15 Feb LSI
LSI mitingje madhështore në Çorovodë dhe Poliçan. Banorët e Skraparit shprehin mbështetjen unanime për fitoren e LSI
Meta: Skrapari i ka thënë “Jo” Sali Berishës që në vitin 1992
Meta: Do të vij në Skrapar me 29 Qershor me më shumë se 40 deputetë nga e gjithë Shqipëria
—
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi mitingje madhështore në Skrapar. Sheshi i Çorovodës dhe i Poliçanit u mbushën plot e përplot me mijëra përkrahës të LSI. Ata shprehën bindjen e tyre për fitoren e LSI të liderit të saj Ilir Meta dhe kandidatit të Skraparit se z.Nasio Naço dhe gjithë kandidatëve të tjerë të qarkut të Beratit. Z. Meta në fjalën e tij shprehu bindjen për fitoren e LSI jo vetëm në qarkun e Beratit por në të gjithë Shqipërinë. Ai ftoi qytetarët e Skraparit të marrin pjesë në mitingun e madh që mbyll fushatën në datën 25 Qershor në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.
Duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të jashtëzakonshëm lideri i LSI tha se “Ilir Meta nuk vjen në Skrapar me autobusë nga Lushnja nga Berati nga Kuçova dhe nga Tirana dhe nuk shkon me njerëz në rrethet e tjera të Shqipërisë sikurse bëjnë dy drejtuesit e partive të vjetra. Ilir Meta shkon drejt 28 Qershorit me bindjen absolute në fitoren e LSI si domosdoshmëri për të shpëtuar Shqipërinë nga kuçedrat e korrupsionit që po i vrasin shqiptarët dhe duan t’i mbajnë në varfëri dhe të shtypur.
Më pyesin shpesh edhe të huajt çfarë kanë me ty Ilir Meta Sali Berisha dhe Edi Rama që kundër teje bëjnë çdo gjë ndryshojnë Kushtetutën bëjnë Kodin sipas interesave të tyre nuk dalin në debate televizive me ty përpiqen të të censurojnë ty dhe LSI në të gjithë televizionet. Unë iu kam thënë atyre se nuk e kanë me Ilir Metën por e kanë me luftën që bën Ilir Meta për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e gjithë shqiptarëve. Lufta e Ilir Metës dhe LSI dhe e gjithë progresistëve për të vënë në vend dinjitetin e gjithë popullit shqiptar dhe për t’i thënë jo kuçedrave të korrupsionit shkaktarëve të varfërisë dhe mjerimit di të fitojë në 28 qershor në të gjithë Shqipërinë. Më pyesin ku e gjen ti gjithë këtë forcë që u kundërvihesh këtyre që kanë shtetin që kanë administratën që kanë blerë mediat që po përdorin dhjetëra milionë euro të qytetarëve shqiptarë për këtë fushatë të fëlliqur dhe mashtruese elektorale dhe unë iu them: “Forcën për t’u përballur me këto kuçedra të korrupsionit e gjej tek dëshira dhe vullneti i popullit tim për të jetuar i lirë dhe me dinjitet për t’u ndarë nga varfëria dhe korrupsioni. Por kam dhe një burim tjetër të natyrshëm dhe për këtë ndihem i privilegjuar sepse forca dhe krenaria ime buron nga këto male ku kam lindur. Unë si asnjë politikan tjetër sot kam fatin e madh që kam lindur në malin e shenjtë të Tomorit më jep forcë më jep besim dhe Zoti do të na ndihmojë për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga Sali Berisha nga korrupsioni i tij dhe nga të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar se Shqipëria nuk do të kthehet prapa në 28 qershor por do të ecë përpara me LSI dhe Ilir Metën”. I jam shumë mirënjohës popullit të Skraparit për besnikërinë e jashtëzakonshme që ka treguar ndaj meje që nga viti 1992 kur isha ende fëmijë dhe ju më besuat dhe më çuat në Kuvendin e Shqipërisë. Unë dua t’ju garantoj se do t’i përgjigjem besnikërisë suaj me besnikëri ndaj të gjithë interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju në 28 qershor do të votoni që Sali Berisha siç iku gjysmë ore më parë me bishtin ndër shalë nga ky shesh të iki në 28 qershor nga vendi që nuk i takon. Por jo vetëm kaq ju do të votoni që Ilir Meta të vijë në krye të qeverisë sepse Shqipëria ka nevojë për një lidership me kurajë që ta nxjerrë nga kriza ekonomike. Skrapari i ka thënë jo Sali Berishës që nga viti 1992 dhe Skrapari nuk mund të votojë për në krye të Shqipërisë një kandidat lakuriq që kujton se para të pista mund të blejë popullin e Skraparit historinë e tij. Ju do të votoni për Nasip Naçon sepse ai është një njeri i mrekullueshëm që çdo gjë e ka arritur me sakrifica është një përfaqësues shumë dinjitoz i krahinës sonë dhe i moralit tonë. Nasip Naço ju do të jeni të nderuar dhe të përfaqësuar në parlamentin dhe qeverinë e ardhshme. Por ju do të votoni edhe për Gledjon Rehovicën për këtë djalë të mrekullueshëm. Ju do të votoni edhe për intelektualin e shquar për Tomorr Kapllanin një bankier i talentuar ju do të votoni edhe për Valbona Papën dhe për të gjithë kandidatët e tjerë i keni të gjithë nga Skrapari nga Berati dhe nga Kuçova. Prandaj duke e vlerësuar në maksimum sloganin tonë Koha për Veprim duke qenë se dhe shiu po na teston në vendosmërinë tonë dua t’ju falënderoj për këtë përkrahje të jashtëzakonshme dua t’ju them se me 29 qershor unë me votën tuaj dhe me votën e gjithë shqiptarëve filloj punën për të krijuar qeverinë e re të gjithë Shqipërisë. As nuk dua të mendoj për ministrat se do të jetë edhe një qeveri koalicioni por Ministrin e Brendshëm e kam fiksuar ai do të jetë deputeti juaj Nasip Naço. Së fundi dua që nesër në mbrëmje në sheshin “Skëndërbej” t’i thoni të gjithë botës e cila po e bën të qartë çdo ditë e më shumë se LSI do të jetë forca kyçe kryesore për qeverinë e re se ne jemi gati të qeverisim në 29 qershor. Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi me të gjithë Shqipërinë me mitingun më të madh që është organizuar ndonjëherë në sheshin “Skëndërbej” për fitoren e LSI për fitoren e Shqipërisë për të hapur një epokë të re atë të bashkimit të së majtës të integrimit të saj dhe të integrimit të Shqipërisë në Europën e bashkuar. Rroftë populli i Skraparit fitore dhe vetëm fitore në të gjithë Shqipërinë. Ne do të fitojmë dhe unë do të vij këtu siç kam
ardhur 10 vite më parë si Kryeministër që të çoj përpara të gjithë projektet që kanë mbetur në mes.
0x323030392d30362d3234 Meta ne mitingun e Skraparit.JPG