13 Feb LSI fiton gjyqin me Kryeredaktorin e gazetës Zëri i Popullit. Gjykata vendos 2 milionë lekë gjobë për ZP
” LSI fiton gjyqin me Kryeredaktorin e gazetës Zëri i Popullit. Gjykata vendos 2 milionë lekë gjobë për ZP si dëmshpërblim për shpifjet në dëm të LSI-së Gjykata e rrethit gjyqësor të Tiranës i dha fund sot procesit civil gjyqësor duke pranuar padinë e LSI-së dhe shpallur fajtor Kryeredaktorin e gazetës “Zëri i Popullit” për shpifjen e bërë ndaj LSI-së në datën 3 Korrik duke mashtruar opinionin publik për gjoja tërheqjen nga gara të 40 kandidatëve për deputetë të LSI-së.
Gjykata vendosi një gjobë prej 2 milionë lekësh si dëmshpërblim për shpifjen që drejtuesit e gazetës bënë në dëm të LSI-së.
Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson vendimin e gjykatës i cili vë në vend drejtësinë duke dënuar shpifjet e paprincipta dhe të pamoralshme si dhe mashtrimin e opinionit publik nga drejtuesit e gazetës Zëri i Popullit.
Por edhe pas këtij vendimi të Gjykatës Kryeredaktori i gazetës ZP Erion Braçe ka vazhduar sërish shpifjet e tij të ulëta ndaj LSI dhe drejtuesve të saj.
Por për këto shpifje dhe çdo shpifje tjetër të radhës apo për çdo informacion të gënjeshtërt dhe të pabazuar në fakte që do të bëhen në dëm të LSI apo të drejtuesve të saj LSI do t’i drejtohet organeve të gjykatës duke respektuar kështu shtetin ligjor dhe strukturat e tij.
0x323030362d30312d3233 14:35)”