LSI dënon dhunën ndaj deputetit Vangjel Tavo

LSI dënon dhunën ndaj deputetit Vangjel Tavo

” LSI dënon dhunën ndaj deputetit Vangjel Tavo Lëvizja Socialiste për Integrim u njoh nëpërmjet mediave me incidentin e ndodhur në mes të banorëve të fshatit Nepravishtë dhe forcave të rendit.

LSI shpreh keqardhjen për degradimin e këtij konflikti dhe dënon ushtrimin e dhunës fizike e cila nuk kurseu as deputetin Vangjel Tavo.

Ushtrimi i dhunës ndaj kujtdo sidomos kur ajo bie edhe mbi deputetët është një demonstrim i një klime konfliktuale të panevojshme që po instalohet.

LSI mendon se zbardhja e menjëhershme e rrethanave dhe shkaktarëve si dhe nxjerrja e këtyre të fundit para përgjegjësisë dhe komunikimi transparent me publikun janë hapa të domosdoshme për të demonstruar një sjellje demokratike të qeverisë.

LSI i uron shërim të shpejtë deputetit Tavo dhe kërkon prerazi që akte të tilla të mos përsëriten më.
0x323030362d30312d3233 14:25)”