LSI

LSI

LSI takim rajonal në Lezhë me drejtuesit e LSI të bashkive dhe komunave të qarqeve Lezhë-Shkodër Axhemi: Të angazhohemi për fitoren e LSI dhe të majtës së bashkuar në zgjedhjet lokale

 

NënKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Prof.Dr. Sokol Axhemi i shoqëruar nga Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar (KDK) Viktor Tusha dhe nga Kryetari i Këshillit Ankimor Rexhep Ballmi organizuan sot një takim rajonal në Lezhë me drejtuesit e LSI-së të komunave dhe bashkive të qarqeve Shkodër-Lezhë. Gjatë takimit u diskutua mbi situatën politike në vend dhe për marrjen e angazhimeve me synimin  fitimin e zgjedhjeve vendore. Në fjalën e tij Prof. Sokol Axhemi ka kërkuar nga strukturat e LSI-së më tepër angazhim për përgatitjen e zgjedhjeve lokale ku LSI-ja dhe e majta e bashkuar të jenë fituese në këto zgjedhje. Ndër të tjera Axhemi ka theksuar se filozofia politike që po ndjek sot LSI-ja është gjithmonë në koherencë të plotë dhe në interes të të gjithave shtresave shoqërore shqiptare. Në këtë kontekst Axhemi theksoi se deviza e saj politike është opozita e hapur ndaj keqeverisjes së kryeministrit Berisha dhe aleatëve të saj. Duke e vlerësuar LSI-në si një forcë të madhe për të cilën ka sot nevojë e majta shqiptare ai shtoi se “LSI si një forcë e një dimensioni të ri është sot një forcë e madhe për të ndihmuar të majtën e cila po përgatitet për të ardhur në pushtet. Ndërsa nga ana e tyre anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së shprehën mbështetjen e veprimit politik të LSI-së dhe të kryetarit të saj Ilir Meta dhe nuk do të lejojnë që asnjë votë e LSI-së dhe e majtës në përgjithësi të vidhet dhe te tjetërsohet.

  0x323030362d30372d3031 AKTIVITETE 12:37)