14 Feb LSI aktivitetete ne Greqi
” LSI aktivitetete ne Greqi LSI dhuron libra për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi
Braho: Çfarëdo libri shqip në shtëpi është një dritëz e shqipes
Lëvizja Socialiste për Integrim në kuadër të organizimit dhe aktivitetit te saj politik në emigracion organizoi një takim me emigrantët shqiptare që jetojnë në Greqi. Në bashkëpunim me strukturat e LSI-së në Selanik dhe me shoqatën atdhetare kulturore "Nënë Tereza" u bë e mundur që me kontributin e anëtarëve të LSI-së në Tiranë të siguroheshin një sasi e konsiderueshme librash për fëmijët e klasave të para që mësojnë gjuhën shqipe.
Megjithë insistimin e vazhdueshëm që ky komunitet emigrantësh kishte bëre pranë qeverisë shqiptare dhe institucioneve të ndryshme kulturore dhe partive të tjera politike për të siguruar një sasi të konsiderueshme librash për mësimin e gjyhës shqipe nëpërmjet koordinatorit të LSI në Selanik u bë e mundur sigurimi i tyre nga LSI. Në këtë takim ishte i pranishëm Anëtari i Kryesisë Spartak Braho dhe koordinatori politik për emigracionin pranë LSI Avenir Shehu. Në fjalën e rastit Spartak Braho falenderoi qeverine greke dhe pushtetin vendor për mundësite që i ka krijuar këtij komuniteti për mësimin e gjuhës amtare. Duke bashkëbiseduar me fëmijët Braho i sygjeroi atyre se për të prefeksionuar gjuhën shqipe është e nevojshme të kenë sa më shumë materiale në gjuhën shqipe në shtëpitë e tyre. "Çfarëdo libri shqip në shtëpi është një dritëz e shqipes theksoi Braho". Ndërsa koordinatori politik për emigracionin pranë LSI Avenir Shehu duke vlerësuar punën e bërë nga mësuesit u shpreh se "hapja e këtyre shkollave për mësimin e gjuhës shqipe është një çështje me interes madhor për vendin tonë pasi diaspora shqiptare e re dhe e vjetër në një farë mënyre është pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë kombëtar dhe që të mbetet e tillë duhet patjetër të ruajë tiparet themelore që përcaktojnë të qënit shqiptar njohjen e gjuhës amtare dhe njohuritë mbi aspektet kryesore të këtij vendi të historisë së tij të folklorit gjeografisë kulturës në përgjithësi. Ndërsa dy mësuesit Dashamir Zaçe dhe Valbona Hystuna që japin mësim në mënyrë vullnetare nga ana e tyre shprehën mirënjohje të thellë për LSI-në dhe në mënyrë të veçant për kryetarin Ilir Meta për ndihmën e dhënë. Vetë fëmijët u shprehën mjaft të lumtur që do të kishin mundësi të lexonin libra mjaft interesantë në gjuhën shqipe.
0x323030362d31312d3237 AKTIVITETE 15:23)”