13 Feb LRI ne Elbasan
” LRI ne Elbasan per “Karten e Bolonjes” Lëvizja Rinore për Integrim në kuadër të fushatës së saj sensibilizuese për Kartën e Bolonjës zhvilloi sot një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në qytetin e Elbasanit.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i studentëve të këtij Universiteti dhe njohja e tyre me atë çka paraqet sistemi i Kartës së Bolonjës e cila është përfshirë këtë vit për herë të parë Universitetet shqiptare.
Gjithashtu në këtë takim merrnin pjesë edhe dy ekspertë të Partisë Socialdemokrate të Austrisë Reinhold Eckhard dhe Jurgen Pfeffer të cilët ndodhen për disa ditë në Shqipëri të ftuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Takimi i zhvilluar me studentët e Universitetit të Elbasanit ka qenë takimi i rradhës i Lëvizjes Rinore për Integrim e cila ka nisur një fushatë të gjerë sensiblizuese në të gjitha qytetet universitare shqiptare. Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho theksoi se kjo fushatë do të zgjerohet edhe në rrethet e tjera universitare të vendit në mënyrë që studentët të informohen për Kartën e Bolonjës si një risi në sistemin arsimor shqiptar”. Fushata e cila zhvillohet nën moton “Karta e Bolonjës sfida jonë e përbashkët” është një nismë e Lëvizjes Rinore për Integrim e cila synon ndërgjegjësimin dhe informimin e shoqërisë kryesisht studentët për Kartën e Bolonjës.
0x323030362d30312d3233 14:36)”