17 Feb LSI Mbledh Komitetit Organizator në kuadër të përgatitjes për zgjedhjen e Kryetarit.
Posted at 22:55h
in Archived Articles
LSI Mbledh Komitetit Organizator në kuadër të përgatitjes për zgjedhjen e Kryetarit.
LSI Mbledh Komitetit Organizator në kuadër të përgatitjes për zgjedhjen e Kryetarit.
Është zhvilluar ditën e sotme mbledhje e ish Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila është shndërruar në Komitetit Organizator të LSI-së për organizimin e zgjedhjeve për kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore. Zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbahen më 20 tetor ku e gjithë anëtarësia e kësaj force politike do të votojë sipas parimit “Një anëtar një votë”. Ndërkohë që Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbahet më 27 tetor ku delegatët e ardhur nga i gjithë vendi do të zgjidhin të gjitha forumet e reja drejtuese të kësaj force politike.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Organizator të LSI-së kryetari i këtij komitetit Petrit Vasili bëri me dijë që Janë përmbyllur dy momente të rëndësishme momenti i përcaktimit të gjithë strukturës së përfaqësimit të të deleguarve në Konventën Kombëtare ku LRI dhe LGI do të kenë përkatësisht nga 30% dhe do të marrin pjesë të gjithë të zgjedhurit që janë në Parlamentin e Shqipërisë dhe deri tek këshilltarët e komunave dhe të bashkive apo kryetarët e komunave dhe të bashkive. Gjithashtu sipas z. Vasili është përmbyllur procesi i pranimit dhe administrimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta dhe z. Luan Rama. Më pas fjalën në mbledhjen e Komitetit Organizator e morën të dy kandidat për kryetar z. Meta dhe z. Rama të cilët shpalosën filozofinë dhe shtyllat mbi të cilat do të bazohet fushata e tyre e cila nisi që ditën e sotme.
Z. Meta u shpreh se është e rëndësishme që LSI të përfitojë nga ky debat politika shqiptare të përfitojë nga ky debat dhe të gjithë të kemi mundësi të përmirësohemi me tej. “Kjo ka qenë një nga motot e mia personale në politikë për tu përmirësuar çdo ditë dhe sido që të vejë kjo fushatë unë jam i bindur që do të ndjehem i përmirësuar pas 27 tetorit” tha z. Meta. Nga ana e tij z. Luan Rama deklaroi se është e rëndësishme që LSI-ja nga kjo garë të fitojë shumë më tepër nga çka fituar deri më sot dhe të jetë modeli se si një forcë politike di të shfaqet me dinjitet me seriozitet dhe me integritet përballë vetvetes edhe përballë opinionit publik shqiptar.
Fjala e kryetarit të Komitetit Organizator të LSI-së Petrit Vasili
Zhvillojmë këtë mbledhje të Komitetit Organizator të Lëvizjes Socialiste për Integrim komitet i ngritur me dy detyra tepër të rëndësishme: organizimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe të Konventës Kombëtare të LSI-së e cila do të caktojë edhe forumet drejtuese më të rëndësishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim që nga 27 tetori e më tej. Kam kënaqësinë që të informoj edhe opinionin publik që Komiteti Organizator do të ndjekë të gjitha detyrat e përcaktuara nga Kryesia e mëparshme e partisë e cila u transformua në një Komitetit Organizator.
Janë përmbyllur dy momente të rëndësishme momenti i përcaktimit të gjithë strukturës së përfaqësimit të të deleguarve në Konventën Kombëtare dhe siç e kemi bërë publike edhe më parë për shkak të referimit sistematik që ne i kemi bërë opinionit publik numri i tyre është 1508 dhe njëkohësisht kemi bërë të ditur që një nga kriteret shumë të rëndësishme të përfaqësimit të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim në masën përkatësisht nga 30%. Ky ka qenë një kriter i cili është miratuar nga Komiteti Organizator dhe është kriter pune për të gjithë të deleguarit dhe drejtuesit tanë në qarqet dhe në rrethet në të cilat do të zhvillohet i gjithë ky proces. Gjithashtu në këtë forum të deleguarish në kemi përfshirë për herë të parë pa zgjedhje por në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë të zgjedhurit tanë që janë në Parlamentin e Shqipërisë dhe deri tek këshilltarët e komunave dhe të bashkive apo kryetarët e komunave dhe të bashkive.
