17 Feb LSI mbyll fushatën për Kreun. Anëtarësohen 400 te rinj ne Njësinë Bashkiake nr.5
LSI mbyll fushatën për Kreun. Anëtarësohen 400 te rinj ne Njësinë Bashkiake nr.5
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka mbyllur sot fushatën e dy kandidatëve z. Ilir META dhe z. Luan RAMA për kreun e LSI-së. Të dy kandidatët kanë shpalosur për herë të fundit sot platformën e tyre në kuadër të kësaj fushate para rinisë së Njësisë Bashkiake nr.5. Në këtë aktivitet Z. Meta dhe Z. Rama të shoqëruar nga Kryetari i LSI-së së Tiranës Prof.Dr.Shezai Rrokaj kanë shpërndarë kartat e anëtarësisë për 400 të rinj të cilët janë anëtarësuar vetëm javët e fundit në LSI.
Zgjedhje e LSI-së cilat do të zhvillohen nesër në 159 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë sipas parimit “Një anëtar një votë”.
Fjala e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në takimin me 400 anëtarët e rinj të LSI-së së Njësinë nr. 5
Të dashur anëtarë dhe anëtare më të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytet! Për mua është një kënaqësi e veçantë që marr pjesë në këtë takim për t’ju uruar juve mirëseardhjen tuaj në këtë LSI. Vetëm një ditë para votimeve për zgjedhjen e Kryetarit të LSI-së sipas parimit ‘një anëtar një votë’.
Por një përshëndetje të veçantë do t’ia drejtoja Teas e cila është këtu pjesëmarrëse me të gjithë ne dhe shpreh besimin tim të plotë se Lëvizja Socialiste për Integrim është forcë e së ardhmes dhe jo rastësisht shumica dërrmuese e votuesve të saj i takojnë gjeneratës më të re të Shqipërisë të atyre që duan të ecin më shpejt më shpejt drejt Europës të atyre që nuk arrijnë të kuptojnë dot se përse qenka kaq e vështirë nga partitë parlamentare dhe deputetët shqiptarë për të plotësuar dhe për të votuar dy projektligje të cilat janë të gatshme dhe sipas standardeve evropiane dhe një rregullore që gjithashtu është e tillë në mënyrë që të mos ketë më pengesa për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria sepse kjo është një kërkesë e të gjithë shqiptarëve e të gjithë atyre të cilët kanë apo nuk kanë një përkatësi të caktuar partiake.
Sot në Bruksel ka ndodhur diçka që unë personalisht nuk e kam menduar se do të ndodhte por edhe shumë të tjerë pavarësisht se dikur kam punuar shumë për të realizuar një takim midis liderit të PDK-së të Kosovës zotit Hashim Taçi dhe ish-kryeministrit të ndjerë të Serbisë Zoran Gjinxhiç takim që nuk ndodhi për arsye të vrasjes së këtij të fundit nga forcat e së shkuarës në Serbi. Por nuk e mendoja dot që do vinte një ditë që Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të takohej me kryeministrin e Serbisë i cili njëkohësisht është edhe pasues i atij lidershipi që udhëhoqi gjenocidin në Kosovë. Dhe kjo ndodhi sot me praninë dhe me bekimin e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian dhe kjo gjë e cila vërtet për arsye të historisë jo të largët por shumë të afërt dhe shumë të përgjakshme mund të konsiderohet si krejtësisht e pamundur ndodhi sepse drejtuesit pavarësisht nga e kaluara pavarësisht nga emocionet janë të tillë për të marrë përgjegjësi dhe janë të tillë për të marrë përgjegjësi në emër të atyre që përfaqësojnë dhe për të ardhmen e atyre që përfaqësojnë dhe përderisa Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç dhe të jeni të sigurt që për të dy ky takim ka qenë shumë i vështirë dhe do të akuzohen gjatë në vendet e tyre takohen për të ardhmen europiane të shqiptarëve të Kosovës dhe të serbëve atëherë pse qenka kaq e vështirë që në të votojmë ligjin për Gjykatën e Lartë që askush nuk ka asnjë vërejtje; që në të miratojmë ligjin për statusin e nëpunësit civil dhe pse qenka kaq e vështirë që ne të miratojmë dhe një rregullore në Parlament që garanton të drejtat e të gjitha palëve.
Është krejtësisht e papranueshme për qytetarët shqiptarë që kanë 22 vite eksperiencë në tranzicion dhe demokraci që të shohin një kokëfortësi dhe një egoizëm tepër cinik kur jo vetëm në këtë mënyrë pengohet zvarritet vonohet një aspiratë shumë e rëndësishme e të gjithë shqiptarëve për të anëtarësuar vendin sa më shpejt në Bashkimin Europian. Por njëkohësisht kur jemi në prag të 100-vjetorit të pavarësisë dhe të themelimit të shtetit tonë kur duhet treguar më shumë se asnjëherë tjetër përgjegjësi dhe pjekuri dhe aftësi për të mësuar nga gabimet e së kaluarës.
