13 Feb LSI merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë
” LSI merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Një delegacion i Lëvizjes Socialiste për Integrim i kryesuar nga Kryetari i z.Ilir Meta Sekretari i Ndërkombëtar i saj Edmond Haxhinasto dhe nga anëtari i Kryesisë së LSI-së Sokol Nako do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë i cili do të mbahet në Karlsruhe. Delegacioni i LSI është nisur dje drejt Gjermanisë për të marrrë pjesë në punimet e këtij Kongresi që është shumë i rëndësishëm pasi mbahet pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe të një koalicioni paszgjedhor.
Një ftesë e posaçme e ardhur në drejtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim konfirmon edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira të LSI-së me partitë e majta europiane. Gjatë qëndrimit dyditor në punimet e këtij Kongresi Kryetari i LSI-së z.Meta dhe delegacioni që e shoqëron pritet të kenë disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të së majtës. Kongresi i Partisë Social Demokrate Gjermane i cili mblidhet në qytetin “Karlsruhe” mbahet menjeherë pas zgjedhjeve të mbajtura në vend për të analizuar gjithë situatat para dhe pas zgjedhore.
0x323030352d31312d3133 21:9)”