Pra kemi implementuar dy tre kritere për herë të parë jo vetëm në LSI por edhe në politikën shqiptare duke integruar më mirë të gjitha vlerat në LSI. Gjithashtu një moment shumë i rëndësishëm në këtë proces ka qenë përmbyllja e procesit të pranimit dhe administrimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim proces i cili u zhvillua ashtu sikurse edhe procesi i përzgjedhjes së delegatëve në përputhje të plotë me statutin dhe normat organizative të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të arritur në fund të këtij procesi i cili u përmbyll dje më datën 20 shtator ashtu sikurse ishte vendosur dhe nga Komiteti Organizator. Kandidatët pjesëmarrës për të konkurruar për postin e lartë të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë z. Ilir Meta dhe z. Luan Rama.
Sipas edhe normave që do të rregullojnë këtë proces që nga sot fushata e kandidimit deklarohet e hapur dhe ky proces njohja me alternativat njohja me idetë me risitë me programet është tashmë tërësisht e hapur dhe në dispozicion të gjithë këtij procesi është e gjithë anëtarësia e partisë dhe jo vetëm. Njëkohësisht edhe të gjitha strukturat tona organizative janë në funksion të organizimit të një procesi intensiv të shë
;ndetshëm i cili në radhë të parë dhe mbi të gjitha do të pasurojë mendimin politik të LSI-së njëkohësisht do të gjallërojë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe mendimin politik në tërësi të jetës politike në vend. Duke mos dashur të vazhdoj më tej me këtë pjesë të parë të informimit do të doja t’i jepja fjalën z. Ilir Meta dhe z. Luan Rama të bënin konsideratat e tyre për këtë fillim të procesit të kandidimit të tyre për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fjala për z. Meta.
;ndetshëm i cili në radhë të parë dhe mbi të gjitha do të pasurojë mendimin politik të LSI-së njëkohësisht do të gjallërojë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe mendimin politik në tërësi të jetës politike në vend. Duke mos dashur të vazhdoj më tej me këtë pjesë të parë të informimit do të doja t’i jepja fjalën z. Ilir Meta dhe z. Luan Rama të bënin konsideratat e tyre për këtë fillim të procesit të kandidimit të tyre për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fjala për z. Meta.
Fjala e kandidatit për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta
Më në fund ne po shkojmë drejt këtij momenti të rëndësishëm për të gjithë Lëvizjen Socialiste për Integrim atë të zgjedhjes së plotë dhe të tërësishme të të gjithë forumeve të saj zgjedhjes të cilat ishin lënë për në fund të muajit të shtator por që koiçidoi edhe me datat e Kongresit të Partisë Socialiste Europian gjë që detyroi edhe vendimin për ta zhvilluar në datat 27 dhe 28 tetor Konventën e LSI-së. Në këtë drejtim mendoj se po shkojmë drejt një procesi për të cilin jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka për LSI-në por jo vetëm për LSI-në dhe ridimensionimin e saj të mëtejshëm por edhe për të gjithë politikën shqiptare ku LSI që prej themelimit të saj luan një rol të rëndësishëm ndikues përcaktues në dobi të stabilitetit të vendit në dobi të proceseve integruese në dobi të reformave që duhet të ishin përmbushur me kohë apo që duhet të vijojnë me intensitet rruga europiane e vendit të vijë duke u përforcuar. Jemi në një moment kur dihet që Bashkimi Europian ka sfidat e tij komiteti ndërkombëtar ka sfida të pazakonshme dhe kur natyrisht mënyra më e mirë për të realizuar ambiciet tona dhe të vendit tona është përshpejtimi i reformave dhe kjo realizohet vetëm përmes një bashkëpunimi sa më efektiv racional të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm midis forcave politike në Kuvend dhe jashtë tij.
