16 Feb LSI dënon aktet e dhunës së provokuara nga qarqe të caktuar serbe në veri të Kosovës.
” LSI dënon aktet e dhunës së provokuara nga qarqe të caktuar serbe në veri të Kosovës.
“Më lejoni të shpreh përpara jush publikisht në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim jo vetëm indinjatën për aktet e shëmtuara të dhunës së provokuara nga qarqe të caktuar serbe në veri të Kosovës por njëherësh edhe dhimbjen për humbjes së jetës së një punonjësi të policisë në detyrë dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
Për LSI-në tërësia territoriale e Kosovës pavarësia e Kosovës sovraniteti i saj vlerat qytetare të shoqërisë kosovare që janë në unison me vlerat evropiane janë të patjetërsueshme dhe nga kjo pikëpamje nga ky qëndrim i yni ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës dhe të gjitha autoritetet legjitime të shtetit të Kosovës të përmbushi të gjitha detyrimet që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës dhe që vijnë në përputhje të plotë me interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Natyrisht që aktet e dhunës provokime të tilla të shëmtuara jo vetëm që nuk i shërbejnë klimës së fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok midis dy shteteve fqinj siç janë tashmë Kosova dhe Serbia por përkundrazi ato na sjellin në vëmendjen faktin që shfaqje të tilla që na kujtojnë një politikë të dështuar dhe të dënuar përfundimisht që nuk mund t’i shërbejë integrimit evropian të Serbisë fqinje me Kosovën.
Prandaj dialogu midis këtyre dy shteteve fqinjë në përputhje me interesat europiane të të dy popujve në përputhje me aspiratën e artikuluar të të dy shteteve për integrimin evropian dhe mbi platformën e partneritetit të ngritur mbi rekomandimet e Bashkimit Evropian janë zgjidhja e vetme dhe rruga e arsyeshme nëpër të cilën duhet të ecë më tej zgjidhja e kësaj situate.
LSI edhe një herë fton të gjithë faktorët e rëndësishëm politik të Kosovës që të orientohen dhe të dominohen nga ajo çfarë është e përbashkët e që lidhet me interesat dhe me gjithçka të shenjtë që ka populli i Kosovës dhe Republika e Kosovës”.
0x323031312d30372d3238 L.Rama.jpg 15:36)”