LSI në Konferencën e Ballkanit të Partisë së Socialisteve Evropianë në Budva

LSI në Konferencën e Ballkanit të Partisë së Socialisteve Evropianë në Budva

lsibudva23042013

U mbyll sot ne Budva, Konferenca e Ballkanit organizuar nga Partia e Socialisteve Evropiane nen moton “Qeverite dhe partite progresiste ne Ballkanin Perendimor – Premtim per shoqeri me te drejta dhe integrim evropian”. Konferenca u hap te henen ne Shkoder, ku u nenshkrua edhe marreveshja e bashkepunimit parazgjedhor mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. 

Ne diten e dyte te Konferences, LSI u perfaqesua nga Sekretari Nderkombetar Ralf Gjoni, i cili mori pjese edhe ne darken e punes se drejtuesve te partive social-demokrate te rajonit. 

Gjate ketij takimi, Ralf Gjoni pasi percolli pershendetjet e Kryetarit te LSI Ilir Meta, u shpreh se “ne kendveshtrimin e Levizjes Socialiste per Integrim, nuk mund te kete integrim evropian per vendet e Ballkanit pa integrim rajonal”. Ne kete kontekst, ai vuri ne dukje se “integrimi rajonal eshte shume i prekshem dhe rajoni duhet te marre shembull nga marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Malit te Zi, dy vende qe i kane eliminuar barrierat mes tyre dhe qe kane hapur rrugen e bashkepunimit prej vitesh”.  

Gjithashtu Gjoni ne emer te LSI shprehu mbeshtetjen per Marreveshjen e nenshkruar se fundmi mes Kosoves dhe Serbise si nje gur te rendesishem ne forcimin e urave te bashkepunimit jo vetem mes dy vendeve, por per te gjithe rajonin. 

Ralf Gjoni perfundoi duke theksuar se “procesi i integrimit evropian duhet te shkoje pertej retorikave dhe kerkesave teknike, per tu perqendruar ne projekte konkrete mbeshtetjeje nga BE dhe institucionet financiare nderkombetare, qe do te kene impakt te drejtperdrejte ne zhvillimin e vendeve te Ballkanit Perendimor, vecanerisht ne fusha si infrastruktura, turizmi dhe energjia. Per kete arsye nevojitet nje vizion i perbashket per te shembur barrierat dhe per te lidhur rruget e bashkepunimit mes vendeve tona ne rajon, duke e pare rajonin si nje treg te perbashket e te nderlidhur, i cili do ti sherbeje mireqenies te te gjithe qytetareve te Ballkanit”.

Konferenca u mbyll me pershendetjen e vecante te Kryeministrit te Malit te Zi  Milo Gjukanovic dhe me miratimin e nje deklarate te perbashket nga anetaret e PES, permes se ciles u riafirmua perspektiva e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian dhe u shpreh angazhimi i strukturave social-demokrate ne BE per avancimin e axhendes evropiane te te gjithe vendeve te rajonit. 

Gjithashtu permes deklarates se perbashket, Konferenca e PES mirepriti “marreveshjen e bashkepunimit qe u nenshrua ne diten e pare te punimeve ne Shkoder, nga Edi Rama, Kryetar i Partise Socialiste, dhe Ilir Meta, Kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim. Ky eshte nje hap i rendesishem drejt bashkimit te te majtes dhe drejt fitores ne zgjedhet parlamentare te 23 qershorit. Ne kemi bindjen se kjo marreveshje do ta coje Shqiperine drejt nje shoqerie me te drejte, me nje te ardhme prosperiteti dhe do te hape rrugen per nje udhe te sigurt drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian”.