LSI denon ashper dhunen e ushtruar ndaj ndivideve te cdo etnie

LSI denon ashper dhunen e ushtruar ndaj ndivideve te cdo etnie

LSI denon ashper dhunen e ushtruar ndaj ndivideve te cdo etnie duke bere thirrje perqetesi dhe pjekuri qytetare e politike te te gjitha paleve.

Deklarate per Shtyp.

Ralf Gjoni
Sekretar Nderkombetar i LSI

 
Pas incidenteve te fundit shqetesuese ne Maqedoni LSI denon ashper dhunen e ushtruar ndaj ndivideve te cdo etnie duke bere thirrje perqetesi dhe pjekuri qytetare e politike te te gjitha paleve.
 
Vleresojme angazhimin e autoriteteve maqedonase per hetimin e plote dhe per ndalimin e shkaktareve te incidenteve te panevojshme etnike qe synojne vetem ne prishjen e klimes se paqes dhe sigurise ne rajon.
 
LSI u ben thirrje gjithashtu te gjithe aktoreve politike ne te dy anet e kufirit por edhe pertej vendeve tona fqinje te distancohen nga keqperdorimi i incidenteve te tilla per interesa te ngushta politike.
 
Shqiperia dhe Maqedonia kane arritur nje bashkepunim te shkelqyer gjate viteve te fundit dhe  asnje faktor qe acaron klimen miqesorenuk duhet toleruar por duhet denuar.
 
Sot lipset durim pjekuri dhe sens pergjegjesie nga te gjithe per ti sherbyer rikthimit te menjehershem te qetesise ne sherbim te marredhenieve sa me te mira nderetnike dhe fqinjesise se mire mes vendeve tona.

 

0x323031322d30332d3131 16:6)