16 Feb LSI fillon procesin e ristrukturimit të strukturave
LSI fillon procesin e ristrukturimit të strukturave
Edmond Panariti paraqet kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama për kandidimin për Kryetar të LSI-së për Tiranën.
Prof. Dr. Edmond Panarit kandidati i parë i LSI-së për Tiranën.
Panariti ndër themeluesit të LSI-së së Kryeqytetit.
Rama: Gara për Kryetar të LSI-së e hapur dhe me emra alternativë.
LSI: Brenda 20 qershor afati i shpalljes së kandidaturave më 26 shtator do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj.
Arsyeja e daljes sot para jush është se sot kam takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Luan Rama për ti paraqitur formalisht kërkesën time për të kandiduar për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës.
Dy arsye të forta më shtynë mua drejt kandidimit: së pari unë jam një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një njohës i mirë dhe kontribuues sistematik në strukturat e LSI-së së Tiranës.
Veçanërisht përvoja ime rreth gjashtë vjeçare e komunikimeve të vazhdueshme me anëtarësinë dhe zgjedhësit në Tiranë kanë krijuar tashmë te mua modelin e një politik-bërje dinamike dhe konkrete. Te ky model unë fuqimisht besoj pikërisht unë këtë modele synoj ta kthej në një mënyrë veprimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve nëse anëtarësia natyrisht do të më mbështes me votë. Synimi im është që t’i rikthej dhe t’i jap një dimension dinamik bashkëpunues për qytetarin Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Tiranës.
Ka dhe një arsye tjerr që më motivon mua drejt këtij kandidimi. Unë jam jo vetëm një qytetar i Tiranës por dhe me orgjinë nga ky qytet. I përkas njërës përej familjeve më të vjetra të këtij qyteti. Për këtë arsye unë jam i lidhur shpirtërisht dhe i ndjeshëm ndaj pulsit të zhvillimeve por dhe ndaj brengave she shqetësimeve të këtij qyteti.
Prandaj kandidimi im duhet parë edhe si një borxh si një përgjegjësi dhe si një dëshirë që unë kam për t’i shërbyer qytetit qytetarit dhe në fund të fundit është dëshira për ata parë Tiranën një qytet metropol evropian.
Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama .
Kandidatura e z. Panariti është një kandidaturë dinjitoze që përfaqëson vlera dinjitoze intelektuale të admirueshme. Duke administruar këtë kandidaturë ne çelim kështu fazën e parë për zgjedhje për Kryetarin e LSI-së së Tiranës i bindur se do të ketë dhe të tjera kandidatura dinjitoze shpreh dhe një herë vlerësimin maksimal për gjithë angazhimin politik dhe intelektual të z. Panariti duke veçuar integritetin e tij si një vlerë të spikatur.
0x323031302d30362d3135 13:20)