Kjo ka qenë fryma e LSI-së përgjatë gjithë kësaj periudhe sidomos gjatë kohëve të fundit. Do të vijojë të jetë sipas vlerësimit tim edhe në të ardhmen sepse politika shqiptare nuk ka nevojë për një retorikë destruktive për një konflikt që kontaminon jetën politike klimën politike dialogun politik por ka nevojë për një bashkëpunim për interesat e vendit për një bashkëpunim i cili forcon institucionet i cili forcon dhe përmirëson ekonominë e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme i cili nxjerr në pah gjithçka pozitive që ka vendi që ka dhe qeverisja dhe njëkohësisht që ka si moton përmirësimin e vazhdueshëm. Unë besoj se edhe LSI do të bëjë pikërisht këtë të përmirësohet më tej dhe ky është një moment tepër i rëndësishëm që ajo ta tregojë këtë gjë. Këtu nuk është fjala thjesht për zgjedhjen e kryetarit. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një sfidë shumë më të madhe me një sfidë e cila ka të bëjë me një vizion të LSI-së përtej vitit 2013 jo me një politikë dhe qëllime afatshkurtra sepse për fat të keq kjo është ajo që ka penguar progresin e qëndrueshëm dhe më të shpejtë të vendit por për një vizion më afatgjatë. Si forcë e re politike LSI është e çliruar nga ngarkesat e së kaluarës nga paragjykimet nga komplekset dhe unë jam i bindur që ajo që do të arrijë të sjellë këtë vizion të sjellë edhe përgjegjshmëri edhe më të lartë ta rrezatojë këtë edhe tek anëtarët dhe simpatizantët e saj. Për këtë është e rëndësishme që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës. Në këtë kuadër dua t’i inkurajoj të gjithë për të qenë sa më aktiv në një debat që rishikon që rivlerëson dhe që vendos piketat për një të ardhme afatgjatë të një vendi i cili fillon negociatat më Bashkimin Europian të një vendi që ka shumë për të dhënë për të forcuar stabilitetin e rajonit tonë i cili pavarësisht nga arritjet që janë treguar gjatë këtyre viteve të fundit ka dhe sfidat e tij. Njëkohësisht është edhe detyrë dhe përgjegjshmëri e LSI-së që vendi ka nevojë për forca politike të cilat e orientojnë politikën drejt debatit drejt argumentit drejt dialogut drejt zgjidhjeve dhe jo drejt konflikteve dhe sherreve pafund.
Është i rëndësishëm njëkohësisht angazhimi i të gjithë juve që keni qenë pjesë e këtij ekipi drejtues deri tani përgjatë gjithë këtyre viteve. Secili ka të rëndësishme dhe të nevojshme që të reflektojë dhe kjo u takon të gjithë anëtarëve të gjithë forumeve në nivelet qendrore dhe vendore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfundimisht unë jam shumë optimist se LSI pas 28 tetorit do të jetë një formacion shumë më energjik shumë më konstruktiv dhe shumë i dobishëm për politikën e vendit tonë dhe për t’i dhënë një zgjidhje të mëtejshme proceseve të integrimit europian.
