LSI ndez motorët për fushatën elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Zhvillohet mbledhja e Kryesisë për ndarjen e punëve

LSI ndez motorët për fushatën elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Zhvillohet mbledhja e Kryesisë për ndarjen e punëve

” LSI ndez motorët për fushatën elektorale të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Zhvillohet mbledhja e Kryesisë për ndarjen e punëve Kryesia e LSI vendosi që t'i lërë Kryetarit të saj z.Meta 24 orë afat për mbylljen e marrëveshjes për ndarjen e zonave në kuadër të koalicionit të majtë opozitar

LSI i paraqiti gjithashtu sot zyrtarisht dhe për herë të fundit listën e 23 për qind të kandidatëve të saj në kuadër të kandidaturave të koalicionit të majtë dhe njëkohësisht do të mbështesë në 77 për qind të zonave kandidaturat e partive të tjera të koalicionit të majtë

—————————

Lëvizja Socialiste për Integrim ndez fuqishëm motorët për fushatën elektorale. Sot u zhvillua mbledhja e Kryesisë së LSI për fillimin urgjent të përgatitjeve për fushatën elektorale të zgjedhjeve për Pushtetin Vendor. Ashtu siç u shpreh edhe kryetari i LSI z.Ilir Meta "tashmë kemi hyrë në fushtatën elektorale ndaj që nga Kryesia e LSI-së e cila menjëherë kthehet në Shtabin Qendror të fushatës dhe gjithë kryesitë dhe Komitetet Drejtuese të LSI-së në të gjithë vendin që sot nisin fushtatën shpallin kandidatët dhe që sot hyjnë drejtpërdrejtë në betejën për të fituar jo thjesht votat por për të fituar dhe për të kthyer shpresën dhe besimin   në Shqipëri nëpërmjet votës së tyre". Fjalët e mësipërme të kreut të LSI janë të konfirmuara qartë edhe në sloganin e fushatës së LSI për zgjedhjet vendore "Sot Vendos Ti".

Gjithashtu Kryesia e LSI vendosi që t'i lërë Kryetarit të saj z.Meta 24 orë afat për mbylljen e marrëveshjes për ndarjen e zonave në kuadër të koalicionit të majtë opozitar. LSI i paraqiti gjithashtu sot zyrtarisht dhe për herë të fundit listën e 23 për qind të kandidatëve të saj në kuadër të kandidaturave të koalicionit të majtë dhe njëkohësisht do të mbështesë në 77 për qind të zonave kandidaturat e partive të tjera të koalicionit të majtë.

Deklarata e plotë e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta

Në këtë mbledhje Kryesie sot dua të falënderoj gjithë ju si drejtues të LSI falënderoj të gjithë strukturat tona anëtarët simpatizantët dhe elektoratin tonë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na kanë dhënë sidomos pas 3 Korrikut në luftën tonë të drejtë për një Reformë Zgjedhore që të garantojë zgjedhje të ndershme të barabarta dhe të lira. Kjo ka qenë arsyeja që avancimi i Reformës Zgjedhore ka qenë kryetema politike e LSI-së dhe sot një ditë pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë ne jemi krenarë se kemi arritur disa objektiva shumë të rëndësishme.

Në radhë të parë kemi ndërprerë mundësinë e manipulimeve për të dëmtuar barazinë e votës së lirë të shqiptarëve nëpërmjet certifikatave të 3 Korrikut.

