15 Feb LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në sheshin kryesor të qytetit të Beratit
LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në sheshin kryesor të qytetit të Beratit
Meta fton sërish në debat Berishën. Meta: Berisha refuzon te dale ne debat televiziv me mua sikurse do bënte çdo Kryeminister demokrat ne çdo vend te botes
—
Miting madhështor i LSI në Berat. Mijëra qytetarë kanë mbushur plot dhe përplot sheshin kryesor të qytetit të Beratit duke garantuar liderin e LSI për fitoren e LSI që ti japë mundësinë kësaj force dhe Ilir Metës për realizimin e Planit për Veprim që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza për ta futur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.
Gjatë këtij takimi në mes të një entuziazmi të jashtëzakonshëm të mijëra qytetarëve Meta u shpreh se “jam shumë i lumtur që këtu në qytetin e jashtëzakonshëm të Beratit lajmërohet një fitore e jashtëzakonshme e LSI në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë. Lajmërohet padurimi i popullit të Beratit dhe të Shqipërisë për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë në 28 Qershor me Sali Berishën. Ne sot kemi këtu tha Meta të gjithë popullin e Beratit për t’i kthyer dinjitetin që i takon dhe për t’u ndarë nga varfëria dhe papunësia që e ka zhytur qeveria e Sali Berishës. Berati kërkon punë dhe programin e vetëm për punësimin e Beratit dhe Shqipërisë e ka LSI. Berati dhe e gjithë Shqipëria kërkojnë një plan për uljen e kostos së jetesës dhe këtë plan sot e ka vetëm LSI. Berati dhe Shqipëria kërkojnë mundësi për të shprehur aftësitë dhe talentet e qytetarëve të cilët ndihen të përjashtuar nga një qeverisje klanore nga një qeverisje e papërgjegjshme nga një qeverisje e dhunshme pra nga qeveria e Gërdecit nga qeveria e cila është e vetmja në botë që nuk pranon krizën ekonomike. Ne kemi një program për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Sali Berisha për një muaj refuzon të dalë në debat televiziv me Ilir Metën ashtu sikurse çdo Kryeministër demokrat në çdo vend të botës sepse Sali Berisha është i paaftë sepse Sali Berisha është gënjeshtar sepse Sali Berisha është e shkuara e Shqipërisë sepse Sali Berisha është një kryeministër mjek që shkatërroi mjekësinë e si askush tjetër më parë. Prandaj në 28 qershor ne do t’i themi jo një herë e përgjithmonë alternativës së mashtrimit do t’i themi jo alternativës së varfërisë. Në 28 qershor Berati voton LSI dhe Ilir Metën si alternativë më e sigurt për t’u ballafaquar dhe larguar Sali Berishën në 28 qershor por edhe si e vetmja alternativë sot në të majtë që ka një projekt të qartë integrues për gjithë socialistët dhe progresistët për të ndërtuar një qeveri të qëndrueshme me një program të qartë ekonomik dhe social që sjell standardet europiane në Berat dhe në Shqipëri. Berati do të votoj për LSI sepse LSI është forca politike që ka respektuar më shumë se kushdo tjetër popullin e Beratit. Të gjithë kandidatët tanë ndryshe nga ata të partive të tjera janë përfaqësues të komunitetit të Beratit të Kuçovës dhe të Skraparit. Ne nuk sjellim kandidat të importuar sepse Berati ka nxjerrë e do të nxjerri figura përfaqësuese. Ndaj LSI hyn në këto zgjedhje dhe mezi pret 28 qershorin sepse do të jetë një ditë e mbarë për Shqipërinë sepse do të jetë dita kur do të hedhim një hap të madh e të jashtëzakonshme për përparimin e vendit për integrimin e Shqipërisë dhe mirëqenies e Beratasve dhe gjithë shqiptarëve. Votoni për djemtë dhe vajzat tuaja më të mira votoni për LSI votoni për Ilir Metën sepse edhe unë do të jem deputet i Beratit në parlamentin e 28 qershorit. Sali Berisha si një mashtrues i rëndomtë që është premton se do të ndërtojë boshtin e jugut. Ju e dini shumë mirë se ka katër vjet në parlament që sa herë diskutohet buxheti dhe Sali Berisha premton që do të asfaltojë ato katër metra rrugë që kanë mbetur nga Berati deri në Çorovodë. Nuk janë asfaltuar akoma prej vitesh. Prandaj Berati që është këtu dhe e di shumë mirë që LSI dhe Ilir Meta do të ndërtojnë boshtin e jugut do lidhim Kuçovën dhe Beratin me Elbasanin do ta kthejmë Beratin në një qendër shumë të fuqishme që lidh Shqipërinë e jugut me Shqipërinë e mesme sepse ne do të investojmë gjithçka që Berati ti ruaje ti restauroje vlerat e tij kulturore dhe muzeale që nga Magalemi Gorica Kalaja e kështu me radhë sepse me historinë e Beratit krenohet i gjithë kombi.
Motra dhe vëllezër të Beratit sa më shumë shtohen radhët e LSI sa më shumë shqiptarët bashkohen me LSI aq më shumë tmerrohen ata që nuk e duan ngazëllimin e kësaj force të re që mbron dinjitetin e popullit shqiptar. Ndaj të tjerët kane frikën e 28 qershorit. Ata luten që të vijë koha por koha po ecën 28 qershori po vjen LSI do të fitojë Shqipëria do të hyjë në rrugën e duhur për zhvillimin e pandalshëm. Kompanitë e korruptuara të sondazheve të Sali Berishës dhe të tjerëve si ai në 28 qershor Berati dhe gjithë Shqipëria do të japin përgjigjen e merituar sepse tashmë sondazhi po del gjithnjë e më i qarte. LSI është forcë e parë në qarkun e Beratit LSI do të jetë forcë e parë në qarkun e Fierit LSI do të jetë forca kryesore që do të fitoje zgjedhjet e 28 qershorit dhe që do të drejtojë qeverinë e re socialiste dhe progresiste të 29 qershorit. Ne kemi numrin 24 sepse Berati dhe Shqipëria kanë shumë probleme dhe për t’i zgjidhur këto probleme dhe për të zbatuar “Planin për Veprim” që nxjerr Beratin dhe Shqipërinë nga kriza na duhet të punojmë 24 orë në 24 duke filluar që nga 29 qershori dhe ne do të punojmë pa u lodhur.
0x323030392d30362d3139 Meta ne Berat.jpg 13:55)