LSI dënon djegien e flamurit të NATO-s

LSI dënon djegien e flamurit të NATO-s

LSI dënon djegien e flamurit të NATO-s‏ Deklaratë : Luan RAMA

Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.

 

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim denoncoj dhe të dënoj publikisht aktin e shëmtuar të turpshëm dhe tejet provokativ të djegies së flamurit të NATO-s në mjediset e protestës së organizuar nga lidershipi josocialist i Partisë Socialiste.

Unë nuk besoj se përmes këtij gjesti lidershipi joscialist i Partisë Socialiste dëshiron të shpreh mesazhe për organizatën më të madhe politiko ushtarake për partnerin më të madh të sigurisë sot në botë dhe për NATO-n ku Shqipëria është anëtarja më e re e saj.

Gjeste të tilla apo akte të tilla të shëmtuara në thelb shprehin një mentalitet fondamentalist dhe tejet regresiv të cilin nuk e bashkon asgjë më trendin evropian të zhvillimeve të vendit dhe me investimin e madh që vet shoqëria shqiptare ka bërë dhe po bën në kuadër të integrimit të plotë vendit në tërësinë e hapësirës euroatlantike.

Djegia e flamujve apo thirrjet për djegie flamujsh janë shenja të mentaliteti tejet të prapambetur janë rudimente të një politike më të vjetër sesa politika e vjetër e për pasojë ajo çfarë priste dhe pret opinioni nuk është heshtja përballë shfaqjeve të tilla të shëmtuara por është reagimi i përgjegjshëm qytetarë dhe politik.

Për këtë arsye dëshirojë që të ftoj publikisht kryetarin josocialist të Partisë Socialiste që të distancohet dhe të dënojë prerë dhe qartazi publikisht dhe politikisht aktin e shëmtuar të djegies së flamurit të NATO-s në protestën e organizuar prej tij.

Shqiptarët kudo që janë e kanë për detyrë t’i jenë mirënjohës NATO-s e kanë për detyrë ta shprehin këtë mirënjohje sepse ne nuk mund të harrojmë kontributin e madh dhe të jashtëzakonshëm që NATO ka luajtur për çlirimin e Kosovës për zgjidhjen drejt të problemeve të mëdha dhe të tërësisë së çështjeve që lidhen me atë që është e njohur si çështja shqiptare në Ballkan.

Shqiptarët nuk mund të harrojnë kontributin e madhe dhe të jashtëzakonshëm që NATO ka dhënë edhe për Shqipërinë në këtë proces ashtu siç nuk mund të harrojnë madje e kanë për detyrë të kujtojnë me mirënjohje dhe nderim gjithçka që NATO ka bërë për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Nga kjo pikëpamje akti i shëmtuar i djegies së flamurit të NATO-s jo vetëm duhet dënuar por prej tij duhet distancuar e gjithë Partia Socialiste sepse ai akt nuk ka të bëjë me investimin e madh dhe patriotik që socialistët shqiptarë kanë bërë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së PS por në mënyrë të veçantë gjatë periudhës kur PS-ja ka qenë në pushtet. Pra nuk ka të bëjë me kontributin e madh që gjithë socialistët kanë dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në tërë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ai akt kërkon të fyej atë kontribut dhe atë investim të madh që ka bërë edhe Partia Socialiste si e gjithë shoqëria shqiptare për anëtarësimin e vendit në NATO dhe integrimin e vendit.

Nëse ka interferenca në qëndrimet e papërgjegjshme të lidershipit josocialist të Partisë Socialiste me akte të tilla të papërgjegjshme atëherë i mbetet Partisë Socialiste të distancohet nga këto qëndrime dhe të afishohet ashtu siç i takon kontributit dhe nderit të PS-së “pro” dhe në mbështetje të proceseve europianizuese të vendit.

Unë shpreh bindjen se logjika dhe vizioni për integrimin europian të vendit do të gjej vend dhe shoqërohet me reflektimin e përgjegjshëm të socialistëve shqiptarë sepse nuk është vonë për të qenë pjesë e kontributit për integrimin e vendit. Asnjë herë nuk është vonë për të bërë më të mirën e mundshme që shqiptarët edhe në publik por edhe politikisht të shfaqen të barabartë si çdo qytetarë i Europës anëtar të denjë dhe të barabartë të NATO-s të kësaj aleance të madhe politike dhe ushtarake ku nuk jemi vetëm përfitues por edhe kontributorë dhe të jesh kontributor do të thotë të sillesh sipas standardeve dhe parimeve që e organizojnë NATO-n.

Të jesh kontributor do të thotë të orientohesh nga fryma europeiste dhe nga vizioni evropian dhe nga integrimi dhe jo të zgjedhësh rrugën e destruktivitetit dhe demonstrimeve fundamentaliste si ai i djegies së flamurit të NATO-s apo dhe më keq akoma të heshtësh dhe të bësh sehir kur sheh shfaqe të tilla që nuk kanë të bëjnë aspak me gjithçka shpreh thelbin dhe konstituconin shpirtëror të shqiptarëve.

E ftoj publikisht kryetarin josocialiste të Partisë Socialiste që sa më shpejt të distancohet dhe të dënoj aktin e shëmtuar të djegies së flamurit të NATO-s në mjediset ku po zhvillohet protesta e Partisë Socialiste. 0x323031302d30352d3032 17:13)