Së dyti  kemi zgjeruar hapësirën dhe kemi garantuar transparencën në administrimin e procesit të votimit dhe të numërimit të votave. Jo vetëm LSI si forca e tretë politike e konfirmuar qartë në vend edhe në zgjedhjet e shëmtuara të 3 Korrikut por edhe si gjithë forcat e tjera parlamentare siç ka qënë objektivi ynë do të kemi në këto zgjedhje të drejtën për të pasur komisionerët e tyre në të gjithë nivelet e administrimit të votës së qytetarëve shqiptarë. Kjo është një garanci jo vetëm për ne si subjekt politik por është një garanci për të gjithë forcat e tjera dhe mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë. Njëkohësisht ne arritëm pas një këmbënguljeje të domosdoshme dhe të pashmangshme të fitonim atë që na u mohua dhe na u vodh padrejtësisht në seancën e shëmtuar të 28 korrikut anëtarin e KQZ-së. Nuk ka qenë zgjidhja jonë ndryshimi i Kushtetutës së Shqipërisë për këtë qëllim absolutisht që jo. Por pa asnjë diskutim që rifitimi i kësaj të drejte është një garanci jo vetëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim jo vetëm për opozitën por për të gjithë qytetarët shqiptarë që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ketë në çdo rast votim 9 me 0 sikurse ndodhi për proces-verbalet e fallsifikuara në 3 Korrik dhe për gjithë ankesat ku votimi ishte 7 me 0 sepse unë jam i bindur që përfaqësuesi që ne do paraqesim atje do të ketë integritetin e duhur për të vendosur në bazë së të vërtetës dhe të ligjit. Mendoj gjithashtu se kemi hyrë tashmë në fushtatën elektorale ndaj që nga kryesia e LSI-së e cila menjëherë kthehet në Shtabin Qëndror të fushatës dhe gjithë kryesitë dhe Komitetet Drejtuese të LSI-së në të gjithë vendin që sot nisin fushtatën që sot shpallin kandidatët që sot hyjnë drejtëpërdrejtë në betejën për të fituar jo thjesht votat por për të fituar dhe për të kthyer shpresën dhe besimin në Shqipëri nëpërmjet votës së tyre. Ndaj edhe sllogani ynë është "Sot Vendos Ti". Sepse sot vendos qytetari i Shqipërisë sot nuk vendoset me certifikatat e 3 Korrikut sot nuk vendosin më komisionerët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm të dy partive sikurse ka ndodhur në 3 Korrik apo herët e kaluara. Sot njëkohësisht është koha për të mundur kalorësin e errësirës dhe të mashtrimit z. Sali Berisha. Ndaj duke marrë pjesë si forcë e re politike për herë të parë në zgjedhje të përgjithshme vendore ne kemi mundësinë e shkëlqyer për të pasur grupet tona të këshilltarëve në të gjitha njësitë vendore në Republikën e Shqipërisë nga Konispoli dhe deri në komunën e Kelmendit. Kemi mundësinë që t'i kthejmë si një forcë aktive dinamike ballafaquese që kemi qenë dhe jemi me problemet dhe sfidat këshillat lokale nga bunker të mbyllur në parlamente lokale. Të tregojmë që ne jemi përfaqësuesit më të përkushtuar të komunitetit dhe jemi të vendosur për të afruar zgjidhje për hallet dhe problemet e tij. Me këtë rast dua të shpreh besimin tim në suksesin e padiskutueshëm të LSI-së dhe njëkohësisht të ftoj të gjithë anëtarët simpatizantët dhe përkrah
ësit tanë që të nisim punën me ritmin e fushatës sepse të gjithë kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer deri tani.

Këto 33 ditë janë një betejë e cila hapet sot e sigurtë për suksesin e LSI për suksesin e opozitës dhe për garantimin e një standarti të ri për zgjedhjet për çdo qytetar shqiptar. Jemi krenar si LSI për punën që kemi bërë për realizimin e Reformës Zgjedhore pavarsisht se kanë qenë të tjerët që e kanë penguar e kanë vështirësuar dhe kanë dëmtuar imazhin e vendit.

Njëkohësisht jemi të sigurtë që në 19 Shkurt pasi të festojmë suksesin tonë në 18 Shkurt do të nisim betejën tjetër për të zhdukur Dushkun njëherë e mirë nga sistemi ynë zgjedhor dhe politik. Kjo është e vetmja gjë që nuk e kemi arritur sepse nuk ka lidhje me këto zgjedhje dhe pas kësaj mund të jemi vërtet krenarë që në Shqipëri është vendosur njëherë e përfundimisht një standart europian i zgjedhjeve dhe i përfaqësimit politik të qytetarëve shqiptarë.     

0x323030372d30312d3134 AKTIVITETE 15:59)”