15 Feb LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në sheshin kryesor të Patosit
LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në sheshin kryesor të Patosit Meta premton statusin e naftëtarit dhe hapjen e 6 mijë vendeve të reja pune ne industrinë e naftës duke ruajtur dhe mjedisin
Meta: Një kryeministër mjek që nuk bërë asgjë për shëndetësinë për këta vite si mund të nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza
—
Lideri i LSI Ilir Meta zhvilloi një miting mjaft entuziast me mijëra përkrahës të LSI në sheshin kryesor të Patosit. I shoqëruar nga Nënkryetari dhe kandidati që udhëheq listën e kandidatëve të LSI në Fier Dritan Prifti si dhe nga kandidatët e tjerë të këtij qarku Meta u shpreh se kësaj përkrahjeje kaq të madhe të qytetarëve në të gjithë vendin LSI i përgjigjet me programin më të mirë dhe më konkret e gatshme për të qeverisur vendin pas 28 Qershorit. Duke folur para mijëra qytetarëve të Patosit Meta u shpreh se jam këtu në Patos për t’ju treguar ju dhe gjithë shqiptarëve se Lëvizja Socialiste për Integrim të gjithë progresistët dhe socialistët të bashkuar me LSI-në dhe me koalicionin tonë Aleanca Socialiste për Integrim qëndrojnë përballë Sali Berishës për ta mundur më 28 Qershor për ta larguar një herë e mirë nga politika dhe nga qeverisja këtë kryeministër që ka diskriminuar të gjithë shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve. Duke ju përgjigjur menjëherë demagogjisë së kryeministrit Berisha në programin elektoral që lexoi në Kuvendin e PD-së lideri i LSI theksoi se “është për të ardhur keq që Kryeministri jonë mjek që ka sëmurë gjithë Shqipërinë e ka kuptuar tani në fund të mandatit sesa i sëmurë është vetë sistemi i mjekësisë të cilën e kishte vendosur si çështjen kryesore për të zgjidhur gjatë katër viteve të ardhshme. Një turp i madh për një Kryeministër me profesion mjek. Eshtë për ta ardhur keq kur shikon gjendjen e spitaleve të vendit tonë dhe që ky kryeministër mjek nuk i ka parë fare nga afër ato. Ndaj akuza më e madhe që i bëhet sot këtij Kryeministri mjek në ikje që pati mundësinë për të drejtuar Shqipërinë për herë të dytë vjen pikërisht nga këta të moshuar që ndodhen dhe sot këtu që me pensionin që kanë nuk sigurojnë dot as ilaçet. Vetëm për një hipokrizi elektorale ky Kryeministër e shpall mjekësinë një prioritet sepse gjatë këtyre katë viteve nuk e kishte mendjen tëk mjekësia por kishte hall sesi të pasurohej me Gërdecin e tij që vrau 26 shqiptarë.
Gjatë këtyre katë viteve tha Meta Patosi vuajti rritjen e papunësisë. Shumë shqiptarë u pushuan nga puna dhe shumë probleme të tjera u shtuan për shkak të kësaj keqqeverisjeje. 11 mijë vende pune u mbyllën vetëm tre javë më parë nga biznesi më i madh punëdhënës në Shqipëri ai i fasonëve. Sepse Qeveria e Sali Berishës u tregua e shurdhët ndaj kërkesave të tyre për t’i ndihmuar dhe për t’i mbështetur. Ndaj nuk ka sesi të besohet një kryeministër i tillë që edhe këto vende pune është duke i mbyllur ndërsa premton se do të hapë me qindra mijëra vende pune të tjera për katër vite që vijnë.
Një kryeministër mjek që nuk bërë asgjë për shëndetësinë për këta vite si mund të nxjerrë ekonominë shqiptare nga kriza. Ky kryeministër që është më i papërgjegjshmi në të gjithë rajonin dhe në të gjithë kontinentin nuk pranon efektet e krizës globale në ekonominë shqiptare dhe në familjet shqiptare. Ndaj më 28 Qershor u shpreh lideri i LSI Patosi do të votojë LSI-në sepse LSI-ja është alternativa e punës është alternativa që do të nxjerrë industrinë tonë të prodhimit të naftës nga kjo gjendje e rëndë stanjacioni dhe krize sepse ne kemi një program të qartë për të shtuar 6 mijë vende të reja pune brenda katër viteve të ardhshme vetëm në industrinë e naftës. Duke prodhuar mbi një milionë ton në vit pasi kemi të gjitha resurset dhe mundësitë por korrupsioni i Sali Berishës dhe qeveritarëve ka bllokuar këto kompani për të bërë investime në këtë sektor. Në programin tonë tha Meta dhe në Planin tonë të Veprimit është miratimi nga Parlamenti i ri pas 28 Qershorit të Statusit të Naftëtarit. Ndaj ne do të bashkëpunojmë me sindikatat e naftëtarve në mënyrë që të miratojmë një status të naftëtarëve i cili i jep vendin e merituar dhe shpërblimin e merituar këtyre njerëzve të sakrificave të mëdha të cilët kanë punuar në një profesion tepër të vështirë dhe me pasoja për shëndetin e tyre. Ne do të hapim shkollë profesionale këtu në Patos në mënyrë që të rinjtë këtu të kenë mundësi të fitojnë profesionet për të dal menjëherë në tregun e punës. Gjithashtu ne kemi në projektin tonë bashkimin e Patosit me Fierin nëpërmjet një rruge me standarde evropiane. Patosi do të jetë një qëndër e zhvillimit për të gjithë qarkun e Fierit dhe ne jemi të sigurtë në fitoren që do të kemi jo vetëm në Patos por në të gjithë qarkun e Fierit dhe të gjithë Shqipërisë. 0x323030392d30352d3234 Meta duke folur para qytetareve te Patosit.JPG 12:50)