15 Feb LSI miting madhështor në Cërrik. Mijëra përkrahës të LSI japin mbështetje për liderin e LSI z.Ilir Meta dhe Planin për Veprim
LSI miting madhështor në Cërrik. Mijëra përkrahës të LSI japin mbështetje për liderin e LSI z.Ilir Meta dhe Planin për Veprim
Meta: Në 28 Qershor fituesja e zgjedhjeve është e majta sepse fituesja e vërtetë është LSI dhe ajo vendos shumicën e ardhshme parlamentare dhe qeverinë e ardhshme
—
Mijëra pëkrahës të LSI në Cërrik të mbledhur në sheshin kryesor të Cërrikut kanë pritur me entuziasëm Liderin e LSI z.Ilir Meta në një miting madhështor dhe shumë entuziast. Banorët e Cërrikut dhanë mbështetjen e tyre energjike për fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj. Në këtë miting kreu i LSI z.Meta shoqërohej nga kandidati kryesues i listës së qarkut të Elbasanit për LSI Dr.Bujar Kllogjri si dhe nga analisti i njohur Artur Zheji kandidat i LSI në Durrës.
Në fjalën e tij në këtë miting Meta u shpreh se “në 28 Qershor fituesja e zgjedhjeve është e majta sepse fituesja e vërtetë është Lëvizja Socialiste për Integrim sepse ajo vendos shumicën e ardhshme parlamentare dhe ajo do të vendosë Qeverinë e ardhshme.
Meta u shpreh se ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se pas 28 Qershorit do të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste dhe na vjen shumë keq për ata të cilët ende nuk prononcohen se me kë do të bëjnë koalicion mbas 28 qershorit. Megjithatë të jeni të sigurt se e majta dhe progresistët do të bashkohen me 29 qershor të gjithë për tu bashkuar në një Qeveri për të nxjerë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për të çuar në pension njëherë e përgjithmonë Sali Berishën për të larguar varfërinë dhe papunësinë nga Shqipëria.
Askush në këtë fushatë përveç LSI-së tha Meta nuk ka paraqitur një program për të nxjerrë vendin nga kriza nuk ka paraqitur një program për të nxjerrë bujqësinë nga kriza nuk ka paraqitur një program për të krijuar industrinë agro-përpunuese nuk ka paraqitur një program për të ulur importet dhe për të rritur prodhimin vendas. Ne jemi e vetmja forcë politike që sot kemi një program të qartë përpara shqiptarëve për t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe një program të qartë që garanton punësim të qëndrushëm për qytetarët e Cërrikut dhe për të gjithë shqiptarët për katër vitet që vijnë prandaj ne jemi alternativa e vërtetë që nxjerr shqiptarët nga varfëria dhe nga kriza.
Sali Berisha e ka futur vendin në krizë dhe unë bashkë me ju dhe të gjithë socialistët dhe progresistët do ta nxjerrim përsëri Shqipërinë nga kriza me voton tuaj në 28 Qershor që në agimin e 29 Qershorit.
0x323030392d30362d3137 Meta takon simpatizante ne Cerrik.JPG 18:52)