Me këtë rast vlerësoj edhe kandidimin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së z. Luan Rama. Gjithmonë kam menduar që duhet të ketë garë për çdo pozicion duke filluar nga kryetari i LSI-së së Shqipërisë dhe në çdo nivel tjetër. Për ne konkurrenca është mjet për modernizimin e kësaj force politike gjithë politikës shqiptare. Është e rëndësishme që të zhvillohet në mënyrë të drejtë të përgjegjshme dhe për këtë përgjegjësinë e ka Komiteti Organizator. Për mua është e rëndësishme që LSI të përfitojë nga ky debat politika shqiptare të përfitojë nga ky debat dhe të gjithë t&
euml; kemi mundësi të përmirësohemi me tej. Kjo ka qenë një nga motot e mia personale në politikë për tu përmirësuar çdo ditë dhe sido që të vejë kjo fushatë unë jam i bindur që do të ndjehem i përmirësuar pas 27 tetorit. Faleminderit!
euml; kemi mundësi të përmirësohemi me tej. Kjo ka qenë një nga motot e mia personale në politikë për tu përmirësuar çdo ditë dhe sido që të vejë kjo fushatë unë jam i bindur që do të ndjehem i përmirësuar pas 27 tetorit. Faleminderit!
Fjala e kandidatit për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama
Faleminderit Petrit. Faleminderit edhe ju të gjithë kolegë dhe anëtarë të grupit të punës që duke pranuar kandidimin tim më jepni mundësinë që në këtë moment dhe në këtë fazë të rëndësishme të zhvillimeve politike në të cilën gjendet LSI-ja unë do të ofroj një kontribut më shumë me qëllim që ajo vlerë e spikatur e jona dhe që lidhet me klimën dhe funksionimin demokratik të strukturave të partisë të mund të shpaloset në këto zgjedhje në një dimension tjetër dhe në një vlerë tjetër me synimin që të ruajmë gjithçka të mirë ka bërë Lëvizja Socialiste për Integrim që prej themelimit të saj. Por natyrshëm për të mos u kënaqur me atë që është bërë por për të guxuar dhe për të synuar një ridimensionim të rolit dhe të peshës së saj politike në gjithë jetën e vendit përballë sfidave të afërta dhe që lidhen më drejtpërdrejt me zgjedhjet e vitit 2013. Nën këtë frymë dhe nën këtë klimë zhvillimesh demokratike që dominojnë jetën e brendshme të LSI-së e gjeta me vend e gjeta të udhës duke reflektuar mbi gjithçka ka bërë LSI mirë dhe në gjithçka nuk është bërë ashtu siç duhej por unë duke iu përgjigjur një ndjeshmërie të një mase të anëtarëve të partisë për t’i dhënë një tjetër impuls garës dhe debatit brenda nesh unë vendosa të kandidoj në garën për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim duke ofruar një platformë e cila shoqërohet me një alternativë.
Me një alternativë konkrete qëndrimesh vlerësimesh dhe zgjidhjesh që ofrohen në funksion të asaj çfarë është në fakt prioriteti dhe angazhimi ynë kryesor dhe që ka të bëjë me rritjen e rolit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë jetën e vendit. Natyrisht jo thjesht për të përligjur faktin që të kemi një garë por për shumë më tepër se kaq unë synoj që përmes pjesëmarrjes në këtë garë të zgjedhjeve të mund ta institucionalizoj akoma më mirë debatin brenda nesh .Ta zhvendosim diskutimin apo ndjeshmërinë tonë për fenomene dhe zhvillime që lidhen edhe me LSI-në nga korridoret apo sms-të apo edhe intrigat në kurriz të njëri-tjetrit në një debat publik dhe institucional. Edhe kur nuk është pozitive ajo që duam të themi le ta themi në tryezat e forumeve politike dhe institucionale të partisë sepse kështu i bëjmë mirë vetes njëri-tjetrit kështu shërojmë edhe i bëjmë mirë edhe vetë partisë. Sepse nëse një forcë politike nuk është e aftë të përballojë debatin brenda saj nëse një forcë politike nuk është në gjendje ta ngrejë në institucion debatin brenda saj atëherë nuk ka gjasa dhe nuk jep besim që këtë debat dhe këtë vlerë të mund ta implementojë të tillë edhe në institucionet shtetërore kur ajo është në qeverisje.
Ne duhet të jemi