LSI 200 ton ushqime për blegtorinë e prekur nga përmbytjet në Shkodër

LSI 200 ton ushqime për blegtorinë e prekur nga përmbytjet në Shkodër

” LSI 200 ton ushqime për blegtorinë e prekur nga përmbytjet në Shkodër

Lëvizja Socialiste për Integrim e qarkut të Fierit ka shpërndarë sot 200 tonë ushqim për blegtorinë në Shkodër në disa prej komunave që janë prekur nga situata e fatkeqësisë natyrore.
Zv. Kryeministri dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta së bashku me Prefektin e Qarkut të Fierit z. Bujar Hasa dhe Kryetarin e Bashkisë së Lushnjes z. Albert Sanxhaku ishin sot të pranishëm në momentin e dorëzimit të këtyre ndihmave pranë Shtabit të Emergjencave në Shkodër.
Z. Meta shprehu falënderimet e tij për ndihmat e dhëna nga LSI-ja e qarkut të Fierit një kontribut ky mjaft i çmuar për banorët që janë prekur nga përmbytjet.
“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë sot në një ditë të jashtëzakonshme ku bora nuk na është ndarë deri këtu në Bushat z. Bujar Hasa prefekt i qarkut të Fierit z. Albert Sanxhaku kryetari i bashkisë së Lushnjës por njëkohësisht edhe të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LSI-së së qarkut të Fierit të cilët kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme gjatë javës së fundit duke arritur të grumbullojnë rreth 200 ton bar jonxhë dhe hime si ushqim për blegtorinë e cila do të ndahet sot në komunën e Bushatit në komunën e Bërdicës dhe në komunën e Dajçit” tha z. Meta
Kryetari i LSI-së theksoi se ky është një kontribut shumë i madh dhe shprehu bindjen se ai do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
“Ky është një kontribut shumë i madh dhe shumë konkret. Është në vijim të një kontributi të mëparshëm që erdhi rreth 40 tonë pak ditë më parë nga Lushnja dhe të shumë kontributeve të tjera. Jam i bindur se ky kontribut do të vazhdojë deri në fund pasi ky është një solidaritet tepër i vërtetë konkret dhe është një ndarje e të gjithë shqiptarëve të vërtetë kudo ku janë të kësaj situate tepër të vështirë me banorët e Shkodrës në mënyrë të veçantë” tha z. Meta.
Në këtë karvan të madh ushqimesh i cili është më i madhi i sjellë deri më tani në rajonin e Shkodrës me ushqime për blegtorinë ishin i pranishëm edhe Prefekti i Fierit z. Bujar Hasaj i cili theksoi se kjo ndihmë për rajonin e Shkodrës është vetëm një pjesë e ndihmës që LSI ka dhënë dhe do të japë akoma për banorët që vuajnë pasojat e fatkeqësisë natyrore.
“Në vazhdim të kontributit për përballimin e situatës që kemi patur në qarkun e Shkodrës këtë radhë LSI e qarkut Fier ka sjellë një kontingjent me ushqime për blegtorinë janë rreth 200 tonë të cilat do të pasohen dhe në ditët në vijim me ndihma të tjera” tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjes z. Albert Sanxhaku theksoi faktin se kontributi që po jepet në ndihmë të banorëve të Shkodrës dhe NënShkodrës tregon se strukturat e LSI-së janë bashkuar me ta për të ndarë këtë situatë tepër të vështirë.
“Do të jemi përsëri afër me banorët e Shkodrës. Do të solidarizohemi për ndihma të tjera. Ky është një kontribut që duhet të jetë mbarëkombëtar. Strukturat e LSI-së bashkohen me vështirësi që kalojnë zona të caktuara të Shkodrës dhe NënShkodrës” tha ai.

0x323031302d31322d3138 Ndihma per Shkodren.jpg 13:30)”