LSI hap fushaten zgjedhore në Shkoder

LSI hap fushaten zgjedhore në Shkoder

” LSI hap fushaten zgjedhore në Shkoder

Meta:Zgjedhjet ne LSI demokratike.
Meta:Zgjedhjet faze e re konsolidimi 
Meta Uron Fadil Krajen per 80 vjetorin.
Meta:Kraja dramaturg i madh.
Meta:Kraja krijues i pashtershem.
Meta:2012 eshte viti 100 vjetorit te shtetit.
Meta:2012 kerkon nje vizion te ri.
Prononcimi për mediet i Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Shkodër
 
 
Në radhë të parë ishte një kënaqësi për t’i uruar shkrimtarit dhe dramaturgut tonë të madh Fadil Kraja 80 vjetorin e tij ose ndryshe 20 vjetorin e katërt sikurse u shprehën edhe të afërmit e tij dhe mbi të gjitha krijimtari të përhershme dhe të pashtershme. Kjo është një gjë e sigurt sepse në ditët që do të vijnë do të ketë një premierë të veprës së tij më të fundit. Po kështu jam këtu për tu takuar me forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër në vijim të të gjithë angazhimeve tona dhe të axhendës së LSI-së në të gjithë vendin por edhe për Shkodrën e cila përfaqëson një prioritet të veçantë për ne. Natyrisht që unë besoj se dhe me rezultatin tepër pozitiv dhe në rritje të padiskutueshme të zgjedhjeve të fundit kjo është një forcë që po kontribuon dhe do të kontribuojë akoma më shumë për komunitetin por edhe për realizimin e objektivave tona në shkallë kombëtare. 
Çështja Lavitola është në qendër të medies shqiptare por edhe asaj italiane cili është komenti juaj në lidhje me këtë lajm?
Nuk egziton asnjë çështje e tillë. Biznesi i përgjimeve është vërtet fitimprurës por është edhe mjaft i neveritshëm dhe njëkohësisht gazeta e cila ka ndërmarrë këtë përpjekje në itali është një gazetë e cila shumë shpejt do të më paguajë 50 mijë euro sipas vendimit të Gjykatës së Kasacionit të Italisë do të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore dhe po kështu do të jetë e botuar të botojë edhe këtë vendim të Gjykatës dhe të kërkojë falje publike. Sikurse e dini ju do të ketë edhe procese të tjera. 
Reforma zgjedhore vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve. Cili është qëndrimi i LSI-së si forcë politike?
Reforma zgjedhore në përputhje të plotë3 me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për ne duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe qëllimi kryesor është që vërtet vota e çdo qytetari shqiptar jo vetëm të respektohet por edhe të jetë e barabartë. Pra ne jemi për të gjitha ato ndryshime që e forcojnë shenjtërinë e votës dhe barazinë e saj.
Një tjetër çështje e diskutuar është ajo e Presidentit. Vitin e ardhshmëm Shqipëria do të zgjedhë Presidentin e ri. Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë propozimet e demokratëve apo mbështet një President konsensual?
Vitin e ardhshëm mendoj se çështja e zgjedhjes së Presidentit nuk është çështja më e rëndësishme. Është një nga çështjet më pak të rëndësishme mendoj. Ajo që ne nuk duhet të harrojmë aq më tepër kur kemi dhe ngjarje të tilla të mëdha sikurse është sot 80-vjetori i Shkrimtarit të njohur Fadil Kraja sikurse ishte 80-vjetori i shkrimtarit tonë të madh Dritëro Agolli është pikërisht se vitin tjetër është 100-vjetori i shtetit shqiptar. Dhe në këtë drejtim klasa politike shqiptare nuk duhet të angazhohet thjesht për axhenda të kufizuara apo edhe rutinore. Duhet të angazhohet për të treguar vërtet që në këtë 100-vjetor ajo ka mësuar shumë nga historia dhe është në gjendje të marrë përgjegjësi që rrisin kapacitetet e saj shtetformuese në drejtim të konsolidimit të institucioneve dhe sidomos që e forcojnë më tej perspektivën evropiane të vendit përmes realizimit të reformave që dihen nga të gjithë. 

0x323031312d31302d3232 DSC00022 (1).jpg 20:2)”