LSI mbyll procesin e votimit në 3 njësi vendore në Kryeqytet

LSI mbyll procesin e votimit në 3 njësi vendore në Kryeqytet

LSI mbyll procesin e votimit në 3 njësi vendore në Kryeqytet

Lëvizja Socialiste për Integrimi zhvilloi sot zgjedhjet për kryetar të LSI-së në njësitë vendore të Kryeqytetit. Sipas parimit "një anëtar një votë" dhe me emra alternativë elektorati i LSI-së i është drejtuar sot kutive të votimit në Njësinë Bashkiake nr.1 nr.2 dhe në njësinë nr.3. Procesi i votimit filloi normalisht në orën 08:00 dhe vazhdoi deri në orën 18:00. Pas administrimit të kutive të votimit dhe procesverbalit të mbajtur kandidatët së bashku me përfaqësuesit e tyre dhe Komisioni Qendror i ngritur nga LSi-ja filloi menjëherë punën për procesin e numërimit të votave.
Numri i pjesëmarrjes në votim ishte 1353 anëtar ose 63.2 %. Pas procesit të numërimit të votave rezulton që në njësinë bashkiake nr.1 fitues është Edmond Panariti në njësinë bashkiake nr.2 Elez Gjoza dhe në njësinë bashkiake nr. 3 Muharrem Berisha.

Duke iu përgjigjur interesit të medias Kryetari i LSI-së për Kryeqytetin Shezai Rrokaj u shpreh se "ky proces është një nga garat më demokratike më transparente që zhvillohet brenda një force politike sikurse është kjo për drejtuesit dhe për kryetarët e njësive të LSI-së së Kryeqytetit. Jam i bindur që do të sjellë një standard të ri të demokracisë por dhe të komunikimit brenda partisë dhe me opinionin publik me anëtarësinë dhe me qytetarët.

z. Rrokaj shprehu bindjen se: "ky proces do ta ngrejë në një nivel akoma më të lartë Lëvizjen Socialiste për Integrim në kryeqytet dhe natyrisht në vijim të këtij procesi sot ne përgatitemi në mënyrën më të denjë dhe më serioze edhe për zgjedhjet e përgjithshme vendore që po trokasin".

Sipas kalendarit të vendosur nga Kryesia e LSI procesi i votimit do të vazhdojë në dt. 4 12.2010 në njësitë  486më datën 8 njësitë 78 9 dhe më datën 12 dhjetor njësitë 10 dhe 11.

0x323031302d31312d3238 22:26)