14 Feb LSI nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
LSI nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve20 Meta: LSI ka insistuar gjithnjë për të drejtën e votës së emigrantëve aty ku ata punojnë dhe banojnë
Meta: Do të bëjmë gjithçka për të njohur të githa sigurimet shoqërore shëndetësore dhe të gjitha llojet e tjera të sigurimeve të vëllezërve e motrave tanë emigrantë
Meta: Do të favorizojmë investimet e emigrantëve në Shqipëri
—
Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi sot Marrëveshjen për Koalicion me Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve për zgjedhjet e 28 Qershorit. Këtë marrëveshje e firmosën lideri i LSI z.Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve z.Ymer Kurti. Tashmë koalicioni i LSI po zgjerohet duke përfshirë brenda saj parti që mbrojnë kauza të rëndësishme si mjedisi të drejtat e njeriut dhe të drejtat e emigrantëve. Lëvizja Socialiste për Integrim që në themelimin e saj ka insistuar në programin e vet për të drejtën e votës së emigrantëve në vendet ku ata jetojnë dhe banojnë.
Deklarata e Liderit të LSI-së Ilir Meta pas nënshkrimit të Marrëveshjes;
Sot firmosëm marrëveshjen me Kryetarin e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve z.Ymer Kurti për zgjedhjet e 28 Qershorit që do të thotë që ne do të bashkëpunojmë dhe do të jemi në një marrëveshje elektorale për këto zgjedhje. Të gjithë e dinë tashmë që Lëvizja Socialiste për Integrim ishte forca e parë politike e cila që në krijimin e saj katër vjet më parë solli në debatin politik çështjen e të drejtave të emigrantëve si një domosdoshmëri për realizimin e çështjeve që shoqëria jonë asnjëherë nuk mund të ndihet e qetë dhe nuk mund të ndihet asnjëherë e sigurt në rrugën e saj drejt integrimit europian pasi dihet se 1/3 e shqiptarëve sot janë jashtë.
Të drejtat e tyre nuk njihen plotësisht jo vetëm në vendet ku ata jetojnë por për fat të keq edhe nga shteti i tyre. Lëvizja Socialiste për Integrim që në themelimin e saj ka insistuar në programin e vet për të drejtën e votës së emigrantëve në vendet ku ata jetojnë dhe banojnë. Vetëm atëherë kur parlamenti i Shqipërisë do të njohë të drejtën e votës të shqiptarëve që jetojnë sot jashtë atje ku ata jetojnë padyshim që Shqipëria do të jetë më e bashkuar por natyrisht që ne do të nxjerrim nga zgjedhjet parlamentare dhe Qeveri që do të kujdesen me përkushtim dhe në mënyrë të pandërprerë për të drejtat e të gjithë shqiptarëve që sot jetojnë jashtë dhe që kanë kontributin kryesor për mbarvajtjen jo vetëm të ekonomisë shqiptare në tërësi por në veçanti për shumicën e familjeve tona anembanë vendit. Besoj që bashkëpunimi me Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve do t’i shërbejë akoma më tej afirmimit të të drejtave të emigrantëve shqiptarë do ti shërbejë përfaqësimit të tyre të drejtëpërdrejtë në Kuvendin e ri të Shqipërisë pasi besoj se zëri i shqiptarëve duhet të jetë një zë që duhet të dëgjohet drejtpërdrejt prej tyre nga Kuvendi i ri i Shqipërisë që do të dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit.
Gjithashtu ne do të bëjmë gjithçka për të njohur të githa sigurimet shoqërore shëndetësore dhe të gjitha llojet e tjera të sigurimeve të vëllezërve dhe motrave tanë emigrantë që janë jashtë. Dhe njëkohësisht që të favorizojmë investimet e tyre në vendin tonë pasi me njohuritë që ata kanë fituar në vendet europiane mund të kontribuojnë shumë për të përshpejtuar europianizimin e Shqipërisë dhe arritjen e standarteve europiane pikërisht këtu në atdheun e gjithë shqiptarëve.
Deklarata e Kryetarit të Partisë për të Drejtat e Emigrantëve z.Ymer Kurti
Unë përfitoj nga rasti të përshëndes Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-Kryeministrin z.Meta që pranoi kërkesën tonë për të nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit të 28 Qershorit sepse mijëra emigrantë që përbëjnë një të katërtën e popullsisë që punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit dhe që është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve shtetërore. Kështu dua të kujtoj që është mohuar e drejta kushtetuese e votës gjithashtu edhe Ministria e Punës megjithëse ka një drejtori për emigracionin nuk ka regjistër themeltar ku punojnë dhe ku jetojnë dhe nuk dihet saktësisht sa emigrantë janë jashtë shtetit. Probleme të tjera siç janë arsimimi i fëmijëve punësimi sigurimet shoqërore dhe shumë probleme të tjera. Problemet e emigrantëve janë të shumta edhe pse ata depozitojnë 1 miliardë euro në ditë për vendin tonë. Një problem tjetër është ai i patentave ku nuk është nënshkruar një marrëveshje nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Transporteve për unifikimin e patentave me BE. Probleme të tjera janë bashkimet familjare paisjet me dokumenta legalizimet. Një punë e pamjaftueshme e Ministrisë së Jashtme janë zyrat konsullore ku aplikojnë për dokumenta emigrantët dhe i zvarrisin me dokumenta taksat janë shumë të larta edhe mjaft probleme të tjera që unë besoj që nën kujdesin dhe nën përkrahjen e LSI-së dhe të ish-kryeministrit Meta që është i vetmi Kryeministër në atë kohë që ka kontribuar dhe janë miratuar disa ligje në përkrahje të emigratëve siç ishte shërbimi ushtarak paisja me pasaporta dhe shumë probleme të tjera. Unë besoj se do të vihen të gjitha këto probleme në rrugën e zgjidhjes dhe 1 milion emigrantë do të kenë përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ardhshëm. 0x323030392d30342d3239 LSI firmos me partine per mbrojtjen e emigranteve.JPG