tepër konstruktiv dhe pozitiv duke i dhënë mundësinë kësaj force të re politike që të marrë pjesë në zgjedhje që të marrë pjesë në një koalicion që do të garantojë të drejtat e këtyre komuniteteve në një koalicion i cili ka mendësi dhe vizion evropian për ta bërë konkrete dhe të prekshme Shqipërinë evropiane që mezi presim të gjithë dhe në mënyrë të veçantë të gjithë ata që jetojnë sot në vështirësi në varfëri dhe në braktisje.

Z. Meta ju sapo keni  nënshkruar një marrëveshje a ju shqetëson fakti se një pjesë e këtij komuniteti mbetet e pa regjistruar pavarësisht se Qeveria premtoi se do të siguronte regjistrimin për këto komunitete për të aplikuar për karta identiteti. A keni ju pas 28 Qershorit një program konkret për këtë komunitet?

Programi ynë  për t’i dhënë fund përjashtimit të komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri filloi pikërisht me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje pasi i jepet mundësia për herë të parë këtyre komuniteteve që të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë mënyrë jam i bindur se po krijohet mundësia për të qenë të përfaqësuar dhe në qeverisjen e ardhshme duke mbrojtur vetë në radhë të parë të drejtat e këtij komuniteti. Dhe programet tona janë shumë të qarta si për komunitetin rom si për komunitetin egjiptian dhe për pakicat e tjera në vendin tonë. Duhet të keni parasysh se angazhimi im nuk është thjeshtë elektoral për integrimin e këtyre komuniteteve. Strategjia për integrimin e komunitetit rom është hartuar nën kujdesin tim kur kam qenë Kryeministër. Për fat të keq kjo strategji nuk është zbatuar nga qeveritë që erdhën më pas dhe kjo është dhe një nga arsyet që po të shikoni raportet e Komisionit Europian Shqipëria kritikohet më së shumti. Ndaj me këtë hap të sotëm  ne fillojmë realisht një program serioz një program institucional për të realizuar të gjitha të drejtat që u takojnë këtyre komuniteteve si qytetar evropian të një vendi i cili synon të jetë evropian. Nuk mund të jetë Shqipëria vend europian duke vazhduar me përjashtim dhe diskriminim për qytetarët e saj.

Kjo do të thotë se në politikën tuaj do të ketë një regjistrim të këtij komunitetit?

Pa asnjë diskutim që një nga drejtimet kryesore të bashkëpunimit dhe me partinë Toleranca e Re do të jetë pikërisht angazhimi për të pajisur me karta identiteti këto komunitete që të realizohet e drejta e tyre për të votuar dhe për t’u zgjedhur.

Jemi vetëm pak ditë nga afati për të dorëzuar listat zgjedhore në KQZ do të prisni afatin apo do t’i dorëzoni më parë?

Ne do të respektojmë të gjitha afatet në kohën e  duhur.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Toleranca e re e Shqipërisë Behar Sadiku

Partia Toleranca e Re e Shqipërisë vjen si një forcë e re si një alternativë e domosdoshme në një moment historik ku i japim fund një herë e përgjithmonë diskriminimit racial. Qëllimi kryesor i kësaj partie të re është integrimi në të katër pushtetet të komunitetit tonë në pushtetin legjislativ të qeverisjes gjyqësor dhe atë të medias. Ne sot po bëjmë një akt civilizues duke lënë mënjanë atë tolerancë që prish status-quonë e  varfërisë të mjerimit dhe të poshtërimit duke fituar tolerancën e re drejt integrimit me dinjitet dhe pozicionimit në shoqërinë demokratike shqiptare. Këtë akt ne e mbështesim në koalicionin tonë me LSI për vetë faktin se programi i saj tregon qartë një mbështetje sociale dhe integruese të komuniteteve me ngjyrë që sot vuajnë me dhimbje jetën e përditshme du
ke patur probleme ekstra siç është strehimi punësimi dhe arsimimi. Duke qenë të gatshëm që ne të integrohemi ne mbështetëm sot dhe firmosëm koalicionin me LSI si një parti që nesër do të drejtojë vendin me programe të qarta për të gjithë shtetasit shqiptarë pa dallim feje bindje prejardhjeje.

 

0x323030392d30352d3037 Meta nenshkruan marreveshjen me partine e romeve dhe egjiptianeve.JPG 19:50)