LSI: Mungesa e cilësisë së debateve publike dhe njëanshmeria e mbulesës mediatike cënojne ashpër cilësinë e zgjedhjeve dhe të drejten e informimit

LSI: Mungesa e cilësisë së debateve publike dhe njëanshmeria e mbulesës mediatike cënojne ashpër cilësinë e zgjedhjeve dhe të drejten e informimit

LSI: Mungesa e cilësisë së debateve publike dhe njëanshmeria e mbulesës mediatike cënojne ashpër cilësinë e zgjedhjeve dhe të drejten e informimit 12 Qershor 2009
Ralf Gjoni – Zëdhënës
Sot në 12 Qershor vetëm 18 ditë para zgjedhjeve parlamentare Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh shqetësimin e saj për mbarëvajtjen e procesit para-elektoral dhe për mbulesën e njëanshme mediatike që po i serviret qytetarëve shqiptarë gjatë kësaj fushate.
Së pari jemi të shqetësuar për varfërinë e debateve publike që po zhvillojnë dy forcat e tjera politike dhe për mungesën e permbajtjes programore. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ishte forca e parë që bëri publik planin e saj për veprim dy forcat e tjera vazhdojnë të luajnë me elektoratin shqiptar. Po vëmë re një tendencë gjithnjë e në rritje të tërheqjes së vëmendjes së elektoratit prej cështjeve kryesore të fushatës duke e përqendruar debatin në retorika boshe premtime pompoze elektorale apo duke hedhur akuza të panumërta mbi kartat e identitetit. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim e ka shprehur qartë qëndrimin e saj për paisjen me karta identiteti të të gjithë qytetarëve shqiptarë vecanërisht të atyre zgjedhësve që nuk kanë pashaportë ne u bëjmë thirrje subjekteve të tjera politike që të mos e keqpërdorin këtë cështje për të devijuar vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale që Shqipëria ka sot.
 Kemi kërkuar prej kohësh që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme e këtij problemi dhe kemi ftuar edhe dy drejtuesit e tjerë politikë të ulen në tavolinë për t’a zgjidhur këtë cështje sa më parë. Sot nuk kemi më kohë për deklarata të njëpasnjëshme nëpër media por për veprim të shpejtë për t’u siguruar të drejtën e votës të gjithë shqiptarëve. U bëjmë thirrje edhe një herë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të përqendrohen tek zgjidhja dhe jo tek akuzat e ndërsjellta mediatike që nuk shërbejnë për zgjidhjen e këtij problemi. Ne jemi gati të kontribuojmë për gjetjen e një kompromisi në shërbim të zgjedhësve dhe për të garantuar standarte bashkëkohore në 28 Qershor.
Marrim shkas gjithashtu nga raporti i fundit i Bordit të Monitorimit të Mediave për të shprehur shqetësimin tonë rreth mbulesës së njëanshme mediatike që po vërehet këto ditë nëpër mediat shqiptare. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë të informohen rreth pikave programore të të gjithë subjekteve politike ashtu sic është parashikuar edhe nga Neni 81 dhe Neni 84 i Kodit Zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh edhe një herë mbështetjen e saj për të siguruar e për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e medias dhe u bën thirrje dy partive të vjetra politike të distancohen nga presionet indirekte që ato ushtrojnë mbi edicionet informative. Shqiptarët kanë nevojë të informohen dhe jo të manipulohen. Vetëm kështu mund të sigurojmë një mbulesë të balancuar mediatike dhe sa më përfaqësuese për të realizuar një proces të denjë dhe sa më demokratik elektoral.
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka parashtruar këto shqetësime edhe para Bordit të Monitorimit të Mediave si dhe ka informuar edhe u ka kërkuar aktorëve kryesorë ndërkombëtarë në vend që të përdorin influencën e tyre për mbarëvajtjen e standarteve të zgjedhjeve.
Shqipëria një vend anëtar i NATOS  që synon të aderojë në Bashkimin Europian nuk mund të dështojë në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Qytetarët shqiptarë duhet të kenë të drejtën e votës të drejtën e informimit të balancuar politik dhe të drejtën e mbrojtjes së votës së tyre në 28 Qershor. 0x323030392d30362d3132 14:08)