LSI miting madhështor në Pallatin e Kulturës në Lezhë. Meta prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët e LSI në qarkun e Lezhës

LSI miting madhështor në Pallatin e Kulturës në Lezhë. Meta prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët e LSI në qarkun e Lezhës

” LSI miting madhështor në Pallatin e Kulturës në Lezhë. Meta prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët e LSI në qarkun e Lezhës Meta: Do të sjellim në pushtet një mazhorance të re progresiste dhe të majtë suksesin e së cilës do e garantojë LSI

Lideri i LSI-së z.Ilir Meta ka vijuar turin e takimeve me qytetarët shqiptarë për prezantimin e Planit Për Veprim dhe kandidatëve për deputetë edhe në qarkun e Lezhës. Në takimin e organizuar në Pallatin e Kulturës të qytetit të Lezhës kreu i LSI është pritur me entuziasëm nga qindra qytetarë lezhjanë. Në këtë takim Meta shoqërohej nga anëtari i Kryesisë dhe kryesuesi i listës së LSI për qarkun e Lezhës Dr.Gjovalin Bushi dhe kandidatët e tjerë për deputetë të kësaj force sikurse edhe nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tusha dhe anëtari i Kryesisë së LSI Ndre Legisi.  
Gjatë këtij takimi madhështor Meta siguroi të gjithë të pranishmit se 28 Qershori është dita që jo vetëm do te largojme nga pushteti Sali Berishën por 28 Qershori eshte nje dite shume e rendesishme sepse me voten e lezhjanëve të mirditorëve të kurbinasve dhe të gjithë shqiptarëve do të sjellim në pushtet një mazhorance të re progresiste dhe të majtë suksesin e së cilës do e garantojë LSI si forca më koherente dhe më e qartë për të zgjidhur problemet më të medha që ka vendi si forca e vetme që ka nje program të qartë për të nxjerrë gjithë qarkun e Lezhës nga kriza ekonomike si forca më e qartë që ka një program konkret për të punësuar 100 mijë shqiptarë.
Meta u shpreh se deri në vitin 2013 me Vitor Tushën Kryetar Bashkie dhe Ilir Metën Kryeministër asnjë lezhjan nuk do të mbesë pa punë. Ne do ta kthejmë Lezhën në një perlë të Adriatikut tonë që të konkurojë me dinjitet edhe perlat e Adriatikut në Itali.
Meta shtoi se dua t’ju siguroj të gjithëve se me 29 Qershor do të krijojmë mazhorancën e re parlamentare dhe unë do të insistoj se me të gjithë faktoret socialistë dhe progresistë për të krijuar këtë Qeveri qe të fusim Shqipërinë në BE me program dhe jo me fjalë.
0x323030392d30362d3131 Meta takon qytetaret lezhjane ne mitingun e madh ne Lezhe.jpg 9:11)”