LSI miting madhështor me mijëra pjesëmarrës në sheshin kryesor të Shkodrës. Qytetarët shkodranë i japin mbështetjen entuziaste dhe energjike LSI

LSI miting madhështor me mijëra pjesëmarrës në sheshin kryesor të Shkodrës. Qytetarët shkodranë i japin mbështetjen entuziaste dhe energjike LSI

LSI miting madhështor me mijëra pjesëmarrës në sheshin kryesor të Shkodrës. Qytetarët shkodranë i japin mbështetjen entuziaste dhe energjike LSI Ilir Metës dhe Planit për Veprim

Meta: Në 29 Qershor mazhoranca e re që do të krijohet do të filloje zbatimin dhe realizimin e Planit për Veprim të LSI

Mijëra qytetarë shkodranë kanë pritur në një miting madhështor liderin e LSI z.Ilir Meta në sheshin kryesor të qytetit të Shkodrës. Qytetarët shkodranë i kanë dhënë mbështetjen e padiskutueshme kandidatëve të LSI në Shkodër të kryesuar nga Prof.Sokol Axhemi ish-kampioni i sportit dhe biznesmeni Sait Fishta si dhe sociologes së njohur Nora Malaj por edhe kandidaturave të tjera si dhe mbi të gjitha dhanë mbështetjen e tyre të pakursyer dhe energjike për liderin e LSI Ilir Meta dhe Planit per Veprim te LSI. Mijëra qytetarë të grupmoshave të ndryshme të reja dhe të rinj dhe të moshuar kanë pritur me brohorima dhe entuziasëm fjalën e liderit të LSI Meta si dhe të kandidatëve për deputetë të LSI në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij në mes të duartrokitjeve te mijëra të pranishmëve Meta u shpreh se Shkodra do të votojë LSI dhe Planin për Veprim që do të nxjerrë nga kriza Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë.

Meta u shppreh se është kënaqësi e veçantë që jam sot në këtë mbrëmje të mrekullueshme këtu në Shkodër këtu ne Shkodrën e traditave të jashtëzakonshme të kulturës dhe artit tonë këtu ne Shkodrën e rilindasve tanë në Shkodrën që ka kontribuar në demokracinë e vendit këtu në Shkodrën që unë e kam kaq shumë për zemër jo me fjalë por me vepra. Eshtë kënaqësi sepse entuziasmi i juaj tregon qartë se në 28 Qershor Shkodra do të votojë për alternativën e LSI sepse është alternativa më përfaqësuese për qytetarinë dhe traditat e shkodranëve sepse është një alternativë që vjen me një Plan të qartë për veprim për të nxjerrë Shkodrën nga kriza ekonomike për të nxjerrë familjet shkodrane nga varfëria. LSI tha Meta vjen me një program të qartë për punësimin dhe për zhvillimin e bujqësisë. Ne e dimë se çfarë  intelektualësh të mrekullueshëm ka patur Shkodra se çfarë institutesh kërkimore dhe shkencore ka patur dhe janë shkatërruar. Por me programin tonë me Planin tonë për Veprim do ta gjallërojmë bujqësinë sepse 600 milionë euro importon sot Shqipëria vetem ushqime. Plani ynë për Veprim do ta shpëtojë bujqësinë do të krijojë industrinë agropërpunuese dhe vetëm përmes këtij plani ne do ta shndërrojmë Shkodrën në një vend ku njerëzit jetojnë dhe punojnë të sigurt për të ardhmen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Ne jemi e vetmja force politike që kemi një plan të qartë për të shpëtuar biznesin fason nga kriza dhe për të hapur me dhjetëra vende pune. Sali Berisha premtoi 160 mijë vende pune por vetëm në dy muajt e fundit ai ka mbyllur 20 mijë vende pune. Shkodra do të votojë për LSI sepse Ilir Meta dhe LSI kanë një plan konkret për të zhvilluar Malësinë e Madhe për të forcuar marrëdhëniet me Malin e Zi ashtu sikurse kur isha Kryeministër pata marrëdhënie me Malin e Zi dhe hoqëm vizat ashtu sikurse me vendimin e Kryeministrit Meta ndërtuam pa asnjë lekë borxh superstradën Lezhë- Shkodër filloi rruga Velipojë- Shkodër rruga e Muriqanit si dhe u bë spitali i ri rajonal i Shkodrës. Prandaj Shkodra do të votojë për LSI sepse ne kemi një projekt shumë integrues dhe bashkëpunues kemi nje projekt që krijon mundësinë që me 29 Qershor mazhoranca e re e Shqipërisë do të fillojë zbatimin e Planit per Veprim. Ndaj votoni per LSI dhe kandidatët e saj të mrekullueshëm.

0x323030392d30362d3139 Mitingu i Shkodres.jpg 9:12)