LSI mbledh Komisionin për Reformën Zgjedhore

LSI mbledh Komisionin për Reformën Zgjedhore

LSI mbledh Komisionin për Reformën Zgjedhore Lëvizja Socialiste për Integrimi i bënë sërish thirrje partive politike për të nisur puna sa më parë për Reformën  Zgjedhore. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore në LSI-së Kryetari z. Meta u shpreh se duhet të fillojë puna së më parë për të rregulluar me amendamente të veçanta çdo problem që është hasur nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit.  Duke bërë thirrje për gjithëpërfshirja Meta theksoi se “ çdo vonesë  cenon standardin e zgjedhjeve të ardhshme”.

 

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore në LSI.

 

Së pari un dua t’ju përshëndes për fillimin  punës së këtij komisioni për reformën zgjedhore për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe mendoj se  është  momenti që të gjithë të përqendrohemi fuqimisht tek reforma elektorale duke pasur në konsideratë faktin që reforma elektorale asnjëherë në vend  nuk ka qenë gjithë përfshirëse përfshirë edhe reformën e fundit zgjedhore. Pavarësisht se ishte një reformë e realizuar me konsensus të plotë midis partisë Socialiste dhe partisë Demokratike të gjithë  e kemi të qartë se nuk  ka qenë një reformë gjithëpërfshirëse dhe që garantonte transparencën e duhur përpara procesit zgjedhor.

 

Në këtë drejtim që sot një vit mbas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe më pak se një vit  kur qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin do të votojnë në zgjedhjet e  përgjithshme vendore  është urgjente përqendrimi tek përmirësimi i kodit aktual zgjedhor dhe sidomos pasja në konsideratë e  punës së këtij komisioni. Por mundësisht sa më  shpejt dhe një komision gjithëpërfshirës parlamentar dhe jashtëparlamentar duke lexuar me vëmendje rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri ën amendamente dhe në koncepte të qarta që garantojnë një transparencë të plotë të padiskutueshëm dhe të pakontestueshëm të zgjedhjeve përpara se ato të fillojnë.

 

Unë besoj se ky është një mesazh i dhënë qartë tashmë dhe nga institucionet ndërkombëtare edhe nga letra e fundit e dhënë bashkë nga dy kryetarët  e grupeve më të mëdha parlamentare në BE të zotit Daul dhe zoti Shulz të cilët e bënë ta qartë apelin drejtuar forcave politike në vend për tu përqendruar tek reforma zgjedhore  në mënyrë që ajo të përmirësojë të gjitha mangësitë e kodit aktual me të cilin u zhvilluan zgjedhjet përpara nj viti.

 

Është bërë një  traditë negative që reformat zgjedhore në Shqipëri gjithmonë të lihet  ne minutat e fundit. Kjo ka qenë   arsyeja që herë pas here edhe pse zgjedhjet janë pranuar nga autoriteti ndërkombëtar një nga të dy palët që e ka bërë këtë me konsensus të plotë pasi nuk ka qenë i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve është mundur gjithnjë të gjejë hapësirë apo pretekste për të kontestuar legjitimiteti ne procesit zgjedhor. Ndaj theksoj dhe një herë se LSI-ja parim kryesor për reformën elektorale ka gjithëpërfshirjen.

 

Pavarësisht se dhe në zgjedhjet e fundit ne jemi forca e tretë politike në vend ne mendojmë se është e domosdoshme për shkak dhe të numrit të kufizuar të forcave politike që ka sjellë kodi elektoral me të cilin u zhvilluan zgjedhjet e fundit që reforma të jetë e plotë duhet të kemi parasysh gjithëpërfshirje  jo vetëm të  të gjitha forcave politike që janë në parlament por edhe ato që janë jashtë tij aq më shumë të të gjithë aktorëve të rëndësishëm të cilët kanë qenë të angazhuar me zgjedhjet me transparencën e tyre që janë element kyç i të gjithë demokracisë dhe i sistemit tonë demokratik.

 

Duke marrë pjesë sot në këtë takim të rëndësishëm dhe duke ju inkurajuar për të marrë iniciativa të vazhdueshme në mënyrë që Lëvizja Socialiste për Integrim të vazhdojë atë kontribut të veçantë që ka dhënë gjithmonë për të krijuar reforma zgjedhore që garantojnë transparencë të plotë të zgjedhjeve unë mendoj se i bëjmë një shërbim edhe demokracisë por njëkohësisht tu bëjmë të qartë të gjithëve se ata që duan transparencë punojnë në kohë për transparencën deh procesi nuk mund të jetë transparent pa qenë gjithëpërfshirës.

 

Me këtë rast unë duke përfituar nga fakti që kemi dhe nënkryetarin e kuvendit Z. Naço do t’i kërkoja që në mbledhjen më të partë të Byrosë Parlamentare në emër të grupit tonë të kërkojë  Byrosë Parlamentare që të përcaktojë një kalendar të qartë të reformës zgjedhore deh të fillojë angazhimi  edhe i parlamentit në këtë drejtim sepse çdo vonesë absolutisht  që mund të cenojnë standardin e  zgjedhjeve të ardhshme që në fakt nuk është ndonjë çudi e madhe të jetë një qëllim i alibisë së ashtuquajtur transparencë Transparenca bëhet në kohë.

 

Ne jemi një forcë politike që asnjëherë nuk kemi vendosur kushte as për sistemin zgjedhor as për procesin e  administrimit. Ne vetëm kemi kërkuar që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe të gjitha forcat politike të kenë mundësi të barabarta dhe vota e qytetarëve shqiptarë të jetë e barabartë për secilin. 0x323031302d30362d3239 LSI-Reforme Zgjedhore.jpg 17:20)