16 Feb LRI Shpërndan ndihma për banorët
” LRI Shpërndan ndihma për banorët
Drejtuesit e Shtabit të Vullnetarëve të Lëvizjes Rinore për Integrim kanë ndërmarrë dje një aksion humanitar për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër.
Pas mbledhjes së tre ditëve më parë dhe krijimit të Shtabit të Vullnetarëve për Emergjencën aktivistët e LRI dhe LSI kanë arritur të mbledhin një sasi të konsiderueshme ndihmash.
Rreth 20 tonë ushqime të ndryshme si dhe veshmbathje janë shpërndarë dje nga përfaqësuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim.
Ndihmat janë dorëzuar dje nga përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Vullnetarëve dhe janë shpërndarë në funksion të planit të emergjenca që kanë ngritur autoritetet.
Ndihma e djeshme prej 20 tonë ushqimesh është pjesë e kontributit të Shtabit të Përgjithshëm të Vullnetarëve të LRI-së.
Ndihmat nuk kanë munguar edhe gjatë ditëve të parë të përmbytjes. Ndërkohë që Shtabi i Vullnetarëve prej ditësh është stacionuar në Shkodër ku në bashkëpunim me degën e LSI-së në këtë qytet është përpjekur të jap ndihma konkrete sado modeste në funksion të përballimit të situatës.
Drejtuesit e Shtabit të Vullnetarëve thanë dje se dorëzimi i ndihmave është vetëm një pjesë e kontributit që do të jap LSI dhe LRI për normalizimin e situatës.
0x323031302d31322d3130 14:52)”