LSI

LSI

” LSI takim festiv në Lapardha të Beratit. Qindra banorë të zonës presin Kryetarin e LSI z.Ilir Meta. Kryetari i LSI shpërndan ndihma për disa familje të varfëria në këtë rreth Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot një takim festiv me rastin e festave të fundvitit me banorët e zonës së Lapardhasë në rrethin e Beratit.
Qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së merrnin pjesë në takimin e organizuar në zonën e Lapardhasë e cila në zgjedhjet e 3 Korrikut i dha LSI mbi 70 për qind  të votave. Në këtë takim merrte pjesë kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim studentja Erisa Xhixho anëtarët e Kryesisë z.Mustafa Muçi dhe z.Dritan Ylli anëtarë të KDK-së së LSI si dhe drejtuesit e degës së LSI për Beratin dhe ish-kandidatët për deputetë në këtë zonë.  

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i LSI-së për Beratin kirurgu Eduard Bejko i cili shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe mbështetjen masive të popullit të Lapardhasë për LSI-në në zgjedhjet e 3 Korrikut dhe në vazhdim.

Ndërsa Sekretari Koordinativ i LSI për rrethin e Beratit dhe kandidat për deputet në zonën e Lapardhasë z.Lefter Maliqi në fjalën e tij pasi falënderoi të pranishmit për votën e LSI-së akuzoi edhe njëherë strukturat e administratës së para 3 Korrikut për pandershmëri në procesin zgjedhor.

“Jemi këtu përpara jush në shenjë mirënjohje për votën dhe mbështetjen tuaj ndaj LSI-së. Zona e Lapardhasë më ka votuar me 70 për qind të votave po kështu fitues dola edhe në komunën e Otllakut. Por dihet shumë mirë sesi u trafikuan votat në Komisionet Zonale dihet shumë mirë sesi doli deputet Erjon Xhuveli nëpërmjet drekave lekëve e të gjithave me rradhë. Por megjithatë unë sërish kam vendosur përfundimisht të jem pranë jush tha Lefter Maliqi sepse ky popull kërkon mirëqënien kërkon zhvillimin kërkon rrugë kërkon përfaqësim dinjitoz në pushtetin legjislativ dhe në atë lokal. Të jeni mëse të bindur se unë do të jem gjithnjë pranë jush” përfundoi Maliqi.

Ndërsa Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta në fjalën e tij përshëndetëse uroi festat e fundvitit për banorët e Lapardhasë dhe shprehu mirënjohjen për besimin që ata kanë ndaj LSI-së e cila do të jetë forca e vetme që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës dhe do të ndajë zonën e Lapardhasë dhe zonat e tjera nga prapambetja dhe mungesa e zhvillimit.
“Të dashur banorë të Lapardhasë. Për mua është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot në këtë takim festiv për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që ju i keni dhënë dhe vazhdoni ti jepni Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo është forca që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës. Kjo është forca që do ta ndajë edhe Lapardhanë dhe gjithë këtë zonë nga balta dhe nga prapambetja. Me këtë rast unë dua tju uroj të gjithëve Gëzuar Krishtëlindjet Gëzuar Vitin e Ri një vit më të lumtur për të gjithë ju e ne veçanti për fëmijët tuaj” përfundoi Meta.

Më tej Kryetari i LSI-së z.Meta së bashku me kryetarin e LSI-së për Beratin Eduart Bejko dhe Sekretarin Koordinativ të Beratit Lefter Maliqin kanë vizituar dhe kanë shpërndarë disa ndihma për disa familje të varfëra në këtë zonë të cilat jetojnë në kushte mjaft të vështira dhe të braktisura nga shteti. 
0x323030352d31322d3234 AKTIVITETE 14:1)”