LSI në Shkodër në mbrojtje të mjedisit

LSI në Shkodër në mbrojtje të mjedisit

LSI në Shkodër në mbrojtje të mjedisit Kandidati për deputet i LSI në Shkodër Axhemi së bashku me të rinjtë e LRI lyejnë pemët në Shirokë
 
Axhemi: Në programin e LSI mbrojtja e mjedisit është prioritet. Të gjithë vendimet e rëndësishme të LSI do të jenë në përputhje me standartet e duhura për të mos dëmtuar mjedisin 
 

 
Në kuadër të prioritetit që ka Lëvizja Socialiste për Integrim për mbrojtjen e Mjedisit kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës Prof.Sokol Axhemi dhe përfaqësues të tjerë të LSI kanë zhvilluar një aktivitet në mbrojtje të mjedisit në zonën turistike në Shirokë në Shkodër. Axhemi dhe të rinjtë e LRI kanë lyer pemë dhe kanë pastruar ambjentin e qendrës në Shirokë.
Këtë nismë ata e kanë marrë duke pasur në konsideratë edhe fillimin e sezonit të plazhit.
Ky aksion në të cilin u lyen me dhjetëra pemë dhe u pastrua një pjesë e mirë e mjedisit është një mesazh për pushtetin lokal dhe atë qendror për të mbajtur pastër mjediset turistike të vendit tonë.
Axhemi theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim në programin e saj e ka prioritet mbrojtjen e mjedisit. Axhemi u shpreh se të gjithë vendimet e rëndësishme të LSI do të jenë në përputhje me standartet e duhura për të mos dëmtuar mjedisin. 
Të rinjtë e LSI shumë herë kanë ndërmarrë aksione pastruese për zona të ndotura të Tiranës. Dhe një aksion i tillë në Shirokë ishte i nevojshëm pasi  një plazh me një bukuri të tillë si Shiroka është e papranueshme të jetë i ndotur u shpreh Axhemi. Axhemi gjithashtu ka kundërshtuar edhe çdo projekt të mundshëm për ndërtimin e ndonjë centrali bërthamor në Shkodër pasi ndonjë vendim i tillë do të ishte shumë i dëmshëm për një qytet me bukuri përrallore siç është Shkodra. 0x323030392d30342d3330 21:50)