14 Feb LSI miting madhështor në Pallatin e Sportit në Pogradec. Kryetari Ilir Meta prezanton kandidatët e LSI për Bashkinë e Pogradecit para 2500 pjesëmarrësve në sallë
” LSI miting madhështor në Pallatin e Sportit në Pogradec. Kryetari Ilir Meta prezanton kandidatët e LSI për Bashkinë e Pogradecit para 2500 pjesëmarrësve në sallë Meta: Ne nuk do të lejojmë më që të përsëritet 3 Korriku Megadushku dhe fyerja e dinjitetit të shqiptarëve dhe të votës së tyre dhe nuk do ta lejojmë Sali Berishën që të kthejë mbrapa këtë vend
———————————
Meta: Ne jemi të vendosur që në momentin e parë që të plotësohen standartet që të marrim pjesë në zgjedhje dhe ndaj po vazhdojmë fushatën në Pogradec dhe gjithë Shqipërinë
——————————
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një miting madhështor në qytetin e Pogradecit në Pallatin e Sportit të këtij qyteti. Në këtë takim me rreth 2500 pjesëmarrës merrte pjesë edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta i shoqëruar nga Nënkryetarja Filloreta Kodra. Kryetari i
LSI-së Meta së bashku me Nënkryetaren Kodra paraqitën përpara popullit të Pogradecit kandidatët e LSI për Bashkinë e Pogradecit. Lista e kandidatëve të LSI përbëhet nga qytetarë me integritet moral dhe vlera profesionale
të shquara në fushën e tyre. Ndërkaq në këtë listë ka edhe gra dhe vajza me qëllim ruajtjen e barazisë gjinore pasi LSI si forcë e re tregohet e kujdesshme në këtë drejtim.
Në fjalën e saj Nënkryetarja Filloreta Kodra renditi të gjitha mashtrimet e qeverisë Berisha duke filluar që nga kriza e energjisë elektrike dhe deri tek rritja e cmimeve të produkteve duke e bërë të pavlerë rritjen e pagave dhe pensioneve.
Ndërkaq në fjalën e tij kryetari i LSI-së Ilir Meta duke analizuar situatën politike në vend u shpreh se ne vijmë sot në Pogradec me mesazhin e fitores në të gjithë vendin vijmë me mesazhin e fitores ndaj atij që ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme ndaj atij që i mban shpresat vetëm tek certifikatat e falsifikueshme ndaj atij që hapi serinë e shkatërimit të zgjedhjeve në Shqipëri 10 vjet më parë pra ndaj Sali Berishës.
Por ne jemi të gatshëm dhe të vendosur tha Meta që të mos lejojmë më farsa elektorale ku mund të luhet me votën dhe me dinjitetin e cdo qytetari shqiptar sepse ne duam që të gjithë shqiptarët të votojnë në mënyrë të lirë të ndershme dhe të barabartë në mënyrë që vota e gjithsecilit të vlejë sepse ne duam që ti japim fund epokës së kontestimit të zgjedhjeve dhe kjo nuk mund të arrihet pa garantuar standarte të ndershme të zgjedhjeve vendore. Ndaj vazhdoi kreu i LSI-së i kërkojmë sot Sali Berishës në emërin tuaj dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm të cilët duan të votojnë në mënyrë të lirë të cilët duan që të mos luhet më me votën e tyre që të plotësojë standartet ndryshe do të jetë i detyruar të ikë nga ajo karrigë që qëndron me votat e minorancës shumë shpejt.
Ne i themi sot Sali Berishës mos ki frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse nuk mund të shpëtojnë ty certifikatat që janë turpi i zgjedhjeve në Shqipëri për 16 vjet me radhë. Ne jemi të vendosur që në momentin e parë që të plotësohen standartet që të marrim pjesë në zgjedhje dhe ndaj po vazhdojmë fushatën në Pogradec dhe gjithë Shqipërinë që t’i tregojmë të gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës se Sali Berisha është më në minorancë sec ka qënë ndonjëherë. Është në minorancë sepse i ka mashtruar shqiptarët është në minorancë sepse premtoj ndryshimin e madh dhe bëri mashtrime më të mëdha. Është në minorancë jo se nuk ka drita sot por sepse u premtoi dhe i mashtroi të gjithë shqiptarët duke i garantuar se nuk do të kishte asnjë minutë ndërprerje të energjisë elektrike. Është në minorancë jo vetëm se dështoi nga të gjitha premtimet ekonomike dhe ketë e di shumë mirë dhe e vuan sidomos biznesi i vogël e vuajnë cdo ditë qytetarët dhe kosumatorët shqiptarë që nga cmimi i rritjes së bukës dhe cmimeve të tjera. Meta tha se gjithashtu se Berisha është në minorancë sepse ai e pranoi botërisht se është një kontrabandist është një shkelës i rregullave dhe normave ndërkombëtare pranoi ndërkombëtarisht që ka ndihmuar Sllobodan Milosheviçin duke hapur rrugët e karburantit dhe të kontrabandës për ushtrinë e tij. Pra janë të gjitha këto arsyet që Sali Berisha ka frikë nga vota e lirë dhe e ndershme e shqiptarëve.
Duke vazhduar më tej Kryetari i LSI-së tha se “ne jemi një forcë politike e cila Reformën Zgjedhore e ka kërkuar që në Tetor të 2005 sepse e dinim historinë e lënies së reformës Zgjedhore në fund fare në mënyrë që të mos realizohej asnjëherë ashtu siç duhet. Ne jemi një forcë politike që jemi takuar me Sali Berishën në janar të këtij viti për t’i kërkuar standartet demokratike për zgjedhjet vendore por Sali Berisha të gjitha premtimet publike që ka bërë nuk i ka mbajtur por i ka shkelur. Ndërsa ne do të mbajmë premtimin tone që nuk do të lejojmë më që të përsëritet 3 Korriku Megadushku dhe fyerja e dinjitetit të shqiptarëve dhe të votës së tyre dhe nuk do ta lejojmë Sali Berishën që të kthejë mbrapa këtë vend theksoi Meta. Ai garantoi pjesëmarrësit në miting se “duke qenë se jemi në fushatën e zgjedhjeve vendore unë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka për ne pjesëmarrja e komunitetit në qeverisjen vendore sepse kjo sjell transparencë dhe një energji për zhvillimin e komunitetit”.
Meta mitingje entuziaste edhe në Cërravë dhe Dardhas
Ndërkaq sot pasdite Kryetari i LSI-së Meta dhe Nënkryetarja Kodra zhvilluan mitingje mjaft entuziaste me anëtarë dhe simpatizantë të LSI edhe në komunat e Cërravës dhe të Dardhasit. Qindra banorë morën pjesë në prezantimin e kandidatëve të LSI në këto komuna. Meta zhvilloi një bashkëbisedim me pjesëmarrësit mbi alternativat e LSI për zhvillimin rural si dhe deklaroi se LSI do e kthejë qeverisjen vendore tek banorët dhe komuniteti.
0x323030362d31322d3132 AKTIVITETE 15:29)”