LSI mitingje entuziaste në Gramsh dhe Belsh. Kryetari i LSI-së

LSI mitingje entuziaste në Gramsh dhe Belsh. Kryetari i LSI-së

” LSI mitingje entuziaste në Gramsh dhe Belsh. Kryetari i LSI-së Meta prezanton kandidatët e LSI për Bashkinë e Gramshit dhe të Belshit Meta: Zgjedhjet me standarte të vjetra dëmtojnë seriozisht jo vetëm integritetin e këtij procesi zgjedhor por edhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike

—————–
Meta: Ne nuk e akuzojmë sot Berishën pse në Shqipëri nuk ka energji sepse ne nuk kemi pasur ndonjë shpresë se Berisha do e zgjidhte këtë problem por ne e akuzojmë Berishën për mashtrime të pashembullta publike ndaj qytetarëve shqiptarë të cilëve i premtoi para disa muajsh se nuk do të kishte asnjë orë kufizimesh të energjisë elektrike

———————————–
Meta: LSI e hapi dhe e afroi të majtën drejt njerëzve. LSI u krijua për ta çliruar të majtën nga ndrydhja nga uzurpimi i njerëzve dhe filozofisë klienteliste dhe mentalitetit që i shërbente një klani dhe interesave të ngushta. Tani e majta është më pranë njerëzve dhe shqetësimeve të tyre ndaj dhe ka një frymëmarrje të re më të çlirët të elektoratit të majtë kudo në Shqipëri
————————————–

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mitingje mjaft entuziaste me qindra pjesëmarrës në Gramsh dhe në Belsh ku janë prezantuar kandidatët e LSI për bashkitë e Gramshit dhe të Belshit. Në këto mitingje merrte pjesë Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i shoqëruar nga anëtari e Kryesisë dhe deputeti Ndre Legisi dhe nga anëtari i Kryesisë Spartak Braho dhe anetaret e Komitetit Drejtues Kombetar te LSI dr.Gjovalin Bushi dr.Enver Roshi dhe dr. Bujar Klogjri.   

Mitingu në Gramsh

Në mitingun e mbajtur në qytetin e Gramshit kryetari i LSI-së z.Ilir Meta është pritur me mjaft brohoritje dhe siguri për fitoren në zgjedhjet e pritshme vendore. Kreu i LSI Meta dhe strukturat drejtuese të LSI-së në Gramsh paraqitën kandidatët e LSI për bashkinë e qytetit. Lista e kandidatëve të LSI përbëhet nga qytetarë me integritet moral dhe vlera profesionale të spikatura në fusha të ndryshme. Në këtë listë kishte mjaft kandidatura femra duke synuar që të respektohej balanca gjinore.
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet kryetari i LSI-së Ilir Meta u shpreh i bindur në rezultatin triumfues të LSI dhe gjithë opozitës në Bashkinë e Gramshit ashtu sikurse për fitoren në të gjithë Shqipërinë.
Duke folur për situatën e rënduar energjetike në vend Meta theksoi se “ne nuk e akuzojmë sot Berishën pse në Shqipëri nuk ka energji sepse ne nuk kemi pasur ndonjë shpresë se Berisha do e zgjidhë këtë problem pasi ai nuk është nga ata që ndërtojnë por është nga ata që prishin. Por ne e akuzojmë Berishën për mashtrime të pashembullta publike ndaj qytetarëve shqiptarë të cilëve i’u premtoi para disa muajsh se nuk do të kishte asnjë orë kufizimesh të energjisë elektrike në gjithë Shqipërinë”. Duke vazhduar më tej Meta tha se “e akuzojmë Berishën sepse po shpërdoron të ardhurat që mblidhen nga njerëz të ndershëm si Gramshi që  i paguajnë dritat 100 për qind dhe vuan pasojat dhe kufizimet që bën Berisha duke favorizuar për arsye politike rrethe të caktuara që nuk paguajnë as 20 për qind të energjisë elektrike. Pra ky është modeli i shtetit të së drejtës që organizon sot kryeministri Berisha tha Meta duke theksuar edhe faktin se “si mund ta zgjidhë Berisha problemin e energjisë elektrike kur ka larguar nga KESH-i më shumë se 3 mijë veta vetëm për arsye politike dhe ka punësuar militantë politik në këtë institucion”.
Më pas Meta u ndal në situatën politike dhe në bllokimin e realizimit të standarteve të zgjedhjeve të rregullta nga ana e mazhorancës. Meta tha se “e gjithë kjo situatë politike në vend është krijuar se z.Berisha nuk është i interesuar që të zgjidhë problemin e certifikatave dhe të listave se e gjithë shpresa e tij për manipulimin e procesit zgjedhor bazohet tek certifikatat që janë hedhur në treg në mënyrë të papërgjegjshme dhe të pakontrolluar. Prandaj ne si LSI kemi kërkuar përgjegjësi maksimale në vend për të evituar këtë situatë ku vendi rrezikon të shkojë drejt kaosit tha Meta duke evidentuar më tej faktin se “ne si LSI e kemi pasur shqetësim të thellë dhe të vazhdueshëm problemin e Reformës Zgjedhore prandaj kemi insistuar që në fillim që kjo gjë duhet bërë sa më shpejt që të bëhet e plotë dhe për këtë gjë kemi bërë edhe amendamentin tonë sipas gjithë rekomandimeve të OSBE-ODIHR”.
Dhe për këtë gjë ne jemi takuar me z.Berisha pa asnjë kompleks dhe jemi sulmuar nga PS-ja dhe PSD-ja dhe gjithë të tjerët. Pas takimit me ne Berisha deklaroi publikisht se do të garantonte mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke breë kartat e identitetit dhe listat e zgjedhësve. Ne nuk mund të tolerojmë tek disa çështje shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të garantuar integritetin e këtij procesi zgjedhor sikurse janë certifikatat dhe verifikimi i listave tha Meta. Më pas ai shtoi se “duhet të kemi parasysh Kushtetutën kur thotë që vota e çdo qytetari është e lirë dhe e barabartë por si mund të jetë e lirë vota kur një njeri i ndershëm shkon dhe hedh një vote ndërsa nga ana tjetër banditë të organizuar me mjete transporti dhe me certifikata me fotografi shkojnë dhe hedhin nga 20 vota”.

