LSI miting madhështor në Elbasan. Mijëra përkrahës të LSI shprehën garancinë në fitoren e kandidatëve të LSI në qarkun e Elbasanit

LSI miting madhështor në Elbasan. Mijëra përkrahës të LSI shprehën garancinë në fitoren e kandidatëve të LSI në qarkun e Elbasanit

LSI miting madhështor në Elbasan. Mijëra përkrahës të LSI shprehën garancinë në fitoren e kandidatëve të LSI në qarkun e Elbasanit

Meta: LSI është e vetmja parti në këto zgjedhje që vjen para të gjithë shqiptarëve me një Plan për Veprim për të zgjidhur në radhë të parë problemin e punësimit dhe me një plan të qartë për të ulur koston e jetesës

Miting madhështor i LSI në Elbasan. Mijëra qytetarë të këtij rrethi kanë mbushur plot dhe përplot sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit duke garantuar liderin e LSI për fitoren e LSI që t’i japë mundësinë kësaj force dhe Ilir Metës për realizimin e Planit për Veprim që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza për ta futur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.
Mijëra pjesëmarrës në miting kanë shprehur besimin dhe sigurinë për fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj në qarkun e Elbasanit.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të të pranishmëve në miting Meta u shpreh i bindur në fitoren e LSI në qytetin dhe në qarkun e e Elbasanit. LSI është e vetmja parti në këto zgjedhje që vjen para Elbasanit dhe gjithë shqiptarëve me një Plan për Veprim për të zgjidhur në radhë të parë problemin e punësimit dhe me një plan të qartë për të ulur koston e jetesës u shpreh Meta. Më pas Lideri i LSI tha se “ne do ta bëjmë Elbasanin një qytet model të punësimit për zhvillimin e biznesit fason dhe zhvillimin e turizmit kulturës pasi Elbasani ka qenë gjithnjë një nga qendrat më të fuqishme të kulturës dhe të arsimit tonë kombëtar. Më pas Meta theksoi se “të gjitha votat duhet të jenë për LSI të gjitha votat duhet të jenë për projektin e Ilir Metës për të integruar të majtët dhe të gjithë progresistët e Shqipërisë të gjitha votat për programin tonë për punësim. Jam i bindur se me 28 Qershor Elbasani do të jetë gati për të filluar një periudhë të re atë të daljes një herë e mirë nga varfëria atë të punësimit sjelljes dhe vendosjes së standarteve evropiane në Elbasan Librazhd Gramsh e Peqin. Meta iu kërkoi të gjithëve që të votojnë numrin 24 sepse vetë programi ambicioz i LSI kërkon punë 24 orë në 24 orë për ti hapur punë dhe perspektivë Elbasanit dhe gjithë shqiptarëve.

 

0x323030392d30362d3232 LSI mitingu ne Elbasan.jpg 16:50)