LSI miting madhështor në Fushë-Krujë. Mijëra banorë të Fushë-Krujës garantojnë liderin e LSI për një fitore të padiskutueshme

LSI miting madhështor në Fushë-Krujë. Mijëra banorë të Fushë-Krujës garantojnë liderin e LSI për një fitore të padiskutueshme

” LSI miting madhështor në Fushë-Krujë. Mijëra banorë të Fushë-Krujës garantojnë liderin e LSI për një fitore të padiskutueshme Meta: Të gjithë do të votojnë për të larguar qeverinë më të korruptuar që ka njohur Shqipëria dhe vetëm vota për LSI do të nxjerrë vendin nga kriza dhe do të fusë Krujën Fushë-Krujën dhe të gjithë shqiptarët në punë

LSI zhvilloi një miting madhështor në Fushë-Krujë. Mijëra banorë të Fushë-Krujës që kishin dalë të prisnin liderin e LSI z.Ilir Meta shprehën me brohoritje dhe entuziasëm mbështetjen e tyre për këtë forcë politike duke premtuar votën e tyre për LSI. Lideri i LSI ishte i shoqëruar nga kandidati për deputet i këtij qyteti Agim Xheka dhe kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI për qarkun e Durrësit Lefter Koka.
Lideri i LSI tha në këtë miting madhështor se populli i Fushë-Krujës me 28 Qershor do të dëbojë kryeministrin më të papërgjegjshëm Berisha i cili e ka futur vendin në krizë dhe po luan me varfërinë e popullit shqiptar. Të gjithë do të votojnë për të larguar qeverinë më të korruptuar që ka njohur Shqipëria – tha z. Meta – dhe vetëm vota për LSI do të nxjerrë vendin nga kriza dhe do të fusë Krujën Fushë-Krujën dhe të gjithë shqiptarët në punë.
“Qarku i Durrësit do të votojë për LSI edhe për arsyen se do të ndëshkojë me votën e lirë sistemin e listave të mbyllura që partitë e vjetra e bënë për të larguar deputetët nga qytetarët. Ndaj Meta u shpreh se duke votuar për LSI ju keni votuar që deputeti juaj i ardhëm Agim Xheka të përfaqësojë interesat tuaja në parlamentin e ardhshëm”.
Duke evidentuar Planin për Veprim që është përmbledhja e programit elektoral të LSI Meta garantoi se LSI ka një plan të qartë për punësimin e qëndrueshëm të 100 mijë shqiptarëve duke pasur si prioritet punësimin jetik ku do të garantohet punësimin për çdo pjesëtar të familjeve të varfëra. Gjithashtu Meta garantoi qytetarët e Fushë-Krujës dhe gjithë Shqipërisë për politikat sociale që do të ndjekë LSI siç janë ulja e kostos së jetesës dyfishimi i pensioneve brenda katër viteve si dhe rigjallërimi i industrisë agro-përpunuese nxjerrja e bujqësisë nga kriza dhe rritja e prodhimit vendas që të mos ndjehet më inferior kundrejt importeve të panevojshme.
Ndër të tjera kreu i LSI bëri thirrje të votojnë për alternativën më të mirë më përfaqësuese më europiane dhe më shqiptare siç është LSI dhe të mos votojnë për alternativën e mikut të Fazlliçit.
0x323030392d30362d3138 Meta duke takuar perkrahes te LSI ne Fushe-Kruje.JPG 15:59)”