13 Feb LSI feston e organizuar 29 nëntorin
LSI feston e organizuar 29 nëntorin Ditën e Çlirimit të Shqipërisë Lëvizja Socialiste për Integrim mori pjesë sot në ceremoninë e festimeve me rastin e 29 Nëntorit 61-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi Nënkryetarët Prof.Sabit Brokaj dhe Filloreta Kodra Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili Kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi etj si dhe të tjerë drejtues të lartë të LSI-së së bashku me qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kryetari i LSI Meta dhe Zv.Kryetari Xhufi të shoqëruar edhe nga marshet e bandës frymore vendosën një kurorë pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Në respekt të të rënëve për çlirimin e atdheut kurorë me lule vendosi edhe Kryetari i LSI së Tiranës Ilir Dashi.
Pasi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit Kryetari i LSI z.Meta është shprehur për mediat se “29 nëntori është një festë kombëtare dhe jo partiake. Kjo është një festë ku të gjithë shqiptart ndihen krenarë për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për kontributin që dha Shqipëria kundër nazi-fashizmit”. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “këtë dimension kombëtar nuk mund ta cënojnë dot vendimi i paligjshëm i Qeverisë Berisha për të ndryshuar ceremonialin e 29 Nëntorit”.
Ndërkaq pas ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëreve të Kombit Kryetari i LSI-së z.Meta zhvilloi disa vizita në familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve të LANÇ. Një vizitë z.Meta bëri në familjen e Vasil Shantos ku bisedoi me familjarët e tij. Gjithashtu një tjetër vizitë Meta zhvilloi në familjen e dëshmorëve të popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani. Gjatë kësaj vizite z.Meta u takua me motrën e dëshmorëve Afërdita Tutulani.
Kryetari i LSI z.Meta zhvilloi një vizitë edhe në familjen e veteranit të LANÇ z. Myftar Grabocka.
Ndërkaq në mbrëmbje Kryetari i LSI Ilir Meta zv.Kryetari Pëllumb Xhufi Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili Kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi morën pjesë në një takim festiv të 29 Nëntorit të organizuar nga dega e njësisë numër 5 në Tiranë ku merrnin pjesë dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së të cilët kanë përkujtuar dhe kanë nderuar 29 nëntorin si një datë e shenjtë historike dhe me vlerë kombëtare për popullin shqiptar.
Në këtë takim kryetari i LSI-së Ilir Meta uroi edhe njëherë të gjithë të pranishmit për festën historike të popullit shqiptar dhe u shpreh se “fakti që festimet po vazhdojnë gjatë gjithë ditës tregon se kjo datë do të përkujtohet gjithnjë pavarësisht nga vendimet për fshirjen në ceremonialet zyrtare”. 0x323030352d31312d3239 AKTIVITETE 21:38)