Aq më tepër kur këtë kokëfortësi nuk mund ta kuptojnë Tea dhe të gjithë vajzat dhe djemtë e rinj të Shqipërisë të cilët kërkojnë një të ardhme më të sigurt kushte më të mira për t’u arsimuar një perspektivë më të mirë për t’u punësuar dhe për të pasur një të ardhme europiane si gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Europë në vendin e tyre dhe jo si emigrantë apo fëmijë emigrantësh në vendet e tjera. Ndaj është momenti përsëri që të apelojmë si një Lëvizje Socialiste për Integrim ndaj gjithë forcave politike ndaj të gjithë aktorëve politikë që të mos bëhen pengesë ndaj kësaj aspirate kësaj ëndrre këtij detyrimi që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj të ardhmes evropiane. Le të marrim pak kurajë edhe nga Hashim Thaçi edhe nga Ivica Daçiç dhe në fund të fundit kur ata njëri shqiptar dhe tjetri serb e marrim këtë kurajë çfarë na pengon ne shqiptarëve në prag të 100-vjetorit për të treguar përgjegjshmëri maksimale ndaj vendit shtetit dhe ndaj kombit sepse Shqipëria rrezaton në të gjithë dhe te
k të gjithë shqiptarët dhe duhet të ndikojë gjithnjë për një frymëzim pozitiv drejt së ardhmes që Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku janë të jenë një faktor gjithnjë dhe më i fuqishëm i stabilitetit dhe i prosperitetit të rajonit tonë.
Aq më tepër në këto kohë të vështira financiare dhe ekonomike ku stabiliteti është edhe më i rëndësishëm sesa më parë për të mos cenuar më tej standardet ekonomike dhe sociale të familjeve shqiptare. Është akoma më e rëndësishme që debati tek të përqendrohet tek politikat e rritjes ekonomike tek politikat që e bëjnë këtë rritje më të qëndrueshme tek politikat që synojnë një rishpërndarje më të drejtë të kësaj rritjeje në favor të shtresave në vështirësi të një angazhimi për të luftuar dhe për të zhdukur varfërinë për shtresat shoqërore e sidomos për mbrojtjen e vendeve aktuale të punës dhe të rritjen dhe shtimin e vendeve të reja.
Këto janë çështje të cilat duhet të merret politika jonë këto janë çështjet me të cilat LSI do të merret edhe më shumë. Këto janë çështje të cilat ne do t’i shpalosim edhe në Konventën tonë Zgjedhore pas një jave që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit. Nesër është një ditë votimi. Detyrimisht konsiderohet “thyerje” e heshtjes elektorale po të bëj thirrje për të votuar njërin apo tjetrin kandidat. Ndaj unë u ftoj të gjithëve nesër që të votoni për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Votoni për ta ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët që të ecin më shpejt në rrugën e zhvillimit dhe në rrugën e integrimit. Rroftë Lëvizja Socialiste për Integrim! Rroftë LRI-ja dhe njëkohësisht rroftë Shqipëria europiane.
Fjala e kandidatit për kryetar të LSI-së Luan Rama në takimin me 400 anëtarët e rinj të LSI-së së Njësinë nr. 5
Mirëmbrëma të gjithëve. Mirë se keni ardhur dhe ardhshi të bardhë në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Urimi “ardhsh i bardhë” është urimi që një zemër shqiptari bën për këdo. Që i vjen me zemër dhe me shpirt. Që i bëhet krah për të ecur së bashku dhe për të fituar së bashku. Për të ecur së bashku më shpejt sepse vetëm kështu së bashku do të bëjmë të mundur që Lëvizja Socialiste për Integrim të jetë forca e parë e lëvizjes së integrimit real të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gati 22 vite më parë kur në Shqipëri lindte mes njëmijë hallesh dhe vështirësish pluralizmi politik nuk ishte e lehtë të zgjedhësh pasi politika që i kish perënduar ylli e kish kompromentuar shumë keq angazhimin politik të qytetarit. E theksoj këtë gjë dhe e sjell në vëmendje sot sepse kur unë dhe Ilir Meta u angazhuam në politikë politika dominohej nga balta nga gurët nga dhuna nga kërcënimi. Realiteti sot është krejt ndryshe dhe e ardhmja juaj në politikë është mesazhi më i mirë që qytetarët e këtij vendi duhet të angazhohen duhet të bashkëpunojnë duhet të jenë pjesë e politikës që politika të fitojë nga dimensioni qytetar por që qytetari ta bëjë politikën më njerëzore ta bëjë politikën më humane pasi humanizimi dhe solidariteti janë vlera e vërtetë që mbron dhe kultivon Lëvizja Socialiste për Integrim. Të dashur miq dhe anëtarë të së njëjtës parti. Ju keni ardhur në LSI keni bërë një zgjedhje keni zgjedhur më të mirën keni zgjedhur të ecni më shpejt keni zgjedhur që me të gjithë anëtarët e LSI-së të mbërrijmë më shpejt në horizontin europian të Shqipërisë të cilin ne e kemi konkurruar dhe e kemi bërë të prekshëm për shqiptarët. Pa Lëvizjen Socialiste për Integrim Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot.
Pa Lëvizjen Socialiste për Integrim shqiptarët sot nuk do të ishin qytetarë të lirë që mund të shkonin të lirë në çdo vend të hapësirës së zonës ‘Shengen’. Pa Lëvizjen Socialiste për Integrim shqiptarët sot nuk do të ishin pjesëtarë të një vendi që ka marrë ftesën për të qenë kandidat për Bashkimin Europian. Kjo është LSI-ja. LSI-ja që krijon realitete të prekshme por edhe LSI-ja që guxon të konturojë një horizont që të tjerët nuk e shohin. LSI-ja prandaj ka në logon e vet “Të ecim më shpejt”. “Të ecim më shpejt” do të thotë t’i bëjmë një krah njëri-tjetrit të jemi me njëri-tjetrin dhe të guxojmë për të fituar të guxojmë për të përballuar sfidat sepse LSI është parti e sfidave LSI është parti e fitoreve në sfida. Unë jam padyshim shumë i kënaqur dhe i lumtur. Jam i lumtur pasi sot mbyll një fushatë një fushatë që shpalosi në një dimension të ri vlera të mëdha që mbron LSI-ja.
Kjo fushatë kultivoi konkurrencën e evidentoi atë si vlerë