15 Feb LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në Pallatin e Sportit të Korçës. Meta garanton nga Korça se LSI ka një plan për të nxjerrë vendin nga kriza
LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në Pallatin e Sportit të Korçës. Meta garanton nga Korça se LSI ka një plan për të nxjerrë vendin nga kriza
Meta: Shqipëria ka nevojë për një lidership të ri për të shpëtuar bujqësinë shëndetësinë ekonominë dhe arsimin
—
Me mijëra qytetarë kanë pritur mes entuziazmit dhe thirrjeve për fitore liderin e LSI Ilir Meta si dhe kandidatët e LSI për qarkun e Korçës në një miting madhështor ne Pallatin e Sportit Tamara Nikolla në qytetin e Korçës. Me energji dhe besim në fitore qytetaret korçarë kanë mbeshtetur te gjithe kandidatet e LSI per qarkun e Korces të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili.
Duke marrë fjalën në mes të entuziasmit të mijëra të pranishmëve lideri i LSI theksoi se dy janë shtyllat kryesore të programit të LSI punësimi dhe dinjiteti i qytetarëve ndaj dhe besoj se ju do të votoni per programin tonë. Jam sot këtu tha Meta per t’ju uruar fitoren e kandidatëvë tanë të mrekullueshëm të Korçës Devollit Pogradecit etj.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se unë jam sot këtu jo vetëm se dhe më pak se një muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve por unë jam sot këtu sepse Shqipëria është në krizë sepse shqiptarët janë duke përjetuar një varfëri në rritjë dhë një kosto jetese të papërballueshme. Unë jam sot këtu sepse shqiptarët janë të papunë dhe të pashpresë dhe unë së bashku me ekipin e LSI kemi një plan konkret për t’ju ofruar punë të gjithë shqiptarëve dhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre nga këqqeverisja dhë varferia.
Lideri i LSI theksoi se “unë jam sot në Korçë për të ju thënë të gjithë fermerëve se Ilir Meta dhe Qeveria jonë nuk do të lejojë që prodhimet e tyre të kalben se Ilir Meta dhe se LSI kanë një Plan konkret për të shpëtuar bujqësinë e për ta kthyer në faktor të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit.
Ne kemi një plan të qartë për të hapur 100 mijë vende të qendrueshme pune në katër vitet e ardhshme tha Meta duke shtuar se ne kemi një program të qartë për të ofruar të paktën një vend pune për çdo familje të varfer ne qarkun e Korçës dhe në të gjithë Shqipërinë. Prandaj dy janë shtyllat e programit të LSI punësimi dhe dinjiteti i qytetarëve ndaj dhe besoj se ju do të votoni për programin tonë. Edhe Sali Berisha pas shpalljes së programit tonë për hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune bëri dy premtime të ndryshme pa u menduar fare dhe deklaroi se do të hapte 300 mijë vende pune dhe në Konventën e fundit të PD premtoi 160 mijë vende. Ju e dini se ai nuk është economist por ai mesa duket nuk është me as doktor. Ndaj LSI ka një plan konkret për të nxjerrë dhe shëndetësinë nga kriza.
Në fund të fjalës së tij Meta i kërkoi qytetarëve korçarë që të votojnë kundër të papërgjegjshmëve pasi Shqipëria në këto momente krize ekonomike ka nevojë për një lidership të ri për të shpëtuar bujqësinë shëndetësinë ekonominë dhe arsimin.
0x323030392d30352d3330 Meta miting i madh ne Korce 1.jpg 9:52)