LSI miting madhështor në Mallakastër. Mijëra përkrahës të LSI lajmërojnë fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj edhe në Mallakastër dhe në gjithë qarkun e Fierit

LSI miting madhështor në Mallakastër. Mijëra përkrahës të LSI lajmërojnë fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj edhe në Mallakastër dhe në gjithë qarkun e Fierit

LSI miting madhështor në Mallakastër. Mijëra përkrahës të LSI lajmërojnë fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj edhe në Mallakastër dhe në gjithë qarkun e Fierit

Meta: LSI dhe Ilir Meta kane nje projekt integrues per gjithe te majten dhe forcat progresiste dhe eshte ky proces qe do te ndihmoje te finalizoje integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian

LSI zhvilloi një miting madhështor në Mallakastër. Mijëra qytetarë mallakastriotë kanë mbushur plot dhe përplot sheshin kryesor të Ballshit duke garantuar liderin e LSI për fitoren e LSI që t’i japë mundësinë kësaj force dhe Ilir Metës për realizimin e Planit për Veprim që të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ku e ka futur Berisha për ta çuar drejt rrugës së zhvillimit dhe integrimit.
Mijëra pjesëmarrës në miting kanë shprehur besimin dhe sigurinë për fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj në qarkun e Fierit dhe në Mallakastër.
Gjatë këtij mitingu madhështor lideri i LSI Meta u shpreh se në 28 Qershor do të largojmë Qeverinë më të korruptuar që është kjo e Sali Berishës do të largojme Qeverinë që shtoi varfërine sepse Mallakastra dhe e gjithë Shqiperia e kanë një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur Sali Berisha per te nxjerre vendin nga varferia ku e ka zhytur Berisha që Shqipëria të ketë perspektivë që njerëzit të punësohen dhe të dalin nga varfëria dhe kjo është vetëm alternative e LSI.
Meta tha se me kemi një program të qartë se si do të garantojmë 100 mijë vende të qëndrueshme pune për 4 vitet që vijnë kemi një program të qartë se si do të garantojmë 6 mijë vende të reja pune vetëm në industrinë e naftës ku Mallakastra Ballshi Patosi dhe Fieri do të jenë përfituesit kryesorë të këtij projekti ndërsa Berisha me reformat e tij të dështuara largoi nga puna me qindra mallakastriotë në industrinë e naftës me kritere të sajuara vetëm për arsye politike.
Meta u shpreh se Mallakastra do të votojë për LSI dhe Ilir Metën sepse ne na bashkon patriotizmi dhe dashuria për Shqiperinë dhe nuk do të lejojmë kurrsesi që Shqipëria t’ju shitet fazlliçëve të Sali Berishës ndërsa mallakastriotët dhe shqiptarët të vazhdojnë të largohen nga vendi.
Dua t’ju falënderoj për përkrahjen që po na jepni sot dhe për votën tuaj tha kreu i LSI që jam i bindur se do te na jepni në 28 Qershor dhe ne së bashku do të nisim punën në agimin e 29 Qershorit për të krijuar një mazhorancë të gjerë të majtë dhe progresiste sepse LSI dhe Ilir Meta kanë një projekt integrues për të gjithë të majtën dhe forcat progresiste dhe është ky proces që do të ndihmojë të finalizojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian u shpreh Meta.

 

0x323030392d30362d3233 LSI miting madheshtor ne Mallakaster 2.jpg 14:19)