15 Feb LSI dënon ashpër aktin e shëmtuar dhe primitiv të hakmarrjes politike të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit
LSI dënon ashpër aktin e shëmtuar dhe primitiv të hakmarrjes politike të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit që largoi nga puna figurën e shquar të futbollit Shyqyri Ballgjini vetëm pse mbështet LSI Lëvizja Socialiste për Integrim u njoh me vendimin e shëmtuar të largimit nga puna të figurës së shquar të futbollit shqiptar dhe të kombëtares z.Shyqyri Ballgjini nga kryetari i Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako. Shkarkimi i z.Ballgjini është bërë vetëm për motive politike për shkak të afrimit dhe mbështetjes së tij të LSI.
LSI dënon ashpër këtë akt të këtyre drejtuesve të papërgjegjshëm të cilët ndërmarrin veprime të tilla të ulëta primitive dhe hakmarrëse ku prevalojnë emocionet politike mbi ligjin për administratën publike dhe atë vendore në veçanti.
I kujtojmë z.Dako se ai është zgjedhur në postin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit edhe me mijëra votat e anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI.
Për më tepër që ky veprim është bërë në kundërshtim të hapur me ligjet e shtetit parimet dhe funksionimin e administratës publike dhe asaj vendore në veçanti në mungesë të transparencës dhe moralit. 0x323030392d30352d3239 10:00)