14 Feb LSI marrëveshje me Partinë Shqiptare të të Gjelbërve
LSI marrëveshje me Partinë Shqiptare të të Gjelbërve Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me “Partinë Shqiptare të të Gjelbërve”. Kryetari i LSI-së Meta dhe Kryetari i të gjelbërve shqiptarë Edlir Petanaj shtrënguan duart
me njëri-tjetrin për një bashkëpunim në mënyrë afatgjatë. Partia Shqiptare e të Gjelbërve është e vetmja forcë politike e gjelbër në Shqipëri anëtare e Partisë Evropiane të Gjelbër.
Ndërkaq Kryetari i LSI-së Meta u shpreh me rastin e kësaj marrëveshjeje:
Është kënaqësi të bësh marrëveshje me kryetarin e “të Gjelbërve të Shqipërisë z. Edlir Petani që përfaqëson një forcë të re politike të krijuar në vitet e fundit e cila edhe nga vetë emërtimi i saj ka një përcaktim të qartë të profilit të vetë politik.
Dhe njëkohësisht është e vetmja forcë shqiptare që është edhe e integruar në strukturat e të gjelbërve europianë dhe është një nga forcat kryesore edhe në Parlamentin Europian. Ky është takim i kërkuar nga të gjelbërit shqiptarë është në kuadrin e vendosjes së kontakteve dhe të bashkëpunimit midis LSI-së dhe të “Gjelbërve” me synimin për të ndarë qëndrime dhe vlera të përbashkëta programore dhe politike pasi të dy forcat politike të dy forca të reja janë njëkohësisht të dyja të majta të dyja opozitare dhe kemi mjaft qëllime të përbashkëta në të ardhmen e afërt politike.
Në këtë drejtim ne kemi biseduar për të istitucionalizuar më tej bashkëpunimin midis LSI-së dhe “të Gjelbërve” për ne çështjet e mjedisit dhe të ambjentit bëhen gjithnjë e më të rëndësishme dhe më prioritare dhe në këtë drejtim besoj së do të arrijmë një bashkëpunim të dobishëm dhe efikas në ndërgjegjësimin e opinionit publik për t’i kushtuar më shumë vëmendje ambjentit dhe mjedisit për vetë të ardhmen e tyre. Njëkohësisht besojmë se do të ecim në këtë rrugë të konkretizimit të bashkëpunimit duke pasur parasysh edhe zgjedhjet e afërme vendore dhe pse jo zgjedhjet që shpresojmë që të jenë të afërta edhe parlamentare në mënyrë që të dy forcat tona politike
së bashku edhe me forcat e tjera të cilat kanë shprehur dëshirën dhe që jam i bindur që të tjera do ta shprehin edhe në të ardhmen të arrijmë të ristrukturojmë politikën shqiptare të ristrukturojmë të majtën shqiptare. Pra ta hapim bashkëpunimin tonë ndaj çdo iniciative të re edhe të dobishme për të mirën e vendit dhe të politikës shqiptare.
Ndërkaq Kryetari i Partisë të Gjelbër Shqiptare Edlir Petanaj u shpreh:
Sot vendosëm parimisht të fillojmë kontaktet për të hedhur themelet e një bashkëpunimi afatgjatë si dy parti të reja të cilat synojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke parë thellësisht pozicionin e majtë që kanë “të Gjelbërit e Shqipërisë” dhe duke qenë një parti opozitare ne shohim të arsyeshme të bashkëpunojmë me LSI-në si një bashkëpunim të frytshëm i cili do të japë rezultatet që në zgjedhjet e pushtetit lokal. “Të Gjelbërit“ ndonëse janë një parti e re e krijuar në 2001 sot ka një integritet të gjerë të familjes së madhe europiane jemi anëtarë me të drejta të plota dhe jemi e vetmja forcë politike e cila gjithashtu është anëtare me të drejta të plota të “Partisë së Gjelbër Europiane”. Si prioritet kjo parti ka çështjen e ambjentit e cila i konsideron atë si një prioritet për të gjithë politikën dhe shoqërinë e vendit.
Z. Meta për LSI-në mund të quhet i mbyllur bashkëpunimi me PS pas këtre marrëveshjeve që ju po nënshkruani?
Më duket se rrugën e marrëveshjes e ka mbyllur vetë PS-ja me ndërprerjen e konsultimeve në mënyrë të njëanshme me LSI-në me arogancën e saj që vazhdon njësoj si përpara 3 Korrikut dhe me mungesën e saj të reflektimit dhe kjo është çështja e saj. LSI-ja vazhdon punën e saj vazhdon hapjen e saj vendosjen e bashkëpunimit me të gjithë forcat politike dhe me të gjitha grupet politike dhe sociale që e shikojnë bashkëpunimin me LSI-në si një mundësi për të realizuar prioritetet e tyre dhe për të realizuar qëllimet e përbashkëta. Kështu që unë besoj se rruga e LSI-së është shumë e qartë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të shohin realitetin ashtu sikurse është dhe jo ashtu siç e ëndërrojnë të jetë.
Z. Meta do të ketë parti të tjera që do ti bashkangjiten bashkëpunimit me LSI-në?
Po jam i bindur që do të ketë edhe forca të tjera politike do të ketë mjaft grupime të tjera sociale të cilat do të bashkëpunojnë me LSI-në edhe për zgjedhjet vendore por edhe për zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit edhe me individë me integritet të çmuar pranë çdo komuniteti sepse ne e dimë se zgjedhjet administrative janë zgjedhje shumë të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjen e njerëzve më të mirë dhe më të përkushtuar për të përfaqësuar dhe për t’i shërbyer komunitetit.
0x323030362d30352d3036 12:51)