Mitingu në Belsh Shirgjan dhe Gjergjan

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta është pritur në mënyrë mjaft entuziaste edhe në Belsh. Në mitingun e mbajtur në Belsh Meta shoqërohej nga anëtarët e Kryesisë Legisi dhe Braho por edhe nga Kryetari i LSI për Elbasanin kirurgu Bujar Kllogjri.
Duke parë entuziasmin e qindra të pranishmëve gjatë prezantimit të kandidatëve të LSI për Bashkinë e Belshit Meta u shpreh se “sot ne kemi të drejtë të synojmë fitoren në Belsh”. Duke folur për vlerat që solli LSI në politikën shqiptare dhe veçanërisht në spektrin e majtë të saj Meta tha se “LSI e hapi dhe e afroi të majtën drejt njerëzve. LSI u krijua për ta çliruar të majtën nga ndrydhja nga uzurpimi i njerëzve dhe filozofisë klienteliste dhe mentalitetit që i shërbente një klani dhe interesave të ngushta. Tani e majta është më pranë njerëzve dhe shqetësimeve të tyre ndaj dhe ka një frymëmarrj
e të re më të çlirët të elektoratit të majtë kudo në Shqipëri. Tani LSI është garancia që atje ku janë të majtët do të jenë edhe njerëzit më të mirë kandidatët dhe drejtuesit e nesërm që do të mendojnë më shumë për qytetarët për zhvillimin dhe për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane. LSI është garancia tha Meta që e majta të mos deformohet më që e majta e re të mos mendojë më për veten por për njerëzit. Ndaj kandidatët tanë për bashki dhe komuna janë më të mirët theksoi kreu i LSI.
Ndërkaq Meta zhvilloi takime majft entuziaste edhe në komunat Shirgjan dhe Gjergjan ku bashkëbisedoi me anëtarë dhe simpatizantë të LSI me elektoratin e majtë për shumë probleme dhe shqetësime që kishin ata në jetën e përditshme. Meta i siguroi të pranishmit në këto takime se LSI dhe opozita do të ndërtojnë një model të ri të qeverisjes vendore me ekipet më të mira dhe më profesionale që garantojnë zhvillim dhe mirëqenie.  0x323030362d31322d3136 AKTIVITETE 15:33)”