LSI denon ashper dhunimin e te drejtes se informimit te qytetareve shqiptare

LSI denon ashper dhunimin e te drejtes se informimit te qytetareve shqiptare

LSI denon ashper dhunimin e te drejtes se informimit te qytetareve shqiptare

Ralf Gjoni – Zedhenes I LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim dënon ashpër dhe ndjehet tejet e shqetësuar për incidentin e bllokimit te “Gazetës Shqiptare” ne pikat e shpërndarjes se shtypit. Qeveria ushtron presion  ndaj medias ne ditën kur gazetaret kurajoze vendosen te hedhin drite mbi dokumentat që vërtetojnë se Rahman Selmanllari mik i ngushtë i djalit të kryeministrit Berisha është përfaqësues i kompanisë se demontimit te municioneve në fabrikën e vdekjes se Gërdecit.
Ky është një akt i shëmtuar ndaj lirisë se medias dhe ndaj te drejtës se informimit te qytetareve shqiptare vetëm pak kohe para zgjedhjeve te 28 Qershorit.
Lëvizja Socialiste për Integrim u kërkon institucioneve te drejtësisë Shqiptare te fillojnë menjëherë hetimet për te gjetur e për te vene përballe ligjit autoret e kësaj ngjarjeje te papranueshme për një vend qe aspiron te behet anëtar i Bashkimit Europian.
Nuk është hera e pare qe Kryeministri Berisha dhunon te drejtën e informimit ne Shqipëri dhe sot është me se e qarte se kjo mazhorancë ka frike nga përballja me te vërtetën.
Me këtë rast LSI i bën thirrje qeverise shqiptare te distancohet menjëherë nga ky akt i turpshëm dhe te heqë dore nga presionet e vazhdueshme ndaj medias se lire.
Njëkohësisht LSI u bën thirrje autoriteteve përkatëse për zbardhjen e shpejte te faktorëve qe çuan ne tragjedinë e Gërdecit tragjedi qe tregon qarte implikimin e kësaj qeverie dhe klanit Berisha me një nga aferat me korruptive te 20 viteve te fundit ne Shqipëri.
Sot duam te sigurojmë opinionin publik se kësaj qeverie te korruptuar e te paafte po i numërohen ditët ndaj i bëjmë thirrje qytetareve shqiptare qe ne 28 Qershor te ndëshkojnë me votën e tyre këta politikane qe e kane marre peng vendin tone te dashur.

 

0x323030392d30352d3134 Ralf Gjoni zedhenesi i LSI.JPG 9:20)