15 Feb LSI mbyll fushatën edhe në Qarkun e Dibrës. Mijëra qytetarë shprehin mbështetjen për LSI
LSI mbyll fushatën edhe në Qarkun e Dibrës. Mijëra qytetarë shprehin mbështetjen për LSI Ilir Metën dhe Planin për Veprim që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza
Meta: Pas 28 Qershorit do të miratojnë statusin e minatorit. Votoni LSI që jeta juaj të ndryshojë
—
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi mitingun e fundit për mbylljen e fushatës në qarkun e Dibrës. Pas mitingut madhështor në sheshin”Skënderbej” mitingu dhe takimet në qarkun e Dibrës ishin aktivitetet e fundit elektorale të LSI në këtë fushatë elektorale. Mijëra përkrahës të LSI kishin dalë të prisnin liderin e kësaj force z.Ilir Meta i cili premtoi se pas 28 Qershorit qeverisja e tij do të miratojë ligjin për statusin e minatorit pasi LSI ka qenë e vetmja që ka paraqitur në parlament një ligj të tillë por që u rrëzua nga Sali Berisha. Gjithashtu kreu i LSI premtoi se pas dy ditësh Bulqizës gjithë qarkut të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë do t’i kthehet shpresa punësimi dhe mirëqenia. Jo rastësisht takimi i fundit i LSI u bë në Bulqizë pasi kreu i LSI bëri premtimin se vizitën e parë të tij si Kryeministër do ta realizojë pikërisht në këtë qytet. Në këtë miting lideri i LSI ishte i shoqëruar dhe nga kandidatët e LSI për deputetë për qarkun e Dibrës. Kandidatja kryesuese bija e Dibrës znj.Monika Kryemadhi pasi shprehu mbështetjen e saj dhe të LSI për të zgjidhur problemet e qarkut të Dibrës i bëri thirrje qytetarëve të mos lejojnë njeri t’i kërcënojë për votën e tyre. Ajo ftoi të gjithë të votojnë për numrin 24 sepse LSI është e vetmja forcë që do të sigurojë statusin e minatorit do të sigurojë punësimin dhe zhvillimin e dibranëve bulqizakëve dhe gjithë shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në mes të një entuziasmi të mijëra të pranishmëve lideri i LSI u shpreh se fatkeqësisht ky qytet i këtyre njerëzve të mrekullueshëm është bërë në vitet e fundit simbol i mungesës së shpresës. Jam i bindur se me Planin tonë për Veprim Bulqiza do të jetë pas 28 Qershorit një qytet dhe një vend ku mungesa e shpresës do t’i përkasë të kaluarës ku punësimi do të jetë një projekt i realizuar më se miri ku statusi i minatorit do të jetë një ligj që do të funksionojë. Shumë ju kanë ardhur juve gjatë fushatës për të qarë hallin për minatorët por LSI para një viti ishte e vetmja parti parlamentare që paraqiti në parlament ligjin për statusin e minatorit ndërsa partia e Sali Berishës e rrëzoi ndërsa ata të tjerët munguan në sallë. Ndërsa në fushatë vijnë që t’ju gënjejnë që t’iu marrin votat që t’iu japin ndihmën ekonomike të tre muajve sot para zgjedhjeve me qëllim që t’iu vjedhin 4 vjet rresht siç kanë bërë edhe në vitet e fundit. LSI ka një plan veprimi për gjithë Shqipërinë ka një Plan Veprimi edhe për Bulqizën ka një Plan Veprimi i cili do të zhvillojë më tej gjeologjinë e cila është lënë pas dore nga qeverisja aktuale. Plani ynë do të zhvillojë bujqësinë blegtorinë dhe agro-përpunimin i cili do të krijojë mundësinë që pensionistet dhe pensionistët e Bulqizës në saj të ligjit që ne kemi të përfitojnë të gjithë shërbimet jetike që mungojnë sot ashtu edhe për të gjithë pensionistët e tjerë në Shqipërisë. Zëri im nuk është siç duhet se dje në Tiranë ishin 50 mijë shqiptarë në sheshin “Skënderbej” të cilët brohoritën fitoren e LSI të gjithë tani e kanë të qartë se LSI është fituesja e zgjedhjeve të ardhshme. E gjithë bota po e thotë që nga gazeta më e madhe në botë Neë York Times që LSI dhe Ilir Meta vendosin qeverinë e ardhshme në Shqipëri. Votoni për nr. 24 dhe ne do të punojmë 24 orë në 24 për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja. Dua t’iu premtoj se jo rastësisht takimin e fundit e lamë për në Bulqizë sepse vizitën e parë si Kryeministër do ta bëj këtu në Bulqizë pas 28 Qershorit. Bulqiza do të jetë një simbol i shpresës i jetës i zhvillimit dhe i integrimit. Ne ashtu sikurse kemi premtuar edhe në këtë Plan Veprimi do ta realizojnë dhe do ta përfundojmë edhe rrugën e Arbrit që i jep një zhvillim të jashtëzakonshëm gjithë kësaj zone. Rroftë populli i mrekullueshëm i Bulqizës votoni nr 24 dhe jeta juaj do të ndryshojë.
0x323030392d30362d3236 Meta duke takuar banore te Bulqizes.JPG 19:26)