LSI apelon serish për gjetjen e dialogut politik

LSI apelon serish për gjetjen e dialogut politik

” LSI apelon serish për gjetjen e dialogut politik

Deklaratë për Shtyp
Ardit Çela
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Lëvizja Socialiste për Integrim
Ardit Çela:

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të kërkojë në mënyrë të përsëritur nga politika shqiptare ngritjen e nivelit të përgjegjshmërisë dhe orientimin e veprimtarisë së saj drejt dialogut politik komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit .

Retorika politike  duhet të konkretizohet e të materializohet me veprime konkrete për të përmbushur dhe për të arritur të gjitha ato standarde të domosdoshme për të krijuar besueshmërinë e nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat.

Në të njëjtën kohë situata financiare në rajon eurozonë apo më gjerë e detyron politikën shqiptare të jetë e përgjegjshme e të kuptojë njëherë e mirë se vonesa e reformave integruese mosavancimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.

Një klimë pozitive politike një klimë besimi dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë me axhendë të përcaktuar qartë drejt prioriteteve europiane do të ndikonte drejtpërdrejt pozitivisht  në ekonominë e vendit në rritjen e investimeve të huaja rritjen e punësimit rritjen e ekonomisë  në familjen e çdo qytetari shqiptar.

Lëvizja Socialiste për Integrim është dhe do të jetë gjithnjë  dhe do të punojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si dhe për rritjen e mirëqënies së çdo familje e qytetari shqiptar.
LSI nuk do të rresht asnjëherë por do të punojë pa u lodhur për avancimin e reformave duke vendosur gjithnjë përpara çdo gjëje tjetër interesin e qytetarëve interesin e vendit interesin e kombit.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë politikën e saj konstruktive do të vazhdojë të investojë energji pozitive larg konfliktualitetit i cili nuk i shërben vendit nuk i shërben qytetarëve.

 

0x303030302d30302d3030 ARDIT CELA 2.jpg 13:28)”