LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në Gramsh. Meta garanton gramshiotët dhe të gjithë shqiptarët për fitoren e LSI në 28 Qershor

LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në Gramsh. Meta garanton gramshiotët dhe të gjithë shqiptarët për fitoren e LSI në 28 Qershor

” LSI miting madhështor me mijëra përkrahës në Gramsh. Meta garanton gramshiotët dhe të gjithë shqiptarët për fitoren e LSI në 28 Qershor Meta: Dikush më pyeti pse na ka rënë numri 24 i LSI në listën e partive për datën 28 Qershor…Sepse shqiptarët presin nga LSI dhe Ilir Meta të angazhohemi në 24 orë në 24 orë për të nxjerrë vendin nga kriza

Mijëra gramshiotë të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit të Gramshit kanë pritur me entuziasëm Liderin e LSI z.Ilir Meta në një miting madhështor dhe shumë entuziast. Gramshiotët dhanë mbështetjen e tyre energjike për fitoren e LSI dhe të kandidatëve të saj dhe veçanërisht të kandidatit të LSI në Gramsh Dr.Enver Roshi. Në këtë miting kreu i LSI z.Meta shoqërohej nga kandidati kryesues i listës së qarkut të Elbasanit për LSI Dr.Bujar Kllogjri si dhe nga analisti i njohur Artur Zheji kandidat i LSI në Durrës.
Në fjalën e tij në këtë miting Meta u shpreh se “jam shumë i lumtur sepse së bashku me ju mezi po presim 28 Qershorin ditën kur populli me votën e tyre do të sjellë fitoren e LSI
Në 28 Qershor u shpreh kreu i LSI fituesja e zgjedhjeve është e majta sepse fituesja e vërtetë është Lëvizja Socialiste për Integrim sepse ajo vendos shumicën e ardhshme parlamentare ajo vendos qeverinë e ardhshme. Të gjithë socialistët dhe progresistët në Gramsh dhe në të gjithë Shqipërinë e dinë shumë mirë se kush ja ka treguar ligjin Sali Berishës dhe e dinë shumë mirë se kush do ta largojë Sali Berishën në 28 Qershor dhe ky është Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Meta u shpreh se në e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se pas 28 Qershorit do të bëjë koalicion me Partinë Socialiste dhe na vjen shumë  keq për ata të cilët ende nuk prononcohen se me kë do të bëjnë koalicion mbas 28 qershorit. Megjithatë të jeni të sigurt se e majta dhe progresistët do të bashkohen me 29 qershor dhe unë do t’i ftoj të gjithë Ramën Nanon Gjinushin Milon dhe të gjithë për tu bashkuar në një Qeveri për të nxjerë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për të çuar në pension njëherë e përgjithmonë Sali Berishën për të larguar varfërinë dhe papunësinë nga Gramshi.
Askush në këtë fushatë përveç LSI-së tha Meta nuk ka paraqitur një program për të nxjerrë vendin nga kriza nuk ka paraqitur një program për të nxjerrë bujqësinë nga kriza nuk ka  paraqitur një program për të krijuar industrinë agro-përpunuese nuk ka paraqitur një program për të ulur importet dhe për të rritur prodhimin vendas. Ne jemi e vetmja forcë politike që sot kemi një program të qartë përpara shqiptarëve për t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe një program të qartë që garanton punësim të qëndrushëm për gramshiotët dhe për të gjithë shqiptarët për katër vitet që vijnë prandaj ne jemi alternativa e vërtetë që nxjerr shqiptarët nga varfëria dhe nga kriza.
Të nderuar qytetarë kur unë mora drejtimin e Qeverisë në moshën 30 vjeç Shqipëria kishte vetëm 6 km rrugë të re nga Tirana në Kashar në më pak se dy vjet qindra kilometra autostrada u bënë në të gjithë Shqipërinë nga Tirana në Lushnjë nga Rrogozhina në Qafë-Thanë që nga rruga e Llogarasë dhe e bregdetit e kudo anembanë Shqipërisë. Shqipëria ishte në krizë dhe unë e nxora nga kriza bashkë me socialistët dhe progresistët. Sali Berisha e ka futur vendin në krizë dhe unë bashkë me ju dhe të gjithë socialistët dhe progresistët do ta nxjerrim përsëri Shqipërinë nga kriza me voton tuaj në 28 Qershor që në agimin e 29 Qershorit.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “dikush më pyeti pse na ka rënë numri 24 i LSI në listën e partive për datën 28 Qershor. Unë po ju them sepse shqiptarët presin nga LSI dhe Ilir Meta nga ardhja në pushtet të angazhohemi 24 orë në 24 orë për të nxjerrë vendin nga kriza për t’ju ofruar shqiptarëve punësim për t’ju dhënë familjeve shqiptare mundësinë për të jetuar me dinjitet. Ndaj ne do të punojmë 24 orë në 24 orë sepse populli i Gramshit është një popull i dashur dhe ne do t’i krijojmë  mundësi që të punojë dhe të krijojë të ardhura të qëndrueshme për të garantuar një mirëqenie për familjet tuaja dhe për fëmijët tuaj.
0x323030392d30362d3135 Meta ne mitingun e Gramshit.JPG 12:49)”