LSI

LSI

” LSI gati përzgjedhja e kandidaturave për lokalet Të gjithë organizatat e LSI do të shprehin mendimin e tyre për kandidatët për kryetarë të bashkive dhe komunave dhe për këshilltarë

LSI do të nisë përzgjedhjen nga baza e anëtarësisë së kandidatëve për zgjedhjet lokale

Në ditët e afërta pritet që Kryesia e LSI të zyrtarizojë rregulloren e përzgjedhjes së kandidatëve nga baza e anëtarësisë për kandidatët e LSI për zgjedhjet lokale si për kryetarë të bashkive dhe komunave po ashtu edhe për këshilltarë.

Në bazë të kësaj rregulloreje për çdo njësi vendore do të përzgjidhen 3 kandidatë të cilët më pas do të shqyrtohen nga kryesia e LSI-së dhe pas kësaj nga tryeza e opozitës.

Të gjitha organizatat e LSI do të shprehin mendimin e tyre ndërsa në bashki apo komuna të caktuara do të shprehet e gjithë anëtarësia.

Kreu i LSI Zoti Ilir Meta u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij që të evitojë debatet e panevojshme me PS dhe individët e saj në qendër dhe në rrethe.

0x323030362d30392d3235 AKTIVITETE 13:53)”