15 Feb LSI hap fushatën me një miting madhështor me mijëra pjesëmarrës në Pallatin e Sportit të qytetit të Durrësit
LSI hap fushatën me një miting madhështor me mijëra pjesëmarrës në Pallatin e Sportit të qytetit të Durrësit Meta: Do ta mundim berishizmin në 28 Qershor
Kryetarja e Bashkisë së Shijakut Afërdita Alite përfaqësuese e PS bashkohet me LSI si forca e vërtetë përfaqësuese e të majtëve në të gjithë Shqipërinë
—
LSI ka hapur fushatën në mënyrë mjaft madhështore në Pallatin e Sportit të qytetit të Durrësit. Mijëra qytetarë me mjaft entuziasëm energji dhe besim shprehën mbështetjen e tyre për LSI dhe liderin e saj z.Ilir Meta drejt fitores në 28 Qershor. Entuziasmit të jashtëzakonshëm të mijëra të pranishmëve lideri i LSI i është përgjigjur me garancinë për fitoren e LSI duke mundur berishizmin më 28 Qershor. Në këtë takim merrte pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë së Shijakut Afërdita Alite e cila tashmë është bashkuar me LSI si forca e vërtetë përfaqësuese e të majtëve në të gjithë Shqipërinë.
Ndërkaq kandidatët e LSI në Durrës Lefter Koka dhe Artur Zheji shprehën besimin dhe sigurinë e tyre në fitoren e LSI në Durrës ashtu si në të gjithë Shqipërinë.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të jashtëzakonshëm lideri i LSI u shpreh se “une jam sot ketu jo vetem se Shqiperia po shkon ne zgjedhje. Une jam ketu sepse Shqiperia sot eshte ne krize. Kjo krize ka mberthyer ekonomine tone. Ka mberthyer te ardhurat tona. Ka mberthyer xhepat e qindra mijera shqiptareve te cilet ndodhen sot ne meshire te fatit dhe per te cilet qeveria ne largim eshte gjeja e fundit qe ka ne mendje.
Kjo krize misherohet ne humbjen e vendeve te punes ne rritjen e çmimeve ne pamundesine e qytetarit konsumator per te perballuar jetesen e perditshme ne tkurrjen e tregut dhe mpakjen e iniciatives se lire. Cili eshte shkaku qe gjeneron kete krize dhe a mund te ndalohet ajo e vendi te rihyje ne rrugen e duhur.
Shkaku eshte i qarte sepse shqiptaret perballen sot me nje krize te theksuar lidershipi politik dhe qeverises. Kryeministri ne largim jeton larg realitetit. Kujdesi i “qeverise se sherbesave” per qytetaret eshte minimal e jashte cdo standarti. Kryeministri mjetk e ka kthyer shendetesine ne te semuren e madhe. Dhe tash i deshtur plotesisht pas kater vitesh premton se do te angazhoje nje kompani gjermane per te bere reformen.Ai nuk di si te perballet me kostot dhe efektet e reformes. Dhe kete barre te rende ia ka ngarkuar qytetarit te thjeshte dhe te papune qe ndodhet kudo ne cdo cep te Shqiperise.
Shqiperia ka nevoje per nje lidership dhe qeverisje te re. Shqiperia ka nevoje per nje lidership me eksperience. Shqiperia ka nevoje per veprim.
Ne te gjithe e kuptojme seriozitetin e kesaj krize ekonomike. Ne degjojme per te çdo dite. Ne i shikojme efektet e saj çdo dite. Ne e ndjejme ate çdo dite.
Papunesia eshte problemi me i madh dhe me serioz. Me mijera shqiptare po humbasin vendet e punes. Mijera biznese te vogla dhe te mesme ne te gjithe vendin kane mbyllur aktivitetin e tyre duke lene mijra familje pa shprese. Keto biznese ishin te ardhurat e vetme per familje e tyre. Ne po shikojme çdo dite sesi ne industrine e fasoneve po mbyllen bizneset. Sektori i ndertimit si njeri nder me kryesoret ne vend po shkurton vazhdimisht vendet e punes. Shitjet e bizneseve po bien ne menyre drastike dhe kreditimi i nevojshem per to po behet gjithnje edhe me i pamundur.
Eshte koha te veprojme.
Kriza ekonomike nuk ka kursyer edhe bujqesine me aktivitetin e se ciles jetojne rreth 50% e familjeve shqiptare.. Fermereve po u kalben prodhimet e tyre dhe konkurenca e pandershme i ben ata qe te mos nxjerrin prodhimin ne treg. Une kam pare fermeret ne Korçe sesi i hidhnin qepet e tyre ne lume sepse nuk mund t’i shisnin. Kam ndjere trishtimin zhgenjimin dhe zemerimin e tyre sepse shteti te cilit i paguajne cdo takse u ka kthyer shpinen e ne vend qe te sigurojne buken e gojes me mundin dhe djersen e tyre te ndershme u duhet te flakin prodhimin e kultivuar e rritur me aq sakrifica.
Ata kerkojne veprim dhe ne do te veprojme per ta.
Kriza ka goditur fort nivelin e jeteses. Qeveria po ecen mes krizes si varke me vela por pa timon dhe ska bere asgje per ta mbrojtur kete nivel jetese.
Konsumi ka rene. Besimi dhe fuqia blerese e konsumatoreve gjithashtu. Une kam pare ne shume dyqane lista te gjata te qytetareve qe nuk mund te paguajne per ushqimet. Eshte kthyer koha e ushqimeve veresie.
Faturat e energjise elektrike vazhdojne te jene aforfe dhe qeveria nuk ka mbajtur as premtimin e per uljen e TVSH-se. Pensionistet po paguajne çdo dite edhe me shume thjesht per ti mbajtur dritat ndezur. Cmimet e ilaceve jane te paperballueshem per ta cilesia e tyre shume shpesh e pagarantuar. Une kam folur me pensioniste qe duhet te benin nje zgjedhje tragjike shpenzimit te atyre pak parave mes ushqimeve dhe ilaceve.
Eshte tragjike qe listat e borxheve sot nuk i gjen vetem ne dyqanet e ushqimeve. Ato i gjen kudo dhe me dhimbshem se kudo ne librarite e ketij vendi ku prinder te perlotur e te rinj shpresehumbur shenojne emrat e tyre per disa libra fletore e lapsa qe u duhen per te frekuentuar institucionet e dijes.
A mund te jete kjo rinia shqiptare ne epoken dixhitale? A mund te jete kjo rinia shqiptare ne epoken e internetit qe Sali Berisha u premtoi kater vjet me pare?
Kurresesi. Koha ne therret per veprim sepse ne nuk mund te tolerojme dhe as te lejojme qe ta shnderrojme rinine tone te mrekullueshme ne gjeneraten e re te shegerteve.
Sot 1 milion shqiptare po jetojne ne varferi ekstreme. Shqiperia eshte sot nje shembull klasik i nje vendi ku te pasurit po pasurohen perdite e te varferit po rreshqasin me thelle ne varferi. Ne nuk jemi kunder punes se ndershme dhe pasurimit te ndershem te individit. Por ne besojme se shteti ka nje rol vendimtar dhe te pazevendesueshem ne zhvillimin ekonomik dhe social te vendit. Ne nuk mund te pranojme te vazhdojme te kemi nje qeveri qe ben sehir kur shqiptaret vuajne sepse filozofia neoliberale e nje tregu te pakontrolluar i cili pasuron nje pakice e cila ne Shqiperi eshte e lidhur me pushtetin ose kliente e tij u rrezua edhe ne vendet me te fuqishme te botes.
Ne duhet te veprojme.
Ne duhet t’u kthejme shqiptareve shtetin e tyre.
Rinia shqiptare eshte aseti me i vyer i kombit tone. Rinia shqiptare eshte shpresa jone per nje te ardhme me te mire. Qeveria rri duarkryq dhe i shet rinise parrulla. Qeveria nuk ka programe sesi ti ve ne jete energjite dhe aftesite e te rinjve. Gjithcka qe shikojme jane reklama qe trumpetojne sesa para jane harxhuar per arsimin por kurre nuk degjojme asgje per cilesine e arsimit. Ne duhet qe tu tregojme te gjithe te rinjve shqiptare se ata mund te kene nje te ardhme ketu dhe se e ardhmja e tyre eshte Shqiperia.
Ne duhet te veprojme. Dhe kete do ta bejme bashke me rinine.
Eshte e lehte qe te flasim per problemet qe ka Shqiperia sepse cdokush i ndjen dhe i sheh ato perdite. Por pyetja eshte: Cfare duhet te bejme ne? Cili eshte ai plan veprimi qe do te na nxirrte nga kjo krize ekonomike? Si mund te hapim vende te reja pune?
Se pari do te ulim taksat dhe tatimet per produktet bazike dhe me te nevojshme per cilat qytetaret shqiptare u duhet paguajne per te jetuar. Ne do te pergjysmojme TVSH-ne nga 20% ne 10% per produktet ushqimore baze qe do te reflektohet ne uljen e çmimeve te tyre.
Do te heqim TVSH-ne ne sektorin e arsimit dhe shendetesise ne menyre qe te ulim koston e arsimimit dhe te librave per studentet tane si dhe koston e sherbimev
e shendetsore dhe ilaceve per te moshuarit.
Ky eshte veprimi qe na duhet.
Do ti realizojme keto duke hequr tatim fitimin dhe taksat kombetare per nje periudhe kohore prej 3 vitesh nese keto investime te reja kanalizohen ne krijimin e vendeve te punes.
Ne duhet te shfrytezojme potencialin e jashtezakonshem te turizmit shqiptar. Ne kemi nje natyre te mrekullueshme plazhe te bukura male magjepsese vende te rralla historike. Ne do ta mbrojme mjedisin tone nga ndotja. Ne do te reklamojme bukurite e Shqiperise ne syte e botes. Turiste nga te gjitha anet e botes duhet te ftohen per te perjetuar gjithcka Shqiperia ofron me bukurite e saj. Duke zhvilluar me tej turizmin ne do te hapim me teper vende pune dhe do te kemi nje mjedis te gjelber.
Ky eshte veprimi qe ju kerkoni.
Por eshte e drejte qe ju mund te mendoni se ky eshte nje fjalim i mire. Se keto jane fjale te duhura. Por gjithashtu mendoni dhe pyesni veten se kush do te veproj? Cilin prej lidereve dhe cilen force politike mund te besojme se ka aftesite dhe vullnetin per ndermarre veprime radikale per te ndryshuar jeten tuaj e jo thjesht te flas?
Me lejoni qe me modesti t’ju pergjigjem.
Se pari une e kuptoj kete krize ekonomike me shume sesa lideret e forcave te tjera. Une jam ekonomist. Me jane dashur te mesoj sesi funksionon ekonomia si perballohen krizat dhe hapen vendet e punes jo vetem ne shkolle por edhe ne nje pervoje direkte drejtuese qe provoi te ishte e suksesshme.
Shikoni Durresin Durresin tuaj Durresin e mundesive te pafundme. Ai eshte nje nga mushkerite ekonomike te Shqiperise. Ai eshte porta e Korridorit tete. Korridori Tete nuk eshte vetem nje rruge qofte ajo edhe nje autostrade. Korridori tete eshte nje koncept i ri zhvillimi i sektoreve prodhues i sherbimeve i lehtesive fiskale. Ai eshte nje mundesi e re e jashtezakonshme punesimi. Mbi te gjitha Korridori i Tete eshte nje mundesi per mireqenie me te larte jo vetem per Durresin por per gjithe Shqiperine.
Durresi duhet te jete qendra e madhe industriale e vendit me portin qe do te zgjerohet me portin e peshkimit qe do te ndertohet me hekurudhen qe do te rehabilitohet me rrugen Durres Kukes qe do te perfundohet ne mandatin tone.
Por shume sa shume eshte folur per Durresin e sa pak eshte vepruar.
Tani eshte koha per veprim!
Kur u bera kryeminister ne 1999 Shqiperia po vuante akoma krizen ekonomike te shkaktuar nga firmat piramidale dhe ne vepruam me kurajo e nepermjet nderhyrjeve te thella strukturore e reforma radikale duke nxjerre vendin nga kriza dhe rigjalleruar ekonomine.
Alternativa ne keto zgjedhje eshte shume e qarte. Nese jeni semure kerkoni nje doktor. Nese ju duhet nje pikture e bukur kerkoni nje piktor. Por kur ne te gjithëve na duhet te dalim nga kriza te permirësojme ekonomine te rrisim nivelin dhe cilesine e jeteses se qytetareve dhe te krijojme punesim per te gjithe nepermjet rritjes se investimeve kerkojme nje ekonomist dhe nje ekip qe njeh situaten dhe ka te qarte nje plan konkret masash per daljen nga kriza dhe shendoshjen e ekonomise.
Ne nuk kemi qendruar duarkryq as si parti opozitare. Ne kemi sfiduar Berishen dhe politikat e qeverise aktuale qe kane krijuar gjithe kete rremuje. Ne kemi qene nje ze i ndryshimit nje ze i pergjegjesise dhe pergjegjshmerise nje ze i veprimit.
Kemi propozuar projektligje te rendesishme per energjetiken moshen e trete statusin e minatorit dhe ish-ushtaraket.
Do te zbatojme qe diten e pare ne qeverisje vendimin e Gjykates Kushtetuese per shperblimin e ish-ushtarakeve. Do te miratojme qe ne fillim te mandatit te ardhshem projektligjet e lena ne rruge nga qeveria ne ikje.
Kete radhe eshte e rendesishme qe shqiptaret te kuptojne mire se per ke po e hedhin voten per cilin lider me cfare kredibiliteti me çfare alternative.
Media e censuruar shpesh nuk po ndihmon qe qytetaret te kuptojne dhe ta bejne mire kete zgjedhje. Nen presion te forte interesash biznesi apo qellimesh afatshkurtra politike te dy partive te vjetra keto media nuk po paraqesin alternativat politike qe i ofrohen shqiptareve sepse kane frike nga mungesa e kredibilitetit dhe e propozimeve te tyre. Perkundrazi ne vend te alternativave kemi pare ne ato pak debate televizive nje lufte gjelash shembulli me i keq i respektit dhe pergjegjshmerise perpara qytetarit te thjeshte.
Tani eshte koha per veprim.
Veprimi im eshte fjala ime dhe fjala ime do te jete gjithmone veprimi im. Une e di qe ne mund te permiresojme ekonomine. Ne do te krijojme me shume vende pune dhe me shume shanse per rinine. Ne do ta kthejme Shqiperine ne rrugen e zhvillimit dhe prosperitetit.
Ne do te veprojme. E ardhmja ne 29 qershor do te jete ne duart tona. 0x323030392d30352d3238 LSI takim madheshtor ne Durres 1.JPG