13 Feb LSI në Velipojë: Objektivi ynë
” LSI në Velipojë: Objektivi ynë fitorja në zgjedhjet e ardhshme Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan një takim në Velipojë të Shkodrës me strukturat e LSI-së. Në këtë takim u konkludua se puna në këtë degë është koordinuar në mënyrën më të mrekullueshme dhe fitimi i zgjedhjeve të ardhshme është objektivi që duhet të ketë baza e LSI-së. Më shumë si një detyrë kjo është një qëllim parësor dhe idealist dhe fitorja e LSI-së do të jetë e sigurtë. Gjithashtu të gjithë pjesmarrësit u shprehën njëzëri se fitorja e LSI-së do të jetë e sigurtë në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë takim merrnin pjesë sekretari i LSI-së Petrit Vasili Sekretari i LSI-së së Shkodrës Sokol Haliti kryetari i degës Bardhok Ndreka dhe të tjerë aktivistë. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit z.Vasili u shpreh se “puna në këtë degë është duke u përmirësuar për të pasur një terren të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme. Më tej ai u shpreh se “vjedhja e votës më 3 Korrik ishtë një orgurzi për të gjithë Shqipërinë dhe integrimin e saj në strukturat Europiane sepse ajo datë ishte dita e fillimit të errësirës politike dhe elektrike për vendin tonë.” 0x323030352d31312d3133 AKTIVITETE 20:56)”