14 Feb LSI denoncon procesin e konstituimit te KQZ.
” LSI denoncon procesin e konstituimit te KQZ. Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon procesin e sotëm të konstituimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i cili kryhet pas një seance parlamentare ku maxhoranca e MEGADUSHKUT grabiti një anëtar të këtij komisioni që në përputhje me Kodin Zgjedhor në fuqi i takonte në mënyrë të qartë opozitës.
Ky veprim krejtësisht i paligjshëm në vazhdim të një tërësie shkeljesh ligjore dhe të Kushtetutës që shërbejnë për të vënë nën kontroll të plotë politik institucione të rëndësishme kushtetuese e shtetërore si KQZ KKRT dhe KD të RTV publik ka sërish për qëllim manipulimin dhe fallsifikimin e procesit zgjedhor dhe të rezultatit të tij nga kjo maxhorancë fiktive në zgjedhjet e ardhëshme vendore dhe parlamentare për të marrë dhe mbajtur me cdo kusht pushtetin për ta shfrytëzuar e përdorur këtë pushtet për qëllime të dyshimta.
Ky veprim që hedh në erë themelet e realizimit të reformës zgjedhore të shumëpërfolur po shoqërohet me deklarata demagogjike të gjithëanëshme dhe intensive si nga nivele të ndryshme të lidershipit të partisë-shtet ashtu dhe për fat të keq të shqiptarve nga drejtuesi aktual apo dhe anëtarë të tjerë të KQZ-së protagonistë të zgjedhjeve të MEGADUSHKUT.
LSI i konsideron tërësisht të pabaza dhe të gënjeshtërta deklarimet e drejtuesit aktual të këtij komisioni përmes së cilave na “garanton standarte demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme” apo kur ju bën gjoja thirrje partive që “ato duhet te marrin mbi vehte përgjegjësi”
Ku ishte ky komisioner dhe kolegët e tij anëtarë te KQZ-së së MEGADUSHKUT kur procesi zgjedhor i 3 Korrikut 2006 dhe rezultati i tij kushtetues u fallsifikua krejtësisht nga trafikimi masiv i votës propocionale fallsifikim të cilin ata e certifikuan sipas urdhërave politikë të partive që morën pjesë në to ..?!!
Ku ishin këta komisionerë kur KQZ-ja e MEGADUSHKUT shpalli publikisht rezultatet finale ne Buletinin e Zgjedhjeve në të cilin masakra elektorale e 3 Korrikut shfaqet hapur dhe e dokumentuar zyrtarisht..?!! Akt për të cilin ata dhe dhjetëra komisionerë zonalë duhet të përgjigjen para ligjit.
Anëtarsimi në këtë përbërje të kompromentuar të KQZ-së edhe i një komisioneri antiligjor të grabitur nga maxhoranca përbën një ogur të zi për fatin e zgjedhjeve të ardhëshme sepse shumica e komisionerve më shumë se sa do të jenë zbatues besnikë të ligjit e të Kushtetutës sic përmban formula e betimit para Presidentit të Republikës do të jenë shërbëtorë të një politike agresive që synon të uzurpojë cdo qelize institucionale të shtetit të së drejtës duke frenuar zhvillimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
LSI dhe një herë i bën thirrje maxhorancës në fuqi të reflektojë duke i kthyer legjitimitetin Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe të zbatojë parimet botërisht të njohura të pavarsisë institucionale për të mos e cuar vëndin drejt kaosit institucional dhe rivendosjen e autokracisë.
Vetëm rivendosja e autoritetit të nëpërkëmbur të institucioneve do të bëjë të mundur rihapjen e dialogut institucional maxhorancë-opozitë për të krijuar mundësinë e një procesi zgjedhor të ndershëm të lirë e të pakontestueshëm.
Z. xhufi përderisa mazhoranca nuk është tërhequr nga qëndrimet e saj përsë nuk e zhgjidhni këtë çështje në Gjykatën Kushteuese?
Mazhoranca jo vetëm për këtë çështje por edhe për çështje të tjera ku nuk ka të bëj fare Gjykata Kushtetuese duhet të bëj hapa mbrapa sepse ka shkelur ligjin ka shkelur marrëveshjet ka shkelur kodin elektoral. Nuk e kam fjalën për anëtarin e vjedhur të KQZ-së apo edhe për konstituimin në mënyrë të njëanshme dhe të njëngjyrshme të KKRT-së dhe të KDRT-së por e kam fjalën edhe për insistimin e përsëritur nga Z. Berisha për të shkuar në këtë zgjedhje me kodin e vjetër elektoral. Pra janë një sër çështjesh të cilat janë një parakusht që të filloj procesi politik dhe procesi elektoral midis mazhorancës dhe opozitës
Z. Xhufi konkretisht zgjedhjen e Z. Ristani do ta ankimoni në Gjykatën Kushtetuese?
Çështja Ristani nuk ka të bëj me Gjykatën Kushtetuese. Është parlamenti i cili në bazë të një ligji e propozuar nga kjo mazhoranc kur ka qënë në opozitë i jep çdo grupimi partish të vogla të majta apo dhe të djathta qofshin ato një anëtarë të KQZ-së. Ne na është vjedhur anëtari jonë i KQZ-së i cili në mënyrë taksative të padiskutueshme të pa negociueshme të pa kompromentuese ne na takon në bazë të ligjit. Pra ne kërkojmë të vihet në vend vetëm ligji.
0x323030362d30382d3131 13:31)”