LSI kundër PS-së dhe PD-së për Reformën Zgjedhore.

LSI kundër PS-së dhe PD-së për Reformën Zgjedhore.

” LSI kundër PS-së dhe PD-së për Reformën Zgjedhore.

Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Faleminderit për prezencën dhe më lejoni që përmes kësaj konference për shtyp të paraqes në emër të LSI-së shqetësimin për faktin se reforma zgjedhore nuk po ecën me ritmet që kërkon serioziteti i këtij procesi nga njëra anë dhe nga ana tjetër të paraqesë shqetësimin dhe të tërheq vëmendjen që procesi i mbyllur i reformës zgjedhore nuk po reflekton përgjegjshmëri dhe seriozitet për të bërë të mundur që të reflektohen rekomandimet e OSBE-ODIHR_it të cilat në parim janë pranuar nga të gjitha palët por kur është fjala për të bërë reflektimin e tyre konkret këtu procesi çalon. Natyrisht nuk është një çështje që duhen neglizhuar madje është prioritare çështja që ka të bëjë me barazinë e votës. Ndaj mesa duket palët apo 2 partitë që kanë monopolin e deformimit të sistemit dhe që kanë përgjegjësinë për atë çfarë kanë bërë nuk kanë vullnetin të korrigjojnë gabimin që vetë kanë bërë.

Në këto kushte Lëvizja Socialiste për Integrim e sheh të domosdoshëm madje insiston që palët të ngrihen mbi interesat partiake dhe ta vendosin të gjithë procesin e reformës në seriozitetin dhe në ritmin që kërkon garantimi i një procesi zgjedhor që në thelbin e vet të garantojë barazinë e votës. Ka shumë komente dhe madje po bëhet një diskutim i gjërë në lidhje me sistemin zgjedhor. Natyrisht që në kushtet kur është më e vështirë të preket Kushtetuta mendojmë dhe propozojmë që mund të preket ose mund të ndërhyhet në ndarjen e zonave zgjedhore.

Kjo do të thotë që është zgjidhja më e mirë e mundshme që për të evituar diskriminimin apo pabarazinë e votës mund të shkonim tek një ndarje me një numër më të kufizuar rajonesh zgjedhore. Ndoshta numri 6 do të ishte zgjidhja më e pranueshme. Rajone zgjedhore që të kenë numër të përafërt zgjedhësish çka do të jepte vlerë edhe Kuvendit që del pas këtyre zgjedhjeve në mënyrë të atillë që të përfaqësojë realisht vullnetin dhe votën e qytetarëve shqiptarë.

Del një koment dhe madje ka opinioni të ndryshme edhe në lidhje me sistemin aktual dhe me mundësinë e korrektimit të tij. Natyrisht që çdo gjë që i shërben përmirësimit të sistemit dhe çdo hap që bën të mundur garantimin e barazisë së votës dhe transparencën e procesit është hap që duhet konsideruar dhe duhet bërë objekt i diskutimit edhe të tryezës së punës së komisionit të posaçëm. Por nuk duhet kurrsesi të përdoret korrektimi për të faktorizuar në mënyrë artificiale subjekte që nuk votohen më nga qytetarët shqiptarë.

Ndaj edhe një herë dëshiroj të këmbëngul në idenë që reforma zgjedhore duhet të fokusohet tek thelbi i deformimeve që kanë bërë të mundur pasojat që të gjithë i dimë dhe vullneti i palëve duhet të ketë në krye të punëve të veta garantimin e barazisë së votës dhe respektimin e votës e cila të kthehet pastaj në mandate përfaqësimi politik në Kuvend në përputhje me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë të deformojë të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve sepse dita e zgjedhjeve është dita kur qytetarët ushtrojnë pushtetin e tyre me integritet të plotë. Dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në koherencë të plotë me qëndrimin e saj të njohur dhe të shpallur publikisht shumë më herët edhe një herë insiston që reforma ka nevojë për seriozitet ka nevojë për vullnet real politik ka nevojë për transparencë dhe hapësira gjithëpërfshirëse ku çdokush të japi dhe të ofrojë kontribute pozitive.

Çështja e reformës zgjedhor nuk është një çështje partish vetëm nuk është një çështje bipartiake aq më keq por është çështje që ka të bëjë me fondamentin e zgjedhjeve që janë në thelbin e funksionimit dhe të vlerës që merr demokracia në një shoqëri demokratike. Në këto kushte duhet që në mënyrë të veçantë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi duke e parë të lidhur ngushtë me interesat europiane të vendit dhe me detyrimin për të përmbushur kushtet që bëjnë të mundur që Shqipëria në fund të vitit të meritojë statusin e Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian.

0x323031322d30332d3133 L.Rama.jpg